Mbrojtës, Fabio Cannavaro: Italiani ka luajtur për disa prej klubeve më të mëdha në Europë, por trofeu i Champions i ka shpëtuar kudo. Ka veshur fanelën e Parmës, Interit, Juventusit dhe Realit, por më shumë i është afruar kur luante me zikaltrit, të eliminuar në gjysmëfinalet e sezonit 2002-2003, në një derbi të mbyllur ndaj Milanit, të vendosur me gol në fushën kundërshtare. Gjithashtu edhe ai ishte pjesë e Parmës që fitoi Kupën UEFA në vitin 1999.