4 Romantik? Santorini në Greqi! - Ai konsiderohet si ishulli më romantik i Mesdheut, mbi të gjitha falë bukurive në çastet e perëndimit të diellit. Fshatrat piktoreskë dhe deti i këndshëm janë pjesa tjetër e këtij udhëtimi të paharrueshëm. I vetmi rrezik që mund të ndeshni: të dashuroheni...me ishullin, nga ku nuk do të donit të largoheshit kurrë.