“Kurora” shkon për mushkonjat. Të njohura si shkaktaret më të mëdha të vdekjes se njeriut. Me pickimin e tyre transmetojnë një mori sëmundjesh dhe virusesh, jo rrallëherë vdekjeprurës, mes të cilave edhe malarjen që vret çdo vit 600 mijë persona, shto këtu edhe 125 mijë të tjerë që ndërrojnë jetë nga sëmundjet e tjera të marra po nga mushkonjat.