EKIPET E TJERA - Ndër më aktivët ka qenë Leicester, me gati 100 mln euro investime. U afruan mbrojtësi Ricardo Pereira për 22 mln euro nga Porto, si dhe fantazisti Maddison nga Norwich. West Hami ndërkohë shpenzoi thuajse dyfishin e sezonit të kaluar (99 mln euro) për të marrë ish-lacialin Felipe Anderson dhe ukrainasin Yarmolenko, sikurse edhe të afruarin me parametra zero nga Arsenali, Jack Wilshere. Evertoni rrëmbeu dy lojtarë të Barcelonës, me Yerry Mina përfundimisht për 32 mln euro dhe Andre Gomes në formë huazimi për 2.5 mln euro. Shumë kanë shpenzuar edhe tri skuadrat e sapongjitura në Premier League, Cardiff, Fulham dhe Wolverhampton. Këta të fundit, në veçanti, u forcuan në mesfushë me Joao Moutinhon dhe në sulm me Raul Jimenez, ndërsa në total “Wanderers” shpenzuan 77 mln euro. Goditja më e madhe për Fulhamin ishte Seri nga Nica, për 30 mln euro, i cili kërkohej edhe nga Barcelona.