CHELSEA - Merkatoja e “bluve” të Londrës u gjallërua vetëm pas ardhjes së Sarrit nga Napoli, i cili rrëmbeu Jorginhon për 57 mln euro dhe më pas portierin Kepa, për plot 80 mln euro sa ç’kishte klauzolën e prishjes së kontratës me Bilbaon. Kepa u bë kështu portieri më i paguar në historinë e futbollit, duke zëvendësuar kështu belgun Courtois, i cili bëri valixhet gati me destinacion Realin. Nga Madridi në Londër erdhi në formën e huazimit mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç.