Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkeleda Millonai, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009.
Ajo ka punuar si sekretare gjyqësore në vitet 2003-2006 dhe më pas si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, atë të Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Elbasanit.
Në vitin 2016, Millonai u komandua zv.drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa në prill të vitit 2018 ajo mori drejtimin e kësaj prokurorie.