1/8
Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda ishte renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Altin Dumani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës. Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa në vitin 2007 u transferua te Prokuroria e Tiranës në pozicionin e zv.drejtuesit. Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe prej fillimit të vitit 2019 është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Dumani është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie dhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.