NON SOLO PIZZA
Në Napoli nuk ekzistojnë vetëm picat. Teksa sheh një ndeshje, si ushqim i preferuar për të kaluar kohën shërbejnë edhe paninet. E nëse një panine do të ketë edhe emrin e benjaminit tënd, sigurisht do të të shijojë edhe më shumë. Pikërisht këtu lindi ideja e shfrytëzuar nga një rostiçeri: panine me emrin e një futbollisti. Më e kërkuara? Paninja me emrin Milik: djathë i shkrirë, suxhuk dhe brokoli, një klasike e kuzhinës napolitane.