CRESTA DI PIZZA
Marek Hamsik është kthyer tashmë në një flamur të Napolit dhe “kreshta” e flokëve të tij ka hyrë në kulturën napolitane, aq sa është futur edhe në një nga simbolet e qytetit, pica. Në Castelvolturno, restoranti “Pinetamare” ka shpikur picën “Hamsik”: gjysmë margarita, gjysmë djath pice, patate e grimcuar dhe proshutë. Dy gjysmat ndahen ose bashkohen nga një “kreshtë” me përzierje gjize e sallami.