40/40
Donald Trump dhe Hillary Clinton? - Për shkak të kohës kur është publikuar studimi i “IQ” së presidentëve, nuk ka ende përllogaritje zyrtare për presidentin Donald Trump, apo rivalen e tij Hillary Clinton. Por, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, disa raportime dolën në pah duke pretenduar se koefiçenti i Trumpit ishte 156 (një nga më të zgjuarit e të gjitha kohërave), por shumë shpejt kjo gjë u hodh poshtë si diçka e rreme. E ndërsa disa mund të mendojnë se koefiçenti i Hillarysë është më i lartë sesa ai i bashkëshortit të saj, Bill, me një koefiçent zgjuarsie prej 149, të tjerë mund të mos bien dakord.