Marlene Dietrich zë vendin e 9-të në listën e aktoreve më të mëdha të filmave klasikë të Hollyëood-it në vlerësimet e Institutit Amerikan të Filmit. Kjo nuk është për t'u habitur, sepse përveç talentit dhe sharmit mahnitës, ajo gjithashtu kishte një pamje të sofistikuar. Sidoqoftë, aktorja u përpoq ta përsosë mënyrën se si dukej, e cila është arsyeja pse ajo përdorte të ashtuquajturin "Croydon facelift" (ngritja e fytyrës pa operacion). Dietrich u kërkoi artistëve të saj të grimit që të përdridhnin fijet e imëta të flokëve rreth karficave, t'i tërhiqnin prapa dhe t'i rrotullonibn fort në kokën e saj. Kjo hile e ndihmoi atë të ngrinte lëkurën në ballë.