Marilyn Monroe/ Rezulton se Marilyn Monroe, pamja e së cilës ende konsiderohet krejtësisht pa të meta i detyrohet ndërhyrjeve profesioniste të një kirurgu të zotë. Ky informacion është regjistruar në shënimet e Michael Gurdin, i cili kreu operacionin e saj të hundës dhe mjekrës. Operacioni me sa duket është bërë në vitin 1950, para se Marilyn të luante rolet e saj ikonike në filmat “How to Marry a Millionaire” (1953) dhe “Gentlemen Prefer Blondes” (1953). Përpos operacionit, Marilyn përdorte gjithashtu kremra hormonale që nxisnin rritjen e pushit në fytyrën e saj, të cilin preferoi të mos e hiqte, sepse i dha një shkëlqim të butë fytyrës së saj në foto.