Përdhunimet dhe dhuna kundër grave janë shumë të përhapura në vende si El Salvadori dhe Hondurasi, prej ku shumë emigrantë shkojnë në SHBA. “Mjekë Pa Kufij” raporton se aktorë të dhunshëm jo-qeveritarë krijojnë pasiguri dhe përdorin dhunë për të rekrutuar individë në rangjet e tyre, si dhe e përdorin dhunën seksuale si mjet frikësimi dhe kontrolli.