7- Pas Ligës së Kampionëve, Corriere u kthehet rasteve në Ligën e Kampionëve. E nis me 11-metërshin e dhënë kundër Milanit në ndeshjen e kthimit në “Emirates”. Një penallti qesharake e dhënë në momentin kur Milani po tentonte përmbysjen e dy golave të pësuar në San Siro. Kuqezinjtë po fitonin 1-0, kur Ëelbeck simulon në zonë dhe duket qartë që Rodriguez as që e ka prekur. Por, për gjyqtarin është 11-metërsh dhe madje edhe karton i verdhë për mbrojtësin e Milanit.