10 – Në fund, Corriere kthehet dy dekada më parë, finales së bujshme të 1998 mes Realit të Madridit dhe Juventusit. Madrilenët fituan falë një goli në pozicion jashtë loje të malazezit Predrag Mijatoviç. Ky është rasti me flagrant, sipas Corrieres, por të tjerë ka plot, si pozicioni jashtë loje i Kloses në ndeshjen Bajern-Fiorentina në Ligën e Kampionëve, apo rrjeta e Dnipros ndaj Napolit, kur ukrainazi Selezniov ishte disa metra në pozicion të parregullt. Apo Roma-Real, një penallti e dhënë për verdhekuqtë, sipas Corrieres në momentin kur Carvajal ndërhyn ndaj Florencit. Më tej Villareal Napoli. Corriere thotë se napolitanëve u mungon një penallti. Një tjetër rast që renditet është edhe Bajern-Juventus dhe ai gol i rregullt i Moratas, fërshëllyer për pozicion jashtë loje nga gjyqtari i takimit.