Akrepi – NËSE JENI ÇIFT: Komunikimi me partnerin tuaj mund të jetë një ndërmarrje shumë e ndërlikuar, por nuk keni alternativë nëse doni të vazhdoni marrëdhënien tuaj. Mos lejoni që gjykimi i familjes suaj të ndikojë në vendimet tuaja sentimentale. Prisni kohë më të mira.
NËSE JENI SINGLE: Venusi mund të sjellë disa aventura interesante në korrik dhe mund të mendoni edhe rreth fillimit të një marrëdhënieje me një mik. Për një takim kuptimplotë dhe të rëndësishëm, ndoshta do të duhet të prisni që të vijë vjeshta.