Dashi – NËSE JENI ÇIFT: Pengesa më e madhe për të kapërcyer është që të gjeni një ekuilibër të mirë mes jetës sentimentale dhe jetës së punës. Disa partnerë mund të ndjehen të lënë pas dore dhe në muajin gusht nuk mund të përjashtohet mundësia e tradhtisë.
NËSE JENI SINGLE: Marsi ju bën shumë me iniciativë dhe për të zgjedhur një person përpiqeni të përfshini edhe miqtë tuaj. Me tranzitin disharmonik të Venusit, në muajin gusht forma juaj fizike nuk do të jetë e shkëlqyer dhe mund t’iu ndodhë ndonjë e papritur.