1/12
Dashi - Për të shkuar mirë me një Dash, ka një gjë që ju absolutisht duhet të mbani në mendje: Dashi nxehet menjëherë sapo dikush thotë/mendon/bën diçka të ndryshme nga ajo që ai e konsideron të drejtë. Zemërimi i tij është i zjarrtë, por fiket shumë shpejt dhe në këtë kohë të shkurtër ju duhet të shmangni thënie të tilla si: "o sa shpejt mërzitesh", ose "do të tregoj se nuk ke të drejtë." Dashi është shenjë e sinqertë, gjithmonë thonë çdo gjë që i vjen në kokë dhe të kërkon të bëni të njëjtën gjë. Mos e zhgënjeni!