Luani – Natyra juaj instinktive dhe e egër sugjeron që admiruesit të joshen duke filluar nga trupi, nga kontakti i ngushtë fizik dhe nga një pjesëmarrje seksuale që jua bën trupin të ndjehet në harmoni të plotë me atë të partnerit. Nëse një person ju tërheq seksualisht, ai nuk ka nevojë të bëjë kush e di se çfarë që të përpiqet të fitojë mbi ju: në përgjithësi ju merrni kontrollin. Marrëdhëniet platonike nuk janë për ju dhe përpiqeni të qëndroni larg prej tyre krejtësisht.