10/11
UJORI (21.01. – 19.02.) Karriera: Jeni shumë i vendosur dhe këmbëngulës që t’i mbroni qëndrimet tuaja, mirëpo ekziston ngjarje të reja të cilat e vështirësojnë pozitën tuaj afariste dhe shoqërore. Përpiquni ta zmbrapsni kotësinë tuaj profesionale. Keni një elan të madh dhe inspirim, mirëpo ju mungon rasti i mirë që t’i shfaqni qëllimet tuaja. Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie. Dashuria: Herë-herë keni bindjen sikur jeni në gjatësi valësh të ndryshme apo që nuk po merrni “trajtimin e vërtetë në dashuri”. Kur reagoni me nguti, ekziston mundësia më e madhe e mashtrimit në vlerësime.
DIGITALB DIGITALB - OFERTA