Dashi - Mes zakoneve më të shpeshta, talenti që keni për t`u grindur duhet të përfshihet me siguri. Në fakt, në rastin tuaj është një art i vërtetë, sepse ju vendosni pasion, entuziazëm dhe shpesh shumë dashuri. Një zakon tjetër është të harrosh në një kohë shumë të shkurtër arsyet që të bëjnë të zemëruar. Është e natyrshme që të zemërohesh, të mbash inat, po për pak minuta dhe pastaj të kthehesh duke qeshur dhe duke bërë shaka.