7/7
BRAZIL 2014 - Edhe para 4 vitesh, grupi F faktoi “kryeveprën” e mallkimit. Në fakt u duk se do të thyhej kjo tabù fatkeqe, por jo. Në atë grup do të ishte Argjentina, e cila ia doli të shkonte deri në finalen e “Maracanà”-së në Rio de Janeiro, por aty do të dorëzohej përballë Gjermanisë. Kombëtarja “albiçeleste” do të kalonte grupin me Bosnjen, Iranin dhe Nigerinë, me afrikanët që do të kalonin grupin por do të frenoheshin nga Franca. Argjentinasit do të eliminonin me radhë Zvicrën, Belgjikën dhe Holandën me penallti, përpara se të dorëzoheshin para golit të Gotzes në kohët shtesë, kur dihet që Higuain pati rastin e artë për gol në kohën e rregullt.
DIGITALB DIGITALB - OFERTA