GJERMANI 2006 - Kush lëndon në grupin F, më tej e pëson. Brazili do të shpaguante në këtë mënyrë në vitin 2006. “Seleçao” do të kalonte me lehtësi grupin, ku bënin pjesë Australia, Japonia dhe Kroacia. Gana më pas u mposht pastër 3-0 në 1/8-at, por në çerekfinale doli një pengesë e pakapërcyeshme, si Franca. Henry do të dërgonte në shtëpi kampionët e botës në fuqi. E dyta e atij grupi, Australia do t’i rezistonte heroikisht Italisë (në fund të kompeticionit kampione e botës), por do të dorëzohej në kohët shtesë kur shënonte me 11-metërsh Francesco Totti.