Milano Me renditjen e Milanos në këtë rënditje, Italia është i vetmi vend që mund të mburrt me dy qytete në top 10 të Indeksit të Qyteteve të Gjelbërta. Edhe pse e penalizuar me performancën e dobët për cilësinë e ajrit, ajo ka arritur që të fitojë terren falë pikave të tjera të forta. Falë projektit “ForestaMi”, gjelbërimi urban është trefishuar në tre vjet; 76,577 pemë janë mbjellë dhe 253 zona të reja të destinuara për pylltari urbane. Qëllimi është 3 milionë pemë deri në vitin 2030.