1/9
1. Alcatraz ishte një zonë ushtarak në vitet 1850 I përshkruar nga eksploratori Spanjoll Juan Manuel de Ayala në 1775, Ishulli Alcatraz është emri i Amerikanizuar i Isla de los Alcatraces (Ishulli i Pelikanëve). Pas përfundimit të Luftës Meksiko-Amerikane në 1848, California u bë pronë e Shteteve të Bashkuara. Në vitet 1850, ishulli u caktua nga forcat amerikane për një kështjellë ushtarake. E pajisur me më shumë se 100 topa, ajo monitoroi aktivitetin në Gjirin e San Franciskos për të shkatërruar pushtuesit e huaj, që kërkonin të merrnin arin në Kaliforni. (Më vonë, ajo u përdor për të dekurajuar konfederatat nga përpjekjet për të marrë kontrollin e San Francisko në Luftën Civile.) Kjo prani çoi në disa të burgosur federalë, të strehuar në vend, një parashikim ky për tu kthyer në një burg të përhershëm.