Jorge Sampaoli - Kur skuadra humb, përgjegjësia bie mbi trajnerin në radhë të parë. Ndryshoi skuadrën për ndeshjen me Kroacinë, por në vend që t’i rregullonte, i përkeqësoi gjërat. Futi në formacion Enzo Perez, një lojtar që nuk e kishte marrë në listën e 23 të grumbulluarve, por që u fut në listë pas dëmtimit të Lanzinit. Preferoi lojtarë të fortë përpara atyre të talentuar si Dybala apo Pavon.