2. Heroinë - Besojeni ose jo, heroina dikur mendohej si një zëvendësues i morfinës. Sintetizuar për herë të parë në vitin 1874 nga një kimist në Londër, doli se heroina ishte një variacion kristalor i morfinës dhe u njoh për herë të parë si diacetilmorfina. Në vitin 1898 ndërmarrja farmaceutike “Bayer” demonstroi aftësinë e heroinës për të lehtësuar dhimbjet dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Rezultate ishin mjaft të mira dhe fillohej të prodhohej e shitej në treg duke u përdorur nga të gjithë pacientët, të moshuar me tuberkulozë e deri tek fëmijët me azmë. Pas disa vitesh në treg, cilësitë varëse u bënë të qarta dhe kështu kompania ndaloi prodhimin dhe në vitin 1920 heroina u ndalua plotësisht.