Ky mund të jetë biberoni më i sofistikuar në treg, i prodhuar nga kompania britanike “Blond”. Shishja ka njw veshje silikoni përbrenda, dhe pastërtia ndaj mikrobeve është e nivelit klinik. Veç kësaj, shtresa e silikonit është bërë me formë të tillë që të mos e prekë fare plastikën. Silikoni po ashtu mund të durojë çdo temperaturë, ndaj mund të sterilizohet.