13 PORTO
Të përpiktë si shumë herë, edhe këtë vit Porto ka mundur të triumfojë e të jetë e pranishme në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë. Në short nuk do të jetë mes më të frikshmëve, por gjithsesi nuk duhet t’i besosh “gënjeshtrës” se janë një ekip i lehtë. Aboubakar e kishte gjahun e preferuar Monacon, e pas një “gjumi letargjik” u zgjua për të shënuar golin e 5-të dhe të 6 në karrierën e tij përballë ekipit nga Principata. Kompletoi gjithçka ish-lojtari i Interit, Alex Telles.