4 LIVERPOOL
Një sulm i frikshëm me 23 gola të realizuara në 6 ndeshje do të ishte më i miri në Europë, po të mos ekzistonte PSG-ja që e ka ekzagjeruar me 25 golat e saj. Goleada ndaj Spartakut të Moskës tregoi fuqinë e zjarrtë të kuartetit Sane-Salah-Firmino-Coutinho. Asnjëri nuk është i ri, por nëse nuk do të tërhiqeshin disi në pjesën e dytë, ndoshta edhe 9 gola mund t’iu bënin rusëve.