7 MANCHESTER UNITED
Goli i Dzagoevit nuk e trembi aspak “Old Trafford”-in në betejën për kualifikim, por njëfarë shqetësimi e dha për djemtë e Mourinhos. Dy golat e firmosur nga Lukaku dhe Rashford i rikthyen gjërat në vend. Pogba ka konfirmuar formën e mirë fizike, me disa numra që i përgjigjen lartësisë së teknikës së tij, madje edhe me asistet. Me këtë bëhen 40 rezultatet pozitive të Manchester United në shtëpi, në të gjitha kompeticionet. Mourinho mund të quhet edhe “I forti Mou”.