Ushqyerja në mënyrë jo të rregullt Në darkë do të ishte mirë që të hani në mënyrë të ekuilibruar dhe sidomos të lehtë. Këtë duhet ta ktheni në një zakon. Kjo gjë do t’u bëjë mirë jo vetëm linjave tuaja, por edhe gjumit tuaj: disa studime kanë treguar se sjelljet jo të rregullta të ushqyerjes, si ngrënia natën vonë, mund të dëmtojnë natën tuaj apo gjumin.