2. Aubameyang ishte çelësi i suksesit - Ndeshja e parafundit e Arsenalit në shtëpi ishte ndaj West Hamit, e ishte krejtësisht e ndryshme nga kjo e një dite më parë. Përballja ishte bllokuar në shifrat 1-1, deri kur Wenger vendosi të aktivizonte Aubameyangun, për t’i kthyer më pas fatet e ndeshjes me fitoren 4-1 të “topçinjve”. Edhe dje ai ishte i jashtëzakonshëm, e në fakt, performancat e tij që prej kalimit në Londër kanë qenë një nga të paktat gjëra pozitive të Arsenalit.