Pilotët brazilianë dinë se si të mbijetojnë/ Pra, koreanët dinë të pilotojnë më mirë nga gjithë të tjerët. Por nëse nuk keni në dispozicion një staf pilotësh koreanë? Mos u shqetësoni; mund t’u besoni pilotëve brazilianë, të cilët janë më pak të zotët se sa koreanët në pilotim, por janë më të mirët në rast mbijetese, kur ndodh që për shembull avioni të bjerë në një xhungël. Këta pilotë, ndjekin kurse të posaçme mbijetese dhe madje mësojnë se si të përdorin pjesët e shkatërruara të avionit për ndihmë në pritje të arritjes së shpëtimtarëve të vërtetë.