Përgatitja dhe ngrënia e ushqimit/ Studiuesit tregojnë se ata dinë raste të njerëzve që shkojnë në kuzhinë në mes të natës dhe hanë pa mendje qepë të gjalla, sikur të ishin mollë. Në mëngjes këta persona zgjoheshin pa e pasur idenë se çfarë u kishte ndodhur. Gjithashtu njerëzit në dieta kanë më shumë prirje të flenë dhe të hanë ushqim gjatë gjumit. Ushqimet që konsumohen janë përgjithësisht me shumë kalori, por ka edhe nga ato që nuk janë aspak ushqim, si për shembull akulli. Nuk është çudi që ngrënia përgjumësh mund të shkaktojë shëndoshje, probleme me dhëmbët ose dëmtime gjatë përgatitjes së ushqimit.