4/5
Hollanda dhe Ishujt e Skillit, Britani Edhe pse disa gjendje lufte zgjasin për dekada, ka dhe nga ato që zgjasin me shekuj, dhe në këtë rast gjendja e luftës ishte harruar fare. Rrënjët e saj janë që në vitin 1651 me përfundimin e luftës civile angleze, ku flota hollandeze u bashkua me parlamentarët dhe kërkoi riparimin e flotës nga artileria mbretërore me bazë në Skilli. Dëmshpërblimi nuk u dha, dhe holandezët deklaruan luftë ndaj Ishullit Skilli. Kur parlamentarët anglezë morën ishullin, nuk u firmos ndonjë traktat faqpaqeje. Pas 335 vitesh, në 1986, ky fakt u zbulua nga historiani nga Skilli, Roy Duncan, pas një vizite të ambasadorit holandez në ishull për të firmosur paqen. Madje ambasadori Jonkheer Hyudecoper tha me shaka: “Sa e tmerrshme duhet të ketë qenë për banorët e ishullit, nëse do e dinin se mund të sulmoheshin në çdo moment”.
DIGITALB DIGITALB - OFERTA