2.Ne e dimë se çfarë funksionon për ta izoluar virusin U bënë muaj me këtë epidemi, dhe informacionet themelore rreth koronavirusit janë ende të paqarta. Sa infektues është? Sa vdekjeprurës? Drejtuesit po i marrin vendime për jetë a vdekje, bazuar në supozimet më të mira. “Ne jemi duke e fluturuar aeroplanin, teksa jemi duke e ndërtuar”, thotë Ashley Arabasadi, këshilltar politik në Institutin e Shkencave të Menaxhimit të Shëndetit me qendër në SHBA. Vendet që kanë zbatuar testime të hershme dhe të gjera, të tilla si Koreja e Jugut dhe Islanda, nuk kanë imponuar masa të rrepta ndaj shoqërisë, por kanë arritur të mbajnë nën kontroll shoqërinë. “Pavarësisht nga shoqëria, niveli i zhvillimit, gatishmëria e sistemit shëndetësor, bllokimi i parakohshëm ka funksionuar në mbajtjen e epidemisë, ndërsa një bllokim i vonë çoi në një shpërthim masiv,” thotë Joel Ruet, presidenti i Bridge Tank, i cili kreu hulumtimin.