Kur lindi? Pica moderne, siç të gjithë e njohim tashmë, lindi në Napoli. Në 1889 Raffaele Esposito dhe bashkëshortja e tij, Rosa Brandi, titullar të një picerie në rrugën Sant’Anna të Palazzo, për t’i bërë përshtypje Mbretëreshës Margarita, gruas së Mbretit Umberto I, përgatitën një picë në pamje si të ndarë në tri pjesë të përbëra përkatësisht me domate, borzilok dhe djathë mocarela. Në këtë mënyrë lindi zyrtarisht pica Margarita.