Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, në një deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së hënës ka raportuar për situatën e zjarreve në vend.
Gjatë fjalës së tij, Olli ka bërë të ditur se shumica e zjarreve janë shkaktuar nga dora e njeriut. “Deri tani janë arrestuar 55 persona dhe materialet hetimore i kanë kaluar organeve të drejtësisë”, ka deklaruar zëdhënësi.
Sipas tij, masat paraprake dhe ato të mëpasshme të marra nga strukturat shtetërore kanë bërë që shumica e zjarreve të lokalizohen dhe të shuhen që në fillim.
“Aktualisht janë ende aktive 33 vatra dhe po vijojnë operacionet nga ajri dhe toka për shuarjen e plotë. Shumica e zjarreve janë në lartësi malore, ku ndërhyrja është e pamundur”, ka vijuar zëdhënësi.
Më tej Olli u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës ndaj organeve shtetërore, duke theksuar se, “opozita nuk e njeh realitetin në terren”.
Zjarret, shumica të vëna nga maniakë; nuk ndëshkohen
Shqipëria vazhdon të jetë e përfshire nga zjarret e shumta. Të hënën paradite në vend u regjistruan sërish 32 vatra zjarri.
Me problematike ato ne qarkun e Korçës, ku edhe ndihma qe ka marre vendi me helikoptere te huaj, eshte stacionuar në këtë qark.
Kreu i Emergjencave Civile Alfred Olli i bën thirrje njësive vendore, të cilat janë përfshirë nga zjarret të ndihmojnë forcat e zjarrfikseve, pasi sipas tij një pjesë e madhe ende mbetet apatike.
“Ka edhe komuna, drejtues komunash dhe bashkish, të cilët nuk e kanë marrë parasysh bashkëpunimin. Kjo është shumë e vështirë për ne, se kur ka angazhim është një ndihmë e madhe edhe për ne”, tha Olli.
Ne total qe nga 15 korriku i ketij viti e deri me sot eshte djegur nje siperfaqe prej 300 hektaresh kryesisht pyll. Sipas Ollit nje shifer me e vogel ne krahasim me vitet e shkuara.
“Deri tani, nga 15 korrik deri më sot kemi patur rreth 150 zjarre në gjithë territorin e vendit. Në qarqet që kanë qenë më të prekura dhe që ne i përmendëm mund të jenë rreth 300 hektarë sipërfaqe e djegur”, tha Olli.
Por sipas tij, kete vit shqetesues jane piromanet. Ne te gjithe vendin jane ndaluar shume prej autoreve te zjarrvenies, por problem eshte ndeshkimi i tyre ligjor dhe financiar, per te frenuar kete fenomen.
Deputeti socialist Eduart Shalsi në reagimin e tij për këtë fenomen u shpreh: “Çdo vit qeveria shqiptare kapet “gafil” si pasojë e mosmarrjes së asnjë mase paraprake parandaluese. Do të mjaftonte një shikim i shpejtë i vatrave dhe i menaxhimit të tyre për të kuptuar nivelin mjeran në të cilën gjenden parashikueshmëria, parandalueshmërisë dhe aftësia menaxhuese e situatës së zjarreve nga ana e qeverisë shqiptare”.
Kurse Aleanca Kuq e Zi, në shqetësimin e saj për këtë situatë u shpreh: “Strukturat e specializuara duhet të kërkojnë pranë qeverisë mendimin e Kodit Penal për nenet 151 dhe 152 të tij. Sanksioni për shkatërrimin e pronës me zjarr apo eksploziv duhet të fillojë nga dënimi minimal me burgim nga 3 vjet e me dënim maksimal në varësi të anës subjektive e pasojave të ardhura. Duhet të bëhet e qartë një herë e mirë që prona është e shenjtë në këtë vend e kur bëhet fjalë për të nuk mund të luhet me zjarrin.”
Top Channel