Coventry, Manchester City, Chelsea dhe Manchester United, janë në gjysmëfinale të FA Cup, finalja e së cilës do të zhvillohet në “Wembley”.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “BMW” i cili u përfshi në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme, ku mbetën të vdekur tre persona.
Barcelona gjen një Atletico “të shtrydhur” nga impenjimi i stërmundimshëm në Champions League në javën e 29-të të La Ligas.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi të hënën shtimin e trysnisë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më 22 dhe 25 mars.
Katër persona janë ndëshkuar me masa administrative pasi u kapën duke shitur produkte ushqimore brenda perimetrit të sigurisë më disa shkolla në Tiranë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, me të cilët ndau lajmin se projekti për rikonstruksionin e shkollës së tyre do të nisë këtë vit, pasi të mbyllen kantieret e hapura për shkollat 9- vjeçare.
GJKKO Ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili u arrestua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS-së, Bujar Çela, ku humbën jetën babë e bir.
Prestigjozia “The Guardian”, ndër aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, rendit edhe sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.
Akuzat e rënda të bëra nga Juan Jesus ndaj Francesco Acerbi rrezikojnë t’i kushtojnë mbrojtësit të zikaltërve një skualifikim të gjatë. Pavarësisht fjalëve relaksuese të brazilianit në fund të ndeshjes, i cili pranoi faljen e Acerbit, sistemi i drejtësisë sportive do të përpiqet të hedhë dritë mbi atë që ndodhi në fushë dhe më pas të marrë masat.
Në mungesë të çdo lloj furnizimi me ujë, Dedë Preçeta, 78 vjeç ka sajuar përmes tubave këtë metode për të grumbulluar ujin e çatisë së shtëpisë që vjen nga reshjet e shiut, që me pas ta përdorë për nevojat e ndryshme shtëpiake.
17 fermerë të zonës së Kafaraj në njësinë administrative Frakull kanë krijuar prej gati një viti kooperativën e parë në këtë zonë në kultivimin në 13 hektarë sera me luleshtrydhe.
Panik në ndeshjen e Kupës së Argjentinës mes Estudiantes dhe Boca Juniors.
Inflacioni është ngadalësuar në këtë fillimvit, por ulja e çmimeve te ushqimet e shportës është reflektuar në pak produkte.
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “San Raffaele” në Milano dhe nuk ka asnjë përmirësim në krahasim me ditën e djeshme.
Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës.
Një investigim i mediave gjermane ka bërë të bien kambanat e alarmit për ndryshime që mund të ndikojnë rrjedhën politike te vendit në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.
Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren në zgjedhje.
I ashtuquajturi ligji i Ruandës rikthehet në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik.
Të paktën nëntë persona u arrestuan në të gjithë Rusinë për zjarrvënie dhe derdhje të bojës në kutitë e votimit në ditën e parë të procesit.
Një 31-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga, pasi u kap me lëndë narkotike.
Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar sot një mesazh presidentit rus Vladimir Putin, duke e uruar për rizgjedhjen e tij, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e vendit.
Erjola Doçi dhe Roza Lati janë puthur mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP 3.
Një 66-vjeçar nga fshati Shelqet në Shkodër, ka lënë të gjithë bashkëfshatarët e tij pa energji elektrike… gabimisht.
Daily Mail ka bërë një hetim të fshehtë për një bandë shqiptare e cila ndihmon gra dhe fëmijë të bashkohen me të afërmit e tyre që kanë hyrë në mënyrë ilegale në Angli, kundrejt pagesës prej 18 mijë paund.
Një 33-vjeçar është vënë në pranga pas katër vitesh, pasi më 8 janar të vitit 2020 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi.
Një muaj pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit, shqiptarit Edison Malaj në Cozenca të Italisë ka pasur protesta. Tubimi i organizuar nga shqiptarë mbrëmjen e djeshme, por edhe italiane të zonës u bë me qëllim që të merren masa par kushtet e punës në ndërtim.
Inter dhe Napoli e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e javës së 29 në Serie A.
Aktorja Mariana Kondi e ftuar në rubrikën “Muzikë Kur Këndoj” të programit “E Diell” është përlotur nga surprizat e përgatitura.
Forcat izraelite filluan të hënën herët një tjetër operacion në spitalin më të madh të Rripit të Gazës, duke thënë se militantët e Hamasit ishin rigrupuar atje dhe kishin qëlluar mbi ushtrinë izraelite nga brenda kompleksit, në të cilin sipas zyrtarëve palestinezë janë strehuar dhjetëra mijëra njerëz.
Një sherr i përgjakshëm ka ndodhur në karnavalet e Rodos, në Greqi, ku dy shqiptarë raportohet se kanë plagosur me thikë në bark një 25-vjeçar.
Meri Shehu e ftuar në E Diell ka bërë një debat me Gazin në lidhje me Heidin dhe Romeon.
Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO.
Vetëm 7 pikë në tetë ndeshjet e fundit janë dëshmi e momentit të vështirë që po kalon Juventusi, që nga pretendente për titullin, tashmë ka dorëzuar edhe vendin e dytë.
Parisi është qyteti i dritës dhe i dashurisë, prandaj është kujdesur për seksin e sigurt të sportistëve dhe grave që do të jenë në kryeqytetin francez këtë verë për Lojërat Olimpike.
Vladimir Putin , i cili u rizgjodh dhe do të qëndrojë në Kremlin edhe për gjashtë vite të tjera, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve presidenciale pa opozitë, skicoi portretin e një Rusie që “forcohet” nga fitorja e tij dhe nuk do të jetë e “frikësuar” nga kundërshtarët e saj.
Policia në Indi ka arrestuar dy persona pasi disa studentë ndërkombëtarë u sulmuan në një hotel universitar teksa falnin namazin e Ramazanit.
WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram. Sipas mediave të huaja, përditësimi më i fundit beta i Whatsapp tashmë i disponueshëm në Google Play Store, përfshin aftësinë për të etiketuar kontaktet në storie.
Këshilli i Ambasadorëve Amerikan ka botuar këto ditë një raport pas vizitës fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Vladimir Putin, pritshëm doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke çimentuar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t’i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë.
Për javën që presim përpara mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike.
Haxhi Dede Edmond Brahimaj ose Baba Mondi, kryegjysh i bektashive dhe sufive në Tiranë dhe Ballkan ishte i ftuar në “E diell”.Kreu i Bektashinjve tregoi etapat e jetës së tij të vështirë, fëmijëria, ushtria, dhe feja.
Eliminimi nga Champions League ka lënë pasoja te Interi, të paktën në aspektin fizik, teksa pas 120 minutave të hidhura në Madrid, zikaltrit nuk shkuan përtej barazimit 1-1 me Napolin në “San Siro”.
Të paktën 80 persona janë arrestuar në të gjithë Rusinë për vandalizimin e qendrave të votimit dhe Ministria e Brendshme ruse tani thotë se ka nisur 33 hetime penale për incidentet.
Momente kaosi dhe dhune u panë pas ndeshjes mes Trabzonspor dhe Fenerbahçes që u fitua nga këta të fundit me shifrat 2-3.
Presidenti Vladimir Putin, pas mbylljes së qendrave të votimit, pretendon fitoren, duke thënë se kjo fitore do të lejojë Rusinë të bëhet më e fortë dhe më efektive.
Janë identifikuar identitetet e katër personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Tepelenë, ku u përfshinë tre mjete.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë edhe mbi projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Trump lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.
Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik në Tepelenë, ku humbën jetën katër persona, ende të paidentifikuar dhe u plagosën dy të tjerë.
Rudina Dembacaj e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” ka folur edhe për divorcin me ish-bashkëshortin e saj.
Grupet kriminale që merren me trafikimin e klandestinëve me gomone në La Mansh, fitojnë 1,6 milionë strëlina në ditë. Sipas burimeve mediatike që i referohen opozitës laburiste, e cila pritet të fitojë zgjedhjet e ardhshme në Britani, trafikantët e qenieve njerëzore u marrin 4 mijë stërlina çdo emigranti që kalojnë me gomone nga Franca drejt brigjeve angleze.
Një lokal bar në plazhin e Radhimës që shërben gjatë sezonit veror ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme.
Sondazhet e jashtme tregojnë se Putini fitoi shumicën e madhe në zgjedhjet presidenciale ruse.
Një aksident tragjik me katër viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur në Tepelenë.
Konsensusi që fiku zjarrin e konfliktit me mazhorancën duket se ka ndezur një tjetër zjarr në gjirin e demokratëve.
Një person dyshohet se ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident që ka ndodhur rreth orës 19.35, 200 metra larg hyrjes së qytetit të Tepelenës.
Ronaldo Sharka ka thënë se mendon se largimi nga shtëpia i Bardhit duke thënë se ka sëmurë nënën e tij, është një sajesë e bërë nga Sara Gjordeni dhe menaxheri i këngëtarit.
Në periudhën e fundvitit, paga mesatare sipas INSTAT, u rrit në 75 mijë lekë, 13.7% më shumë se një vit më parë.
Operatorët turistikë të Beratit tregojnë se këtë vit presin shumë më tepër turistë, nisur nga prenotimet.
Edi Manushi ka zbuluar se i dashuri i Dea Vieri, e cila ishte pjesë e shtëpisë së “BBV3”, është shoku i Bardhit.
Investimeve të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në Shqipëri i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat franceze, që i kanë bërë jehonë këtij projekti.
Promovimi turistik i Shqipërisë nga mediat e huaja vijon.
Tirana vuan por arrin që të marrë maksimumin në derbin me Dinamon, duke fituar 3-2 në “Air Albania”.
Ronaldo Sharka sulmoi ashpër Bardhin, duke e cilësuar situatën mes tij, Sarës dhe menaxherit të tij, Jetmirit, si skenar dhe të qëllimshëm.
Emocione, spektakël, dramë… Vetëm në futbollin anglez mund të përjetohen emocione të tilla. Manchester United – Liverpool ishte pa dyshim “ajka” e futbollit të kësaj të diele, një klasike e futbollit anglez në çerekfinale të FA Cup, në fund të së cilës festuan “Djajtë e Kuq” (4-3). E të mendosh se tre nga shtatë golat e kësaj ndeshjeje të çmendur u shënuan në kohën shtesë.
Meri Shehu ka bërë një deklaratë të fortë për Sara Gjordenin duke thënë se ajo ka qenë një tip që kërcënonte brenda në shtëpi.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dy banorët e Big Brother VIP, Romeo dhe Meritoni, të cilët kanë deklaruar më herët që kanë qenë miq të ngushtë prej vitesh, janë në një marrëdhënie të krisur, e shoqëruar me debate dhe përplasje.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell tha se është koha e fundit që Kosova dhe Serbia të kalojnë në epokën europiane, ë një deklaratë ku kërkoi zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Rusia ka rifilluar operacionet e saj të spiunazhit kundër Perëndimit që kur filloi agresionin kundër Ukrainës në vitin 2022.
Manchester United-Liverpool është çerekfinalja e fundit e FA Cup. Klasikja e futbollit anglez po transmetohet live në SuperSport 2.
Milani kalon 1-3 pengesën Hellas Verona.
Dy persona, burrë e grua, janë gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në Rahovec. Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës njoftoi përmes një komunikate për media se çifti u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.
Shtyhet sfida mes Atalantës dhe Fiorentinës, e planifikuar për të nisur në orën 18:00 të së dielës në “Gewiss Stadium” të Firences.
Policia e Shkodrës ka ndaluar një mjet të blinduar, që drejtohej nga Leonard Gjeka. Pas verifikimeve të para, ka rezultuar se Gjeka qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent për mjetin e blinduar. Ndaj tij u vendos gjobë si dhe u bllokua mjeti tip “Audi”. Kujtojmë se më herët një tjetër mjet […]
Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP janë përplasur me njëri tjetrin në studion e “Fun Club”, për shkak të deklaratës që Silvi ka bërë për Sarën, pak para se të futej në shtëpi.
Konkurrentja e “Për’puthen”, Roela, ishte këtë të diel e ftuar në “Mos i bjer me Top” ku foli lidhur me eksperiencën e saj televizive dhe historinë me Vedatin. Por moderatori i kësaj rubrike në “E diell”, Ronaldo Sharka, nuk i ka kursyer ‘sfidat’ për këtë të fundit, duke i thënë se duhej t’i bënte një […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi demokracinë. Presidenti koreanojugor Yoon Suk Yeol është organizatori i takimit tre ditor, që nis punimet të hënën, me temë “Demokracia për gjeneratat e ardhshme”. Vizita e zotit Blinken në Korenë e Jugut është […]
Kukësi thyen Vllazninë (nuk mundej prej 12 ndeshjesh në kampionat), duke fituar 2-0 në “Kukës Arena”.
Qytetarë të shumtë rusë u rreshtuan pranë qendrave të votimit nëpër gjithë Rusinë në kohë për aksionin “Mesdita kundër Putinit, një protestë kundër zgjedhjeve presidenciale të cilat pritet t’ia dhurojnë Vladimir Putinit edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar.
Chelsea në gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra londineze fitoi 4-2 përballë Leicester Cityt në “Stamford Bridge”, në një ndeshje ku nuk munguan emocionet, golat e bukur, gafat, autogoli, penalltia e humbur, futja e tifozit në fushë, VAR-i dhe kartoni i kuq.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën një një tur diplomatik në Lindjen e Mesme. Në Jordani ai zhvillon bisedime me Mbretin Abdullahun II në Akaba, vend që ka organizuar urën ajrore të furnizimit për popullsinë në Gaza. Mbreti Abdullah konsiderohet si një nyjë e rëndësishme lidhës mes botës arabe dhe aleatëve perëndimorë të […]
Një telefonatë në polici ka alarmuar efektivët, pasi dikush njoftoi se në një qendër tregtare në Romë, ishte vendosur bombë. Mediat italiane raportojnë se policia ka mbërritur menjëherë në qendrën tregtare Casal Bertone, duke nisur me urgjencë evakuimin e të gjithë personave që ndodheshin brenda, klientë dhe staf. Pas evakuimit, janë futur skuadrat e posaçme […]
Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Në një postim të bërë në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, […]
Dean Huijsen u huazua nga Juventus te Roma në merkaton dimërore. Megjithatë, e ardhmja e mbrojtësi duket se do të marrë shpejt një tjetër rrjedhë. Huijsen së fundmi ka ndryshuar agjent duke ndarë rrugët me Alejandro Santisteban teksa aktualisht janë disa agjenci në garë për ta “fituar” si klient.
Agjencia kryesore e ndihmave e OKB-së në Gazë njoftoi se po përkeqësohet kriza e urisë në veri, ndërsa Izraeli tha se të dërgonte një delegacion në Katar për bisedime të reja për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga grupi militant Hamas.
Shtimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit tek vajzat e reja ka rritur numrin e shtatzënive të padëshiruara, gjë të cilën e konfirmojnë edhe mjeket gjinekologë.
Kryesocialisti Edi Rama i tha asamblesë kombëtare mbledhur në Durrës se për hir të integrimit Europian bashkëpunimi me opozitën është i pashmangshëm.
Bardhi ka qenë i ftuar në Fan Club ku ka folur për situatat e fundit që kanë ndodhur pas daljes së tij nga BBV3.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS.
Qimnoni është një erëz që rrjedh nga bima Cuminum cyminum e cila është vendase në Evropë, Azi dhe Afrikë.
Partia Socialiste do të mbajë zgjedhje të brendshme më 12 maj të këtij vitit, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve të PS në Bashkitë e vendit. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu. Vendimi është bërë publik sot në mbledhjen e Asamblesë së PS, që u zhvilluan në […]
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se aleatët e Izraelit kanë kujtesë të dobët në lidhje me sulmin e 7 tetorit që e kreu Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme edhe për ndërtimet e reja në kryeqytet. Rama nënvizoi se kjo mazhorancë po tregon kujdes që projektet e miratuara të jenë shëmbëlltyra të denja për koleksionin prestigjioz të veprave të shkëlqyera të botës në turizëm, dhe për revistat ndërkombëtare të arkitekturës siç po ndodh aktualisht me kullat e Tiranës.
Ekspert i gjuhës së trupit, Ksenofon Ilia, ka bërë një analizë të historisë rozë të Heidit dhe Romeos brenda në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’.