Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në Polici Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Nga strukturat operacionale të Bashkisë Maliq në bashkëpunim me forcat e ushtrisë gjatë ditës së djeshme u punua për izolimin dhe fikjen e zjarrit në ekonominë pyjore Bode-Gorë.
Pavarësisht punës së bërë për shkak të erës dhe llojit të bimësisë mbasdite pati riaktivizim në dy vatra, të cilat vështirësuan ndërhyrjen e forcave.
Sot në mëngjes situata është disi më e qetë dhe zjarri digjet në brendësi. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur 27 ushtarë të Rep.Usht.1033 Drenovë, 15 punonjës nga Shërbimi Pyjor, 11 nga MZSH-ja Maliq dhe 5 punëtorë nga Njësia Adminstrative Gorë, të cilët do të mbajnë në kontroll vijën e mbërritur në varësi me agravimin e mëtejshëm të zjarrit gjatë orëve të mbasdites dhe vështirësive që mund të krijohen, pasi ndërhyrja e forcave shpeshherë vështirësohet.
Zjarri i rënë në orët e vona të ditës së djeshme në fshatin Pleshisht të Njës. Admin.Trebinjë Bashkia Pogradec është fikur rreth orës 24.00 nga ndërhyrja e forcave që u angazhuan për këtë qëllim.
Është komunikuar vazhdimisht me drejtuesit e bashkive dhe të institucioneve shtetërore në nivel vendor për një vëmendje të shtuar lidhur me situatën e krijuar dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në rast nevoje.
Top Channel