E premte, 12 Prill 2024
20:19
SHBA vendos sanksione ndaj Hamasit, bllokohen të gjitha pronat dhe interesat e personave të grupit militant

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit – grupit palestinez që është shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian – dhe udhëheqësve të njësitit për dronë të grupit, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

20:15
Agresioni kinez në Detin e Kinës Jugore, Biden diskuton me udhëheqësit e Japonisë dhe Filipineve

Presidenti Joe Biden priti Kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe Presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos me qëllim që t’i dërgojë Kinës mesazh të qartë që të ndërpresë sjelljet agresive ndaj fqinjëve në Detin e Kinës Jugore.

20:00
“Punë pa teka” vijon në Top Channel! Të shtunën nis sezoni i dytë

“Punë pa teka” nis sezonin e dytë televiziv në Top Channel duke nisur nga 13 prilli.

19:54
Barcelona, “frikë” se mos i rrëmbejnë talentin, përgatit rinovimin me 17-vjeçarin

Sipas informacioneve të publikuara sot nga “El Mundo Deportivo”, Barcelona dhe Pau Cubarsí janë shumë pranë në qëndrime në negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit të ri.

19:45
Rithemelimi do koalicionet/ Lista të hapura dhe numërim elektronik, zbardhen kërkesat në Komisionin e dialogut

Në tryezën e dialogut Rithemelimi do të luftojë për rikthim të koalicioneve me listë të përbërë.

19:22
“Lëpiju këtij dhe do shkosh në finale”, Roza debaton me Eglën: Panterën ta marrësh dhe ta…

Egla dhe Roza kanë debatuar ashpër sot, në shtëpinë e Big Brother VIP. 

19:13
Palestinezët kryejnë lutjet e të premtes në tendën pranë rrënojave në Rafah (fotot)

Palestinezët kryenin sot lutjet e mesditës në ditën e fundit të Ramazanit, në një tendë të improvizuar si xhami në Rafah në jug të Gazës.

19:11
Anketa: Amerikanët mendojnë se Biden dhe Trump më shumë kanë dëmtuar se sa kanë ndihmuar vendin, por për arsye të ndryshme

Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump po e përqendrojnë fushatën tek sulmet ndaj njëri tjetrit, dhe një anketë e re arrin në përfundimin se arsyeja është se nuk kanë shumë arritje për të cilat të krenohen.

18:58
Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike verën e 2025-ës, Balluku: Mbajtëm premtimin

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit po përgatitet të presë për herë të parë udhëtimet transoqeanike.

18:54
Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës: Na mbështesni në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.

18:46
Pajisje dhe instruktorë ushtarakë mbërrijnë nga Rusia në Niger (fotot)

Imazhe të rrjetit televiziv të Niger, ‘TeleSahel’ tregonin sot një avion rus transporti që mbërrinte në aeroportin e Niamey me pajisje dhe instruktorë ushtarakë, si pjesë e thellimit të lidhjeve të vendit afrikano-perëndimor me Moskën.

18:33
Rrëzimi i kërkesës për mandatin e Xhaçkës, Gjekmarkaj: Reformës në drejtësi iu bë atentat vdekjeprurës, të reagojnë ambasadorët

Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, anëtari i Kryesisë në PD, Belind Këlliçi, drejtuesi politik, Luçiano Boçi, deputetët e qarkut ishin sot në takim me demokratët në Gramsh.

18:26
“Koha për luftë”/ SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë ‘muskujt’ në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare

Nën sytë e egërsuar të Penianit, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia nisën stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi dhe një aeroplanmbajtëse amerikan, e gjithë kjo, siç pohoi marina e Seulit, për të siguruar gatishmërinë kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

18:21
Dialogu Kosovë – Serbi, gazeta zviceriane: Vuçiç po fiton kohë, pret zgjedhjet në SHBA 

“Miroslav Lajçak po largohet, kërkimi për një pasardhës është në vazhdim. Largimi nuk është befasues. Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të fqinjëve, të cilat vazhdojnë që nga viti 2011, kanë ngecur. Asgjë nuk lëviz.  Dhe nëse po, është në drejtimin e gabuar, teksa fajësimi i diplomatit sllovak për dështimin, tani bëhet më lirisht”.

18:20
“Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli”, vijon përplasja Salianji-Gogu: Ju merrni armët, vrisni njëri-tjetrin, langaraqët…

Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS vijon mes debatesh prej mbi 3 orësh këtë të premte.

18:19
E reja franceze gjendet e vdekur në kishën e braktisur në Itali, policia dyshon për ritual vrasjeje (fotot)

Policia italiane tha dje se një vajzë 22-vjeçare franceze që është gjetur e vdekur në një kishë të braktisur në veri të Italisë, mund të ishte pjesë e lojrave ekstreme ose e një kurthi i një natyre akoma më të errët.

18:15
Formula 1/ Zbardhet kalendari i Botërorit 2025, ja kur Hamilton debuton me Ferrarin

FIA dhe Formula 1 shpallën këtë të premte kalendarin për vitin 2025, moment kur Lewis Hamilton do të debutojë te Ferrari.

18:12
FOTO/ Pozon nudo për të festuar 59 vjetorin, supermodelja Paulina Porizkova: Ndihem rehat, për ju që do më kritikoni…

Supermodelja dhe aktorja Paulina Porizkova u shfaq së fundmi në kopertinën e Vogue, duke ngjallur reagime të shumta.

17:51
Fundjava është për plazh! Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë, java tjetër do të jetë…

Kjo fundjavë prilli do të hapë para kohe sezonin e plazhit.

17:40
Psikologët shpjegojnë teknikat e njohjeve ‘online’ që funksionojnë çdo herë (fotot)

Të bindësh dikë që të pëlqen të dalë për darkë me ty është thuajse puna kryesore në nisjen e një lidhjeje të re romantike, por shumë prej nesh kanë provuar momente të sikletshme gjatë takimeve që kanë prishur pritshmëritë.

17:35
Vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi ngjarja: Filloi me ofendime…

21-vjeçarja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.

17:35
Vrasja e 21-vjeçares në institucionin shtetëror, kryetari i Komunës së Ferizajt: Të tronditur thellë, drejtësia t’i japë dënimin e merituar autorit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një postim ka shprehur ngushëllimet për gruan që ka mbetur e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri këtë të premte, në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

17:30
“Presim krahëhapur gjithçka që vjen nga Franca”, Rama në konferencë me Macron: Nëse një ditë do keni nevojë për dikë, thërrisni një shqiptar

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës që mbajti me presidentin francez, Emanuel Macron e falenderoi këtë të fundit për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe nxitjes për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian.

17:27
Pamjet/ Tronditet Kosova, ja zyrat e institucionit shtetëror ku u ekzekutua nga ish-bashkëshorti 21-vjeçarja në Ferizaj

Një 21-vjeçare u vra me armë zjarri nga bashkëshorti këtë të premte në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

17:12
Video/ “Nuk kam koment”, Vangjush Dako refuzon të përgjigjet pas seancës në GJKKO

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, pas seancës së sotme në GJKKO, ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

17:08
Piktura të reja mahnitëse zbulohen në qytetin e lashtë, të varrosur të Pompeii (fotot)

Afreske të detajuara të të figurës legjendare greke Helena e Trojës apo të zotit Apollo janë zbuluar gjatë gërmimeve të reja në qytetin e lashtë romak të Pompeii, i cili u varros nga shpërthimi i vulkanit Vesuv në vitin 79.

16:56
EMRAT/ Shkatërrohet grupi kriminal! Kush janë 17 personat që u arrestuan sot për trafikim të emigrantëve, mes tyre një grua

Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

16:54
DETAJE/ Vrasja në Kosovë! Gruaja u ekzekutua brenda zyrave të institucionit shtetëror, arrestohet ish-bashkëshorti, i plagosur mbeti vëllai

Një grua ka mbetur e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri këtë të premte në Kosovë.

16:48
Ndalimi i abortit në Arizona, rikthen në fushatën presidenciale temën e të drejtave riprodhuese

Të drejtat riprodhuese janë vendosur përsëri në qendër të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kandidati republikan Donald Trump u distancua nga vendimi i Gjykatës së Lartë të Arizonës që ndaloi pothuajse të gjithë abortet në këtë shtet.

16:47
Zbardhen emrat/ Ndihmonin në trafikimin e qenieve njerëzore, kush janë efektivët e policisë që ranë sot në pranga dhe detyrat që ushtrojnë

Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

16:34
“Lëshojini bilbilat, avash avash, si u merrka fjala me zor? Salianji-Gogut: Unë e përdor si shkop jo si akullore

Ervin Salianjni dhe Toni Gogu janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të TIMS, këtë të premte.

16:30
Bayern, sërish dashuri me Nagelsmann, Coman del në shitje

Julian Nagelsman dhe Bajerni i Mynihut nuk u ndanë në mënyrën më të mirë, por sezoni i vështirë i bavarezëve mund të bëjë që të shpërthejë sërish dashuria mes teknikut dhe skuadrës gjermane.

16:29
Policia gjen të kërkuarin të fshehur brenda dollapit të kuzhinës (fotot)

Një burrë që i largohej policisë arriti të fshihej brenda një dollapi në kushinë por u kap përsëri nga oficerët në Skoci.

16:25
Objektivi kryesor mbetet Championsi, Xavi rotacion masiv ndaj Cadizit

Xavi po përgatit një rotacion masiv për ndeshjen e kësaj të shtune (21:00) në “Nuevo Mirandilla”.

16:12
“Ndërrove mendje? Kalove te çunat tani?”, Agravon debati mes Romeos dhe Jetmirit: Më puth çik, më puth

Vijojnë debatet mes Jetmirit dhe Romeos brenda shtëpisë.

15:58
Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje në fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit

Pas përfundimit të konferencës mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez, Emanuel Macron, Shqipëria dhe Franca nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit.

15:58
Komisioni i TIMS/ Salianji i përgjigjet me batuta dhe ironi Gogut: Laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë dhe…

Kryetari i Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në TIMS, Ervin Salianji, i ka kërkuar nënkryetarit të këtij Komisioni që të mos kalojë nga një temë në një tjetër dhe të mos marrë fjalën për procedurë dhe të bëjë politikë.

15:51
“Dje e varrosët Kushtetutën, nesër ka të shtatat”, përplasje në komisionin e TMS: Je mësuar me ushtarë, na lër të flasim

Dogjani: Jemi përballë një cenimi të rëndë të sigurisë, edhe pas, ndërhyn në një usb të gjitha të dhënat, sistemit i bëhet update, kemi deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Të mos bëjmë politikë, por në nisim nga puna. Gjithsecili prezumohet i pafajshëm, detyra jonë t’i thërrasim dhe të bëjmë të pamundurën të mos […]

15:47
Këngëtarja koreane Park Bo Ram vdes papritur nga ataku kardiak në moshën 30 vjeçare, teksa festonte me miqtë (fotot)

Këngëtarja koreano-jugore e muzikës rinore K-Pop (korean pop) Park Bo Ram është gjetur e vdekur në shtëpinë e një shoqeje të saj, duke u bërë artistja e radhës koreane qe humb jetën papritur në moshë të re.

15:33
Tronditet Kosova, vritet me armë zjarri në ambientet e një institucioni një grua, plagoset një djalë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën.

15:30
Tjetërsuan 448 000 m2 tokë shtet, zbardhet roli i ish-zv.drejtorit të Kadastrës së Durrësit dhe juristëve në falsifikimin e dokumenteve! Prokuroria vë në sekuestro pronat (Lista e plotë)

Prokuroria e Durrësit, ka publikuar listën e plotë të pasurive të sekuestruara pas aksionit që solli arrestimin e ish-zv.drejtorit të Kadastrës, Leonard Kadrimit dhe 4 personave të tjerë nën akuzën se kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.

15:27
Komisioni i TIMS/ Akuza e fortë e Dogjanit për Ervin Muçën: Ka transferuar nga emri i punonjësit 1 mln euro. Mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja dhe…

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS ka deklaruar se ka një informacion për Ervin Muçën, drejtori i IT në Policinë e Shtetit që u pezullua pas hetimit që SPAK nisi për të.
Sipas Dogjanit edhe në kohën për Muça ka qenë në AKSH, një punonjës i tij ka kryer kallëzim, duke deklaruar se Muça ka përdorur të dhënat e tij në punë, për të bërë një transfertë parash.

15:25
Pamjet/ Aksident në Fier, makina del nga rruga, humb jetën shoferi 58 vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bidaj të Fierit.

15:21
Momentet drithëruese kur qindra pinguinë ‘bebe’ hidhen në ujë nga blloku i akullt 20m i lartë në Antarktikë (video-fotot)

Pamje të pabesueshme janë publikuar sot kur qindra pinguinë të vegjël lëshoheshin në ujë nga blloku i akullit 20 metra i lartë në Antarktikë.

15:19
“Javën e kaluar donit të bëheshit gjyqtari i Berishës, sot gjyqtari i Muçës”, përplasje mes Salianjit dhe Gogut, demokrati ironizon: Ju vidhni, ne trembemi!

Komisioni hetimor i TIMS ka nisur me përplasje mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

15:19
U prit me nderime ushtarake nga Macron, Rama kujton udhëtimin e parë në Francë në vitet ’90: Mendoja se kisha parë gjithçka

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin francez u shpreh i emocionuar nga pritja ceremoniale me nderime ushtarake që iu bë gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë.

15:07
Mblidhet komisioni hetimor i TIMS, Salianji: Një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë, është…

Është mbledhur ditën sotme Komisioni Hetimor Parlamentar i TIMS.

14:43
Vizita dy ditore në Francë/ Kryeministri Edi Rama pritet me nderime ushtarake në Paris

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua në ceremoninë e mbajtur në  Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës.

14:29
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake marrëveshje për sigurinë, Veliaj dhe Balla: Tirana model, kryeqyteti më i sigurt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, morën pjesë në ceremoninë për firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, me qëllim ushtrimin e funksioneve të tyre në shërbim të rendit në komunitet, mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e sigurisë publike, si dhe disiplinimin, kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në Tiranë.

14:03
Hetimi për kopjimin e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në ‘arrest shtëpie’, Muça: Jam i pafajshëm

Më avokatin në krah, Drejtori i Teknologjisë  së informacionit i pezulluar nga detyra dhe nën arrest shtëpiak u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e deklaruar në mungesë.

14:00
Përse emëruat një drejtor pa certifikatë sigurie? Rrumbullaku: Unë për këtë jap llogari në dy institucione

Gazetari: Pse emëruat në krye të drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit një person pa certifikatë siguri dhe në kohën kur plasi skandali i TIMS dhe pse e rikthyet në detyrë  pasi kishte pak ditë pasi i kishit pezulluar? Rrumbullaku: Për ju dhe për publikun e gjerë, para se të adresoni pyetjen duhet të dini shumë mirë legjislacionin […]

13:58
E vranë dhe i copëtuan trupin, çifti vrasës tregon krimin makabër: Ishte shoku jonë, kokën ia premë dhe e gatuam

Një çift vrasës prenë i kokën dhe i copëtuan trupin një përdoruesi droge në Angli dhe më pas krenoheshin për veprën e tyre.

13:53
Ka emra të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale? Si përgjigjet Rrumbullaku në lidhje me hetimet e SPAK në Policinë e Shtetit

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se ka dijeni për hetimin e SPAK në Policinë e Shtetit.

13:51
Mbi 1 milion euro, armë e 13 automjete, shkatërrohet grupi i strukturuar kriminal në Shqipëri, Rrumbullaku: Fatkeqësisht mes tyre edhe policë

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat ka zbuluar të dhënat lidhur me operacionin e gjerë, në sajë të të cilit është goditur një grup i strukturuar kriminal, që jepte ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri për emigrantë nga vendet e treta kryesisht.

13:39
Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Durrës, një prej të arrestuarve ish-kandidat i PS-së në Durrës! Iu bashkua Bashës në zgjedhjet e 2021-it

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni I kryer në Kadastrën e Durrësit, ku në pranga ra edhe ish-zv.drejtori i institucionit Leonard Kadrimi.

13:39
Me pistoletë lodër, një person tenton të vjedhë një këmbim valutor në Durrës

Një shtetas ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë dyqan për këmbim valutash në Durrës.

13:38
Votimi në Kuvend për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Vendimi i jep statusin “e paprekshme nga drejtësia” investitores strategjike

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, reagon për vendimin në Kuvend që rrëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

13:30
I buzëqeshur pas kafazit të xhamit, Vangjush Dako mbërrin në GJKKO për seancën paraprake

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur ditën e sotme në GJKKO për seancën paraprake.

13:27
Vodhi një “BMW X5” në Lezhë dhe u largua drejt Shkodrës, në pranga 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi vodhi një automjet tip “BMW X5” në Lezhë.

13:18
Nga Teksasi në Florida, 14 tornado në SHBA! Alarm për mot ekstrem

Pesë shtete amerikane nga Teksasi në Florida përballen me një mot të përkeqësuar ndjeshëm e përgatiten këtë javë për tornado e bashke me to, edhe për dëme të mëdha.

13:13
Edhe Gjermania mbështet Asociacionin, Sarrazin: Jo dakord me çdo formë, por duhet krijuar!

Ndonëse e bëri të qartë se Gjermania nuk përkrah ndonjë formë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që minon integritetin e Kosovës, i dërguari i Berlinit për Ballkanin, Manuel Sarrazin e theksoi se moskrijimi i një bashkësie të komunave me shumicë serbe e pengon rrugën e Kosovës drejt BE-së.

13:05
Vodhi mjetin “BMW X5” të parkuar në Lezhë dhe u nis drejt Shkodrës, arrestohet 45 vjeçari

Një 45 vjeçar i identifikuar si K.Ç është arrestuar nga policia e Lezhës pasi vodhi automjetin tip “BMW X5” të parkuar në rrugën “Shtraus”.

12:54
Italia me pesë skuadra në “Champions League”, mjafton vetëm ky kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse.

12:48
Shfaqet “Guximi” në Vlorë! Filmi, një distribucion i i “Top Channel films”

Në ambientet e Pallatit të Kulturës Labëria në Vlorë , mbrëmjen e djeshme është shfaqur për artëdashësit vlonjat filmi Guxim.

12:21
Parandalohet krimi në familje, arrestohet 58 vjeçari në Lushnjë që kërcënoi me thikë vajzën e tij

Policia e Lushnjës ka parandaluar sot (12 prill) një krim të mundshëm në familje.

12:20
Çështja “Babale”, shtyhet seanca gjyqësore, Salianji: Kemi 100% prova se denoncimi është i vërtetë, në 24 prill do jap detajet!

Është mbajtur sot Gjykatën e Apelit të Tiranës, seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, Albert  Veliut, Fredi Alizotit dhe Jetmir Olldashit, për çështjen “Babale”.

12:19
“Do të ketë zbatim më të ashpër”, policia iraniane nis fazën e re për hixhabin e detyrueshëm

Policia në Teheran ka thënë të premten se do ta fillojë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin nga 13 prilli, edhe pse projektligji i ri për hixhabin ende nuk është aprovuar nga Këshilli Kujdestar i vendit.

12:05
Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Alda Klosit, nga 500 mijë euro e deri te apartamenti, garazhi e makina

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi, nga shuma mbi 500.000 euro deri tek apartamenti, garazhi e makina.

12:03
Prokurorët e SPAK në seminarin e organizuar nga SHBA, ambasada amerikane: Qëndrojmë krah tyre në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur vlerësim për punën e bërë nga SPAK-u. Nëpërmjet një reagimi të bërë në facebook, ambasada e SHBA shkruan se mbështesin angazhimin e SPAK-ut për drejtësi dhe integritet.

11:58
“Krenar për Shqipërinë”/ Rama vizitë dyditore në Paris, publikon video nga mëngjesi me Unionin e Sipërmarrësve të Francës

Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në Paris, në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.

11:58
Hetimi parlamentar për koncesionet në Shëndetësi/ Opozita nuk ka kuorum për mbledhje

Ende nuk ka një kuorum për mbledhjen e komisionit hetimor për Check Up dhe koncesionet në Shëndetësi.

11:50
“Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm”, Basha në Forumin Ekonomik të Delfit: Ne po përfundojmë ofertën tonë për qeverisjen e re

Kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot pjesë e Forumit Ekonomik në Delfi, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një kapërcim gjigant në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit.

11:45
“Shkoni në shtëpi!”, e paprecedentë në Spanjë, qytetarët protesta kundër numrit të lartë të turistëve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme (11 prill) në Spanjë ku aktivistë të shumtë në numër nisën një grevë urie të pacaktuar në Tenerife duke protestuar kundër efekteve që ka sjellë turizmi masiv.

11:35
Dhunoi fizikisht një avokat në Lezhë, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim për ushtrim dhune ndaj një avokati në Lezhë.

11:33
Afera “Partizani”/ Argita Malltezi: Im atë në arrest me qëllim goditjen e opozitës! Bashkëshorti im akuzohet padrejtësisht, s’ka qenë kurrë zyrtar i lartë

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi doli në një konferencë për mediat ku foli lidhur me hetimin që po bëhet mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku pretendoi se Berisha dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi po mbahen në arrest shtëpie padrejtësisht.

11:31
Ambasadori i BE: Shqipëria, potencial për kryesim në procesin e anëtarësimit, kujdes korrupsionin!

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato shikon potencial të madh që vendi ynë të kthehet, siç thotë ai, në një nga pararendëset e procesit të anëtarësimit.

11:30
Frikë për Hysajn, Ferrari i mbrojtësit shkodran merr flakë! Lojtari me vjehrrin ishin në makinë

Panik për Elseid Hysajn dhe familjen e tij teksa Ferrari i mbrojtësit shkodran mori flakë papritur.

11:23
Puna e SPAK, reagon Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e Prokurorisë së Posaçme  

Ambasada amerikane në Tiarnë, ka shprehur vlerësim për punën e bërë nga SPAK. Në një reagim të bërë në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se janë krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi.

11:16
VIDEO/ I akuzuar për kultivim narkotikësh, ky është momenti kur policia shoqëron vëllanë e deputetit socialist

Ky është momenti kur policia e Lezhës, shoqëron vëllanë e deputetit socialist Eduard Ndreca. Armando Ndreca akuzohet për kultivimin narkotikësh, së bashku me Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, po ashtu të arrestuar.

11:15
Aksident me vdekje në Maminas, humb jetën punonjësi i një fabrike tulle

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

11:11
Policia e Tiranës ‘aksion’, sekuestrohen 5 armë dhe 3 mina me telekomandë, dy në pranga

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “All in”.

10:59
“Me bomba dhe thika”/ Planifikuan sulm terrorist në Gjermani, një vajzë dhe dy djem të mitur vihen në pranga! Objektivi ishte…

Tre të mitur janë arrestuar në Gjermaninë perëndimore të dyshuara për planifikimin e “një sulmi islamik”.

10:52
EMRAT/ Tjetërsuan dokumentet e një toke, aksion me urdhër të Prokurorisë në Kadastrën e Durrësit, 5 të arrestuar, 2 në kërkim! Mes tyre edhe ish-zv.drejtori

Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia për tjetërsimin e dokumenteve të një toke me sipërfaqe prej 448 mijë metër katrorë, nga të cilat 151 000 m2 në lagjen nr.15 (Spitallë) të Durrësit pranë universitetit Aleksandër Moisiu.

10:52
I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të prej disa javësh

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një burrë është zhdukur në mënyrë të mistershme, që prej 23 marsit.

10:50
“E kanë përzënë nga teatri”, Juli dhe Egla kapen keq: Më degjenerove karrierën dhe titujt! Ke denigruar kolegë të…

Egla dhe Juli kanë debatuar me njëri-tjetrin, pas akuzave të Julit se aktorja është përzënë nga teatri.

10:43
“Kemi proceduar gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu”, Dumani: Ka pasur edhe raste të konfiskimit të pasurive të tyre

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar për Integrimin në BE, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se Prokuroria e Posaçme ka disa raste kur ka vënë nën hetim gjyqtarë apo prokurorë të cilët janë shkarkuar nga Vettingu.

10:40
Operacion në të gjithë vendin kundër trafikimit të qenieve njerëzore, lëshohen disa urdhër-arreste, mes tyre edhe efektivë policie

Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, iniciuar nga policia e shtetit për evidentimin dhe  ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.

10:37
“Besi dhe Xhensila u ndanë për pasurinë e Ilir Metës”, habit avokati: Kanë miliarda, si e blenë vilën? Përmes divorcit po tentojnë të fshehin…

I ftuar në “Breaking” në Top News avokati i njohur Idajet Beqiri ka përmendur divorcin e Besit dhe Xhensilës, ku shprehet se është një divorc fals dhe nuk kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrit.

10:35
“Goli i Romës i parregullt”, Pioli: Na mungon edhe një penallti, skuadra më la “shije të hidhur”

Roma ia doli me sukses në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League ndaj Milanit, teksa i mposhti kuqezinjtë në San Siro me rezultatin 1-0.

10:10
Shpërthim me granatë dore në Prishtinë, dëmtohen 6 makina! Ja çfarë raportohet

Policia e Kosovës ka njoftuar që një përthim me granatë dore ka ndodhur mëngjësin e sotën në Prishtinë.

09:58
30 mln lekë dëm shtetit me llogaritjen e taksave, zbardhet skema e abuzimit nga 4 zyrtarët e bashkisë Korçë: Ndërtimet për biznes, i regjistronin si banesa

Detaje të reja janë zbardhur nga pezullimi 4 zyrtarëve të bashkisë së Korçës të cilët akuzohen për shpërdrim detyre sa i takon llogaritjes së paligjshme të taksave për ndërtime të caktuara duke i shkaktuar shteti një dëm prej 30 milionë lekësh.

09:52
“Presim që Kuvendi t’u japë zgjidhje”, kreu i SPAK liston problematikat e institucionit, Dumani: Shqetësuese dosjet e mbartura dhe…

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se një shqetësim për këtë strukturë të posaçme është numri i lartë i dosjeve të martuara.

09:50
Lëvizte me armë zjarri me fishek në fole, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës, shikoni momentin kur “rrethohet” nga efektivët

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Sh. S., 36 vjeç, banues në Shkodër.

09:44
“Sekuestruam llogari bankare të 15 kompanive me vlerë 5.8 mln euro”, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme: Në muajin tetor vendi doli nga lista gri e pastrimit të parave! Ja cila është sfida kryesore

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, ishte ditën e sotme i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ku raportoi për punën e prokurorisë që drejton në raport me prioritetet e vendosura nga BE.

09:41
VIDEO/ Nuk duan të marrin pjesë në luftë, dru dhe shkelma për ukrainasit e rinj që tentojnë të largohen përmes kufirit

Një lloj tjetër lufte po zhvillohet në kufirin perëndimor të Ukrainës , pasi shumë të rinj nuk duan të shkojnë në fushën e betejës dhe po përpiqen të ikin jashtë vendit.

09:40
I dënuar me mbi 5 vite burg në Itali, kush është shqiptari i arrestuar në aeroport, si i dështoi plani për “arratinë”

Ka marrë fund arratia e shqiptarit të kërkuar në Itali, teksa është vënë në pranga në aeroportin ndërkombëtar të Valencias.

09:29
Frika e hakmarrjes, ndërhyn Gjermania: Tenton zbutjen e tensioneve Iran-Izrael!

Në mesin e frikës së shtuar nga aktet hakmarrëse te Irani pas sulmit izraelit ndaj konsullatës së tij në Damask, ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock iu bashkua një nisme diplomatike që tenton të ulë tensionet e shtuara ndjeshëm mes dy vendeve që e shohin njëri-tjetrin me armiqësi.

09:20
“Pas pazarit në 2008-ën, u rrëzuan institucionet”, ish-presidenti Bamir Topi: Ja kur u nda rruga ime me Berishën

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top Neës, foli mbi situatën politike në vend.

09:12
“Nuk e kam lidhur gomarin askund”, Bamir Topi: Pse nuk kthehem në politikë

Ish-presidenti Bamir Topi ka qenë i ftuar në “Breaking” për të folur për zhvillimet e fundit në politikë.

09:04
Ishte gjobitur rreth 3 milionë dollarë për ndërtimin e liqenit artificial, Gjykata i kthen “buzëqeshjen” Neymarit

Një gjykatë braziliane ka pezulluar gjobën prej rreth tre milionë dollarësh të vendosur ndaj Neymarit për ndërtimin pa leje të një liqeni artificial në pronën e tij, në Rio de Janeiro.