12/10 16:40
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas fitores me përmbytje të skuadrës kombëtare 2-1 përballë Ukrainës.
Rama ka publikuar videon e golit të dytë të kuqezinjve, duke shkruar:FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA????❤️????❤️????❤️????❤️????❤️
Ismajli shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi, teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.
Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.
Top Channel