E martë, 15 Tetor 2024
17:49
Dyshohet se ka diskriminuar pasagjerët hebrenj gjatë një fluturimi, SHBA gjobit me shifrën marramendëse Lufthansa

Departamenti Amerikan i Transportit ka gjobitur Lufthansa për diskriminimin e pasagjerëve hebrenj në një fluturim nga Nju Jorku nëpërmjet Frankfurtit në Budapest në maj 2022. Bëhet fjalë për një gjobë prej 4 milionë dollarësh.

17:38
Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për Salianjin, reagon PD: Ridënim politik dhe përndjekje e opozitës!

Vjen reagimi nga Partia Demokratike pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg.

17:36
Burri shpëtohet pas 67 ditësh në gomone por vëllai dhe nipi humbën jetën (fotot)

Një burrë që kishte mbetur në një gomone në det të hapur pas një stuhie në detin Okhotsk në lindjen e largët të Rusisë, është arritur mbrëmë nga grupet e shpëtimit, por vëllai i tij dhe nipi kishin humbur jetën, thanë sot zyrtarët.

17:22
Presidencialet në SHBA/ Harris do të japë intervistë për Fox News, Trump sulmon ashpër kanalin televiziv: Është i dobët dhe i butë ndaj demokratëve!

Donald Trump ‘sulmon’ ashpër Fox News, pasi kanali televiziv do të presë në një intervistë rivalen e tij demokrate Kamala Harris.

17:13
Rusia burgos për tre vjet studiuesin francez Laurent Vinatier si ‘agjenti huaj’ (fotot)

Një gjykatë në Rusi ka dënuar dje studiuesin francez Laurent Vinatier me tre vite burg, pasi u shpall fajtor për shkelje të ligjit mbi “agjentët e huaj”.

17:05
Hapja e grupkapitullit të parë BE-Shqipëri, Rama: Moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mirëqeverisjes

Shqipëria hapi grupkapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

17:00
VIDEO/ Përkeqësohen marrëdhëniet me Seulin, Pheniani hedh në erë rrugët që e lidhin me Korenë e Jugut

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut ka dënuar ashpër masën e Koresë së Veriut për të hedhur në erë pjesën veriore të rrugëve ndërkoreane që lidhin të dy vendet.

16:45
Forcat izraelite sulmojnë sërish Gazën, vriten 29 palestinezë

Të paktën 29 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës mëngjesin e së martës.

16:39
Portali misterioz shihet në Antarktikë me aplikacionin Google Maps, përdoruesit e habitur thonë se është ‘raketë e Star Trek’ (fotot)

Objekte të çuditshme apo fantastike ranë raportuar herë pas herë nga studiuesit e aplikacionit gjeografik Google Maps, por kjo e fundit për kontinentin e akullt duket se mund të jetë nga më të pazakontat.

16:37
Vritet një oficer policie, Izraeli kërcënon: Kjo nxitje vjen nga Hamasi dhe Irani, mos bëni gabim!

Një oficer policie është vrarë në Izrael, pas një sulmi terrorist në Tel Aviv, ku një person i armatosur qëlloi me breshëri makinat që kalonin.

16:25
Goditet grupi kriminal që shisnin lëndë narkotike në Korçë, tre përfundojnë në burg dhe dy të tjerë shpallen në kërkim

Goditet grupi kriminal i përbërë nga 14 persona që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave në qytetin e Korçës.

16:19
“Kemi krijuar formulë të re për të goditur Tel Avivin”, zëvendës shefi i Hezbollahut paralajmëron Izraelin: E vetmja zgjidhje është…

Zëvendës kreu i Hezbollahut, Naim Qassem në një video mesazh paralajmëron izraelitet duke thënë se “zgjidhja e vetme për luftën aktuale në Liban është armëpushimi”, ndërsa shtou se grupi i tij i mbështetur edhe nga Irani nuk do të mposhtet.

16:07
Të akuzuar për krime lufte, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli qëndrojnë në paraburgim dhe për dy muaj të tjerë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte.

16:00
Çelja e grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin në BE, reagon Spiropali: Rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar mbi mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për çeljen e grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

15:53
Vjedh motorin, por e pëson keq/ Aksidentohet rëndë ndërsa largohej me shpejtësi kur u pikas nga pronari i mjetit

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç.

15:50
Misioni i NATO-s për sigurinë në Kosovë, Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur për këtë vendim

Ambasadori amerikan për Kosovën, Jeffrey Hovenier është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.

15:47
Policia e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet se ka sulmuar trupat e KFOR-it në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër një personi, i cili dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në protestën e dhunshme të 29 majit të vitit të kaluar në Zveçan, kur protestuesit serbë u përleshën me paqeruajtësit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

15:44
Video dramatike/ Depozita e ujit bie mbi gruan që sapo doli nga tempulli por mrekullisht nuk i lëndon asgjë (fotot)

Pamje dramatike raportohen nga India, ku një grua që kishte bërë donacionin e saj në tempullin në Indi, del jashtë dhe papritur një depozitë masive uji i bie nga lart, por mrekullisht ajo shpëton e palënduar.

15:36
VIDEO/ E pazakontë! Trump ndalon fushatën dhe kërcen e këndon me muzikë për 39 minuta

Fushatën e mbrëmshme në Pensilvani, Donald Trump e ktheu në një festë të improvizuar me muzikë.

15:28
Emigrantët mbërrijnë nesër, pas kontrollit në Shëngjin do të vendosen në kampin e Gjadrit

Anija ushtarake italiane “Libra” që u nis dje nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane, pritet të mbërrijë mëngjesin e nesërm në portin e Shëngjinit.

15:23
Video/ Parashutisti i ri bie për vdekje nga balloni teksa tentonte të shpëtonte pasagjerët gjatë aksidentit (fotot)

Julián Andrés Martínez po tentonte të shpëtonte njerëzit në koshin e ballonit me ajër të nxehtë, kur humbi kapjen dhe ra për vdekje gjatë aksidentit tragjik në një festival mjetesh ajrore në Kolumbi.

15:22
Rindërtohet “Myslym Keta”/ Shkolla në Kombinat përurohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj

Shkolla “Myslym Keta” në Kombinat është rindërtuar dhe ambientet e saj u përuruan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cila tha se shkolla nuk i shërben vetëm nxehëseve dhe mësuesve, por gjithë komunitetit të zonës.

15:16
Pengjet e Berishës 80-vjeçar/ Ish-kryeministri feston ditëlindjen në arrest shtëpie: Negociatat, meritë e shqiptarëve

Buqeta me lule mbërritën në shtëpinë e Sali Berishës, i cili këtë 15 tetor fik 80 qirinj në tortën e ditëlindjes së tij.

15:13
Maxhoranca i vendos kufij KLSH/ Institucioni që kontrollon të tjerët do të duhet të bëjë vetë transparencë

“Sot nuk kemi pse të hapim diskutime për çfarë kemi dakordësuar javën që shkoi”.

15:11
Përndoqi për 1 muaj një adoleshente, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

Përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale një 17-vjeçare, arrestohet menjëherë pas kallëzimit të së miturës, 47-vjeçari.

15:00
Hapen bisedimet për anëtarësim/ Shqipëria dhe BE nisën sot në Bruksel shqyrtimin e kapitullit të parë

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Lukesemburg në një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian për vendin tonë.

14:56
“Muri Blu” i Demokratëve dhe “Muri i Kuq” i Republikanëve

Nga Eduard Zaloshnja

14:54
VIDEO/ E papritur në “Shqipëria Live”, ‘i ftuari special’ për temën e sigurisë në Kosovë

Sot në studion e ‘Shqipëria Live’ u diskutua ndër të tjera tema për sigurinë në Kosovë.

14:46
FOTO/ U përjashtua nga Lojërat Olimpike për shkak të tatuazhit në vendin intim, Luana lë notin dhe bëhet pjesë e…

Luana Alonso u kthye në një nga sportistet më të komentuara në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

14:40
Pezullimi i dënimit me 1 vit burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

14:34
Irani kërkon të vrasë Trump-in? Paralajmërimi i Biden: Çdo tentativë ndaj jetës së tij do të ngjallte reagim të ashpër të SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden paralajmëroi Iranin se vrasja e Donald Trumpit do të përbënte një akt lufte thotë Fox News.

14:32
“Nuk kemi ofruar raketa”/ Irani dënon vendimin për sanksionimin e Teheranit nga BE-ja dhe Britania

Irani ka dënuar rundin e ri të sanksioneve të vendosura ndaj Teheranit nga Bashkimi Evropian dhe Britania, duke mohuar se i ka ofruar raketa balistike Rusisë.

14:20
E PLOTË/ Hapja e grupkapitullit të parë, Rama: S’ka plan B, nëse sërish vonohet procesi! BE, rruga e vetme! Varhelyi: Mund të jetë anëtare në fund të mandatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg në krye të delegacionit shqiptar për të marrë pjesë në Konferencën e dytë Ndërqeveritare me BE, që çel grupkapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

14:19
Në Angli janë të bindur, ja kush pritet të ulet në stolin e Tre Luanëve

Federata Angleze e Futbollit duket se më në fund i ka dhënë zgjidhje çështjes së stolit të skuadrës kombëtare.

14:17
Dalin shifrat e Censusit në Mal të Zi, rritet numri i serbëve që jetojnë atje! Më pak se 5% të banorëve shqiptarë

Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, që u bë në dhjetor të vitit 2023.

14:05
“Marrëveshja me Shqipërinë, shembull për të tjerët”, Meloni në senat: Pasqyron në mënyrë të përsosur frymën evropiane

“Me marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë, po i japim një shembull të gjithë pjesës tjetër të Europës duke i dërguar ata që vijnë në mënyrë të parregullt në vende të treta për të përpunuar kërkesat e tyre për azil”, deklaroi në senat kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

14:03
“E përshëndes vazhdimin e procesit”, hapja e grupkapitullit të parë për anëtarësimin në BE, Berisha: Shqipëria plotëson vetëm një kriter

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim me qytetarët komentoi hapjen e grupkapitullit të negociatave me Bashkimin Evropian.

13:50
“Është tradhtar që largoi Kosovën nga SHBA”/ Haradinaj akuza ndaj Kurtit: Ka marrëveshje të fshehtë me Vuçiç, sa herë Serbia lëviz trupa në veri…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

13:43
VIDEO/ Koreja e Veriut ndërpret lidhjen me Jugun, publikohen pamjet kur shkatërrohet rruga që lidh dy shtetet

Koreja e Veriut vijon të provokojë Jugun, teksa kësaj radhe ka hedhur në erë rrugën që lidhë dy shtetet.

13:34
Pjesë e grupit kriminal të trafikut të drogës, Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg Eri Seitin dhe Aurel Alimetën

Gjykata e Posaçme antikorrupsion ka dënuar në total me 11 vite burg Eri Seitin dhe Aurel Alimetën, të akuzuar si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.

13:26
E BUJSHME/ Tronditet Franca! Kylian Mbappe akuzohet për përdhunim, nis hetimi ndaj 25-vjeçarit

Një lajm i bujshëm ka tronditur Francën dhe Realin e Madridit me Kylian Mbappe që akuzohet për përdhunim në Suedi.

13:24
“Afati për anëtarësimin, 2030”/ Ministri Hasani: Dy reforma janë kyçe, e drejtësisë dhe e antikorrupsionit

Në ditën e mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE, që çel grup-kapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri Igli Hasani tha se ‘afati që për anëtarësimin është viti 2030’.

13:11
Gjadri model për BE-në! Von der Leyen në letrën drejtuar liderëve të bllokut: Të krijojmë edhe ne qendra të ngjashme

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi mbërritjen e një propozimi të ri legjislativ për riatdhesimet.

13:07
“Boll më gojëshqyer!”/ Revolta e Ilir Demalisë pas triumfit të Kombëtares: Mezi prisni të hidhni helm, nuk na duheni kur fitojmë

Shqipëria arriti një fitore të madhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi me rezultatin 0-1, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

12:59
Biden bind Netanyahun: Nuk do të sulmojmë objektet iraniane të naftës

Thirrjet e presidentit amerikan Joe Biden që Izraeli të mos godasë objektivat bërthamorë apo ata të naftës së Iranit, duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.

12:56
45-vjeçari ushtron dhunë dhe kërcënon me thikë nënën e tij në Durrës

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia  në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kërcënuar atë më thikë.

12:46
“Qëndroni në anën e drejtë të historisë”, Von der Leyen thirrje liderëve të Ballkanit: Nëse doni të përparoni, bashkëpunoni

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë.

12:35
Eksperti amerikan mbështet Kosovën: Asociacioni serb është anti-Kushtetues!

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kthyer në një bllokues kryesor të avancimit të procesit të dialogut Prishtinë-Beograd, ndërsa është kërkesa kryesore e ndërkombëtarëve për Kosovën në përpjekjet e tyre për të zgjidhur ngërçin e hershëm mes dy vendeve.

12:34
Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, qëllon veten me armën e shërbimit! Policia: Ngjarja ndodhi në banesë

Një punonjës i Gardës ka tentuar vetëvrasjen në banesën e tij këtë të martë.

12:33
Qytetarë shqiptarë ndalojnë Ramën në daljen e godinës së BE: Hajde bëjmë një foto, e kena prit këtë ditë

Kryeministri Edi Rama është surprizuar këtë të martë në daljen nga godina e BE në Luksemburg.

12:23
PS e shkarkoi si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj humbet gjyqin në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Arben Malajt i cili pretendon se i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor, pasi PS e shkarkoi nga pozicioni si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

12:12
Hapja e grupkapitullit të parë BE-Shqipëri, Gonzato: Integrimi të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si prioritet kombëtar strategjik

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, ka thirrur Konferencën Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare të bllokut u dakortësuan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e grupkapitullit të parë.

11:58
Lufta në Liban, Katari akuzon Izraelin: Plan i parapërgatitur, mënyra më e lehtë për ta ndaluar është…

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka akuzuar Izraelin se ka zgjedhur të zgjerojë atë që ai e përshkruan si agresion të tij për të zbatuar plane të parapërgatitura në Bregun Perëndimor dhe Liban.

11:57
“Do t’i vë tritolin profesoreshës, mos hajdeni në shkollë”, drejtuesit e shkollës në Shkodër reagojnë pas ‘Fiks Fare’: I përjashtuam sepse na kërcënonin

“Të hënën, keni tritol në shkollë, mos hajdeni”; “shesim bar brenda dhe jashtë shkolle”; “Ta po i vë tritol profesoreshë A…”, bullizim publik të nxënësve, fyerje ndaj mësuesve dhe ndërhyrje në jetën private, këto janë disa prej postimeve në një faqe në Instagram, që çuan drejtuesit e shkollës “Oso Kuka” në Shkodër, të denoncojnë në policinë e Shkodrës, faqen e më pas edhe përjashtimin e 3 nxënësve.

11:54
“15 tetori, dy herë festë”, Balluku në Fier: Sot Shqipëria ulet në tryezën e negociatave

Nisja e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është komentuar sot edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhej në Fier në Festën e Çlirimit.

11:50
Hapja e grupkapitullit të negociatave, Begaj: Mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

11:41
Trafikonin klandestinë në Tiranë, 15 persona vihen në pranga/ Merrnin pagesa të mëdha, hynin në Shqipëri nga…

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje nga operacioni në Tiranë ku u vendosën në pranga 15 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

11:37
Konferenca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, Ministri i Jashtëm grek: Moment historik, do ndërhyjmë kur të jetë e nevojshme

Gati 11 muaj pas titujve të shtypit grek si “Bllokada” e parë greke për Shqipërinë për shkak të çështjes “Beleri” dhe deklaratave të ashpra të Athinës se Greqia “ngrin” perspektivën që Shqipëria të nisë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE, kryediplomati grek Georgios Gerapetritis konsideron ditën e sotme para Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri si një moment historik për zhvillimin e ecurisë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

11:30
Harris u bën thirrje votuesve me ngjyrë dhe atyre latinë, sondazhet i japin avantazh Trumpit/ Si është situata në SHBA pak javë para zgjedhjeve

Me vetëm javë të mbetura deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris po shton përpjekjet për të tërhequr votuesit me ngjyrë dhe latinë.

11:28
“Kush është në krye të Maqedonisë…së Veriut”, Rama: Se nuk dua të më telefonojë kolegu grek të thotë që nuk i pëlqen emri

Gjatë fjalës përmbyllëse në konferencën e mbajtur në Luksemburg me ministrin e jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Varhelyi, Rama i bëri thirrje BE-së për mbështetje.

11:12
“Janë tema interesante për historianët se me kë bëri dashuri nëna e Heroit Kombëtar”, Rama për konfliktin Bullgari-Maqedoni e Veriut-Greqi: Nuk është sulm!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Këshillin e Bashkimit Europian solli në vëmendje konfliktin mes Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë.

11:09
Goditje e bujshme nga Egnatia, kampionët e Shqipërisë firmosin me mbrojtësin e Kombëtares që është formuar te Manchester United

Frederic Veseli është futbollisti më i ri i Egnatias.

11:04
“Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush”/ Rama: 3 herë jemi poshtëruar, por për ne nuk ka të ardhme tjetër

Këmbënguljen se Shqipëria është gati me çdo kusht të anëtarësohet në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e shoqëroi me batuta në konferencën e mbajtur në Luksemburg me ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi.

10:57
“Një tjetër grup kapitull mund të hapet me Shqipërinë”, ministri i jashtëm hungarez: Të gjitha detyrat burokratike të shtëpisë do të bëhen në Bruksel

Një tjetër grup kapitull mund të hapet me Shqipërinë, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së gjatë një deklarate në Këshillin e Bashkimit Europian në Luksemburg.

10:56
Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë/ Të verbrit nisin marshimin në Tiranë: Burim frymëzimi, jo mëshire

15 tetori është dita ndërkombëtarë e shkopit të bardhë, ndaj dhe shoqata e të verbërve të Shqipërisë zhvilloi një marshim sensibilizues, për të treguar rëndësinë e shkopit të bardhë si simbol i pavarësisë për të verbrit.

10:50
“Si do të futet Shqipëria në BE brenda 2030?”, Rama: E kemi një plan, kemi nisur të ndërtojmë Europën në vendin tonë

Pyetjes se ‘çfarë plani ka Shqipëria që të përmbushë synimin e anëtarësimit në BE brenda 2030’, Rama i dha një përgjigje në konferencën e mbajtur në Luksemburg me ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi.

10:50
Berisha feston 80-vjetorin: Sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës sime

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 80-vjetorin e lindjes.

10:46
“Nëse më duhet të emërtoj hipokrizinë, zgjerimi do të ishte një prej tyre”, ministri i Jashtëm hungarez: Kolegët e mi…

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, e cila mban edhe Presidencën e radhës të BE nuk e kurseu ironinë gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kryekomisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

10:43
Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, rrëfehet autori që i mori jetën bashkëmoshatarit: Më goditi në sup, i mora thikën dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 14 tetorit në Shkodër, ku një 15-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje fizike me thikë me një bashkëmoshatar.

10:42
“BE kurrë nuk do të ketë një anëtar më besnik se Shqipëria”/ Rama: Jam më i gjati mes jush, por përfaqësoj vendin më të vogël

Në konferencën e përbashkët të mbajtur në Luksemburg me ministrin e jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Varhelyi, ndaj kryeministri Rama, nuk munguan pyetjet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

10:28
Negociatat për grup-kapitullin e parë me BE, Varhelyi: Pa zgjerimin Evropa nuk mund të bëhet më e fortë

Kryeministri Edi Rama, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po mbajnë një deklaratë të përbashkët në Këshillin e Bashkimit Europian në Luksemburg.

10:28
“Shqipëria po heton edhe politikanë të lartë”, Rama në konferencën e çeljes së negociatave: Nuk kemi rrugë tjetër veçse në BE!

Në konferencën e përbashkët të mbajtur në Luksemburg me ministrin e jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Varhelyi, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria e ka çështje ‘jetë a vdekje’ ëndrrën europiane.

10:25
I bëri “presion” Biden-it/ Pelosi e pranon: Nuk flas me presidentin! Mora një vendim, Trump nuk do të shkelë më në Shtëpinë e Bardhë

Nancy Pelosi ka pranuar se ende nuk ka folur me Joe Biden që kur ndërhyrja e saj vendimtare në korrik çoi në vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale, pas një paraqitjeje katastrofike në një debat kundër Donald Trump .

10:20
“Nuk e shmang dot pa e thënë, Putin ndihmoi që procesi drejt BE të merrte një shpejtësi të re”, Rama: Agresioni shërbeu si një zile zgjimi

Kryeministri Edi Rama, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po mbajnë një deklaratë të përbashkët në Këshillin e Bashkimit Europian nw Luksemburg.

10:16
“BE ka nevojë për freski, Shqipëria e meriton”, ministri i Jashtëm hungarez: Vendi i ka përmbushur kushtet për anëtarësim

“BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që drejton konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

10:01
Dy marrëveshje në samitin e Berlinit, por pa mikpritës! Analiza e DW: Dialogu Kosovë-Serbi mbetet sfidë

Samiti i dhjetë i Berlinit riafirmoi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, por konfliktet e pazgjidhura mbeten ende sfida të mëdha.

09:58
Skemë mashtrimi me TVSH-në me dëm 127 milionë lekë, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë.

09:41
Negociatat për grup-kapitullin e parë me BE-në, Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri

Konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, mbahet sot në Luksemburg, ku do të hapen bisedimet për kapitujt e “themeloreve”, blloku kryesor i negociatave për anëtarësim.

09:32
Skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, i mori 8 mln lekë pacientes me Covid! Burg dhe për katër infermierë

Prokuroria e Tiranës ka shpallur konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së Covid 19.

09:17
Një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin, SHBA dhe Filipinet nisin stërvitje ushtarake të përbashkët

Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore në veri dhe perëndim të Filipineve, një ditë pasi Kina kreu ushtrime të mëdha ushtarake përreth Tajvanit.

09:15
I shpallur në kërkim nga Italia për trafikim droge, 38-vjeçari arrestohet në Belsh

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikim droge, është arrestuar nga policia në Belsh.

09:00
Sulm i pazakontë në Liban! Goditet fshati i krishterë, të paktën 21 viktima

Të paktën 21 persona u vranë dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur në një sulm të rrallë izraelit në veri të Libanit, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

08:46
“Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE”/ Ministri i jashtëm hungarez: Në krye të agjendës, përshpejtimi…

Në krye të agjendës në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

08:27
Partia në pushtet në Gjeorgji përdor kartën e luftës në Ukrainë në fushatë zgjedhore

Partia në pushtet e Gjeorgjisë është duke i përshkruar zgjedhjet e ardhshme parlamentare si zgjedhje ekzistenciale: mes luftës dhe paqes.

08:25
“Entuziastë, pavarësisht motit gri të Luksemburgut”/ Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet të nisë Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

07:50
“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, Shërbimet sekrete gjermane: Rritet spiunazhi dhe sabotazhi rus

Rritje e akteve të spiunazhit dhe sabotimit, konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n që në vitin 2030: Shërbimet sekrete gjermane dhanë alarmin të hënën për rrezikun në rritje që ata besojnë se përfaqëson ndërhyrja e Moskës në Gjermani dhe Evropë.

07:35
Izraeli sulmoi pozicionet paqeruajtëse të OKB-së, reagon me shqetësim Këshilli i Sigurimit: Respektoni personelin dhe ambientet e organizatës

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u shpreh të hënën i shqetësuar pas goditjes së disa pozicioneve të paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor mes përleshjeve mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

07:26
Kanye akuzohet se ka kërkuar marrëdhënie seksuale me nënën e gruas së tij! Reagon e ëma e Biancas

Alexandra Censori, nëna e Bianca Censorit, ka reaguar pas akuzave të ish-asistentës së Kanye West, Lauren Pisciotta, e cila pretendon se reperi dëshironte të kishte një marrëdhënie intime me të.

07:06
Temperatura vere në mesditë, parashikimi i motit për sot

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.

E hënë, 14 Tetor 2024
23:03
VIDEO/ Thyhet “mallkimi” në Tbilisi, Shqipëria mund për herë të parë Gjeorgjinë jashtë fushe dhe rihap garën në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Tbilisi përballë Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë jashtë fushe përballë gjeorgjianëve.

23:02
Serbia provokon sërish, një makinë e xhandarmërisë serbe shkel vijën ndarëse kufitare në Merdarë

Policia e Kosovës ka raportuar për një tjetër provokim nga Serbia.

22:55
VIDEO/ Gjermania mund Holandën në “Klasiken Europiane”, Ukraina ndal Çekinë, fitore dhe për Italinë e Francën

Liga e Kombeve ka vijuar me sfidat e saj mbrëmjen e sotme, ku emra të mëdhenj europianë zbritën në fushën e lojës.

22:48
Rama rrëfen për ‘Reuters’ përse do të sigurojë mandatin e katërt: Ka punë për të përfunduar, deri tani kemi bërë gjëra të mahnitshme

Kryeministri Edi Rama, në prag të hapjes së kampit në Gjadër, në një intervistë për “Reuters” hodhi poshtë çdo mundësi për një marrëveshje me një shtet tjetër të BE-së përveç Italisë, për pritjen e emigrantëve.

22:47
Vrau me thikë 15-vjeçarin pas sherrit në Shkodër, kapet pas disa orësh arrati autori/ Edhe ai mbeti i lënduar nga përleshja

Autori i dyshuar i vrasjes së një 15-vjeçari në Shkodër ra në pranga pas disa orëve arrati.

22:44
“Nuk ishte zgjedhja ime të ikja”,  Ditmir Bushati komenton për Top Story largimin nga PS: Kam qenë në periudhë agjërimi politik

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati komentoi për emisionin Top Story largimin e tij nga Partia Socialiste.

22:36
Përvetësim me fondet e BE-së, Le Pen shkon në gjykatë dhe akuzon Parlamentin Europian: Nuk kam bërë as parregullsinë më të vogël

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka mohuar fuqimisht kryerjen e ndonjë keqbërjeje në një gjykatë në Paris, ndërsa ajo dhe partia e saj Rally Kombëtare (RN) janë duke u gjykuar për përvetësimin e dyshuar të fondeve të Parlamentit Evropian.

22:30
“Skifteri” më i famshëm shqiptar në Angli replikon me gazetarin e The Telegraph. “Jam nivel tjetër”…

Dorian Puka i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, i dëbuar dy herë nga shteti ishull, e i rikthyer ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit nuk ndalet.

22:27
“Shqipëria ishte periferia e jashtme e Perandorisë Osmane, më pas lodër e fuqive evropiane”, Rama për Berliner Zeitung: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një intervistë për Berliner Zeitung, ku komentoi procesin e ngadaltë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, marrëveshjen e migracionit me Italinë dhe pikëpamjen e tij për Brics.

22:18
FOTO/ Rrezikuan të mbyteshin me mjetin e lundrimit, shpëtohen dy persona në Vlorë, në ndihmë u vjen dhe Guardia di Finanza

Dy persona u shpëtuan pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit në Vlorë.

22:12
Rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, deputeti socialist në Top Story: Jemi në ritëm të krahasueshëm me Kroacinë, nga analiza e brendshme duhet…

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafa, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel ka komentuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.