E martë, 14 Maj 2024
21:00
SPAK thërret Gazment Bardhin për dosjen “Xibraka”, kreu i grupit të PD shtyn dëshminë për në fund të muajit

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar i PD, është thirrur nga Prokuroria e Posaçme ditën e nesërme në orën 10:00, ku do të pyetet lidhur me dosjen “Xibraka” dhe denoncimet mediatike që ai ka bërë.

20:55
“Punonjësi i mërzitur se nuk paguhet mirë, të merr në qafë”, Rama në Lezhë takohet me sipërmarrësin e kthyer nga emigracioni, merr dhuratën e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme fabrikën e prodhimit të strukturave metalike në Lezhë ku Deshir Gjeta, i kthyer nga emigracioni ka investuar për të punësuar deri në 45 persona.

20:51
“Asnjë nuk rrinte me ’emigranten’…”/ Një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera. Kë sheh ish-banorja fitues?

20:49
Studimi: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20% më të ulët të sulmit në zemër, goditjes në tru ose vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

20:43
Fiks Fare/ Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve në Lushnjë mashtron ish të përndjekurin e verbër. I merr 6 milion lekë nga dëmshpërblimi

Fatmir Toska, ankohet në emisionin Fiks Fare se është mashtruar nga kreu i Shoqatës së të Përndjekurve në Lushnjë, z.Pëllumb Gega, ku i mori 600 mijë lekë nga paratë e dëmshpërblimit .

20:42
Berisha thyen sërish masën e arrestit, fut në shtëpi ish-politikanin europian, mbajnë fjalim nga dritarja

Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar këtë të martë në shtëpinë e tij Elmar Brook, politikan gjerman, ish-kryetar i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian.

20:31
Dëmshpërblehet Lewandowski? “France Football” planifikon t’i japë “Topin e Artë” të 2020-ës

Pas katër vitesh drejtësia mund të vendoset për Robert Lewandowski-n, me sulmuesin polak që mund të marrë “Topin e Artë” që iu “mohua” në 2020-ën për shkak të pandemisë “Covid-19”.

20:30
Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” dyshohet se është pikasur në jug të vendit, policia “blindon” disa qytete veç Fierit e Vlorës

Shtrihet territori i kontrollit të policisë për të rënë në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, Novrus Cenalia.

20:27
Trajneri i Spanjës përgatit një rikthim surprizë para Shqipërisë: Në Europian për Kupën!

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente është shumë i qartë sa i takon objektivit të iberikasve në këtë edicion të Europianit, aty ku bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.

20:25
Aksident në Rrëshen, Fouristrada ku udhëtonte një familje humb kontrollin dhe përplaset disa herë

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë pasdite në afërsi të degëzimit të Rrëshenit.

20:16
Policia e Kosovës sekuestron sasi armësh në Veri, ndalohet një ish-zyrtar policie

Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

20:03
“I keni vënë shigjetën në kokë”/ Juli i del në mbrojtje Heidit: I jeni sulur tre veta për një vend në finale

Në një bisedë të bërë me Gracianon, Juli u shpreh se sulmi që po i bëhet Heidit është për shkak se banorët me të cilët ajo ka patur përplasje të forta, i tremben faktit se ajo mund të shkojë në finale.

20:02
Negociata për votën e diasporës, mazhoranca dhe opozita përplasen për mënyrën e votimit, nesër takim me komisionerin

Me zgjedhjet pas porte vota e diasporës është një ndër çështjet më të vështira për kompromis në tryezën e dialogut ku janë ulur të mandatuarit e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

19:52
Tifozët e Egnatias emocionojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë, baner gjigand për Raphael Dwamenan

Ende pa nisur ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit, janë përcjellë emocione të forta nga ana e tifozëve të skuadrës rrogozhinase, të cilët shpalosën një baner në stadium në nder të Raphael Dwamenas, ish-sulmuesit që ndërroi jetë në fushë muaj më parë për shkak të problemeve me zemrën.

19:46
Gjashtë familje në qiell të hapur! Banesat ishin në proces legalizimi, por do të prishen prej rrugës Thumanë-Kashar

Gjashtë familje me 40 anëtarë do të shohin qiellin e hapur pasi projekti rrugor Thumanë – Kashar do të shembë shtëpitë e tyre.

19:38
Palestinezët mblidhen në fshatrat historikë në veri të Izraelit për të shënuar 76 vjetorin e ‘Nakba-s’ (fotot)

Mijëra palestinezë qytetarë izraelitë, morën pjesë sot në marshime për të shënuar 76 vjetorin e “Katastrofës” e njohur në vend si ‘Nakba’. Protestuesit marshuan në rrënojat e fshatrave të dikurshme palestineze, nga ku mijëra njerëz u dëbuan gjatë vitit 1948 në luftën që solli krijimin e Izraelit.

19:33
Takimi i kryeministrit me emigrantët në Greqi/ Mitsotakis i vërsul Ramës nipin e tij, humbës i bashkisë së Athinës! Poston foton me djalin e Fredi Belerit dhe e sjell si shembull

Atmosfera kuq e zi e shqiptarëve në Teatrin e Krishtlindjeve, bashkë me fjalimin historik të Edi Ramës, do të qëndrojnë gjatë si një gozhdë e madhe, e ngulur në trupin e politikës dhe shoqërisë greke. E gjitha kjo po tentohet të eklipsohet e të përçmohet në vendin fqinj.

19:28
“Po ta provojmë një herë Turqinë o burrë, sa ton ka?”, TCH zbardh përgjimet e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt vendeve të BE-së

Top Channel ka siguruar dosjen grupit të strukturuar kriminal, të cilët trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së.

19:24
Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales, ja ku mund ta ndiqni “BBV3” LIVE!

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta.

19:14
“Rusia po kthehet prapa në kohë, Ukraina ecën përpara”, Blinken në Kiev: Moska duhet të paguajë për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar sot Kievin nga ku ka mbajtur edhe një fjalim gjatë së cilit deklaroi se Rusia gjithmonë e ka nënvlerësuar egërsinë me të cilën Ukraina e mbron territorin e vetë.

19:06
Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të heshtë për sulmet ndaj ndihmave për Gazën, thotë Katari (fotot)

Ministria e jashtme e Katarit dënonte sot një sulm nga ekstremistë të dyshuar hebrej ndaj kamionëve që çonin ndihma në Gaza, në një postbllok të zonave të pushtuara të Bregut Perëndimor.

19:03
Vrau nënën me thikë/ Autori Arsen Dani kishte mbaruar studimet për mjekësi, gazetarja: Ishte ekselent i specializuar…

Një ngjarje e rëndë ndodhi tronditi Lezhën ditën e djeshme, ku një 86-vjeçare u vra nga djali i saj.

18:58
Miratohet projektligji për “agjentët e huaj”, shpërthejnë protestat në Gjeorgji! Policia ndërhyn me forcë, disa të lënduar

Parlamenti i Gjeorgjisë votoi ligjin për “agjentët e huaj”, që prej javësh ka shkaktuar protesta masive në rrugët e vendit.

18:55
“Në gjendje shoku, nuk është marrë ende në pyetje”, gazetarja Hoxha për të dashurën e Erdgys Arrazit: Ja çfarë ka thënë në qendrën ku po mbahet “e izoluar”

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa në Top News ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj për shkak të tradhëtisë dhe dhunës së bashkëshortit.

18:46
Emigraciani i paligjshëm, Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar gjatë Ministerialit të mbajtur në Tiranë, një Deklaratë Bashkëpunimi.

18:38
Tre të vrarë nga ushtria në protestat e dhunshme për ushqimin dhe rritjen e çmimeve në Pakistan (fotot)

Qindra njerëz merrnin pjesë sot ne funeralin e tre të rinjve të vrarë një ditë më parë në protestat që vijojnë prej tre ditësh në zonën pakistaneze të Kashmir për rritjen e kostove.

18:37
Ndryshon ligji i privatizimit! Prona shtetërore mund të këmbehet me pasuri private, opozita: Hoqët përgjegjësitë

Komisioni i ekonomisë ka miratuar mes debatesh një ndryshim mbi ligjin e privatizimit të objekteve të rëndësisë së veçantë që datonte nga viti 2008.

18:37
Krim në familje në Shkup, vëllai godet për vdekje vëllanë dhe kunatën

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit.

18:33
Luis Enrique: Mbappe? Mendoj se po bie shi sot dhe më pëlqen shumë, t’u përgjigja në mënyrë perfekte

Warren Zaire-Emery ka shprehur dëshirën e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me Francën, por Luis Enrique nuk është i të njëjtit mendim.

18:30
10 apartamente, dyqane, vilë dhe makinë/ SPAK sekuestron pasurinë 3 milionë euro të Oltian Bistrit, ish-shefit të Operacionales

SPAK njoftoi se me vendim gjyqësor realizoi sekuestrimin e 36 pasurive që dyshohen se i përkasin ish funksionarit të policisë Oltian Bistri dhe të afërmeve të tij, që të gjithë rreth i ngushtë familjar, të cilët i janë nënshtruar hetimit pasuror.

18:27
“Nuk e fsheh dot, do mërzitesha nëse…”, çfarë tregon Juli pak para prime-t të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.

18:27
Dyshohet se kishin lidhje me organizatën “FETO”, arrestohen 544 persona në Turqi

Në Turqi 577 persona janë arrestuar të martën nën dyshimin e lidhjeve me predikuesin Fetullah Gulen të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan e akuzon se qëndron pas përpjekjeve për grusht-shteti në vitin 2016.

18:12
Në burg për aferën e Inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka

Gjykata Kushtetuese gjatë seancës së sotme (14 maj) ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka kundër procedurave të ndjekura gjatë seancës së Gjykatës së Lartë ku u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

18:05
“Më ke përndjekur”/ Heidi përplaset me Meritonin: Çfarë nuk kupton…

Debatet mes Meritonit dhe Heidi nuk ndalojnë. Kjo e fundit akuzon banorin për përndjekje.

18:01
Rritet mosha për të blerë duhan, ja shteti që kërkon ashpërsimin e ligjit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën.

17:52
Rendi global i dhunës e luftës shkakton numra rekord të zhvendosurish brenda vendeve – raporti (fotot)

Konfliktet aktuale në Gaza, Sudan e në Republikën Demokratike të Kongos kanë detyruar zhvendosjen e brendshme të një totali prej 68 milionë njerëzish deri në fund të vitit 2023 – shifra më e lartë që prej mbledhjes së kësaj statistike 15 vjet më parë.

17:38
“Çdo gjë mund të ndodhë”, Sylvinho optimist për paraqitjen e Shqipërisë në “Euro 2024”

Kombëtarja shqiptare e futbollit pati një short të vështirë në kualifikimin e saj të dytë në një kampionat europian. Shorti ku Shqipëria është së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë u konsiderua si “grupi i ferrit”.

17:20
Krime lufte ndaj popullsisë civile, ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj ish-drejtorit të burgut të Prishtinës dhe 2 vartësve të tij

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të martën aktakuza në mungesë kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me inicialet L.Ç, P.B dhe M.I, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në periudhën 1998-99.

17:19
Aksident tragjik me 8 të vdekur dhe 45 të plagosur, autobusi që po transportonte punëtorë ferme përplaset me një tjetër mjet  

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida, si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur të paktën 8 persona, dhe 45 të tjerë të plagosur, prej të cilëve 8 në gjendje të rëndë.

17:15
Qeveria e Niger thotë se SHBA ‘shkeli paktin’ ushtarak, pas anësimit me Rusinë (fotot)

Kryeministri Ali Mahaman Lamine Zeine tha në një intervistë se trupat amerikane ‘qëndronin në vendin tonë dhe nuk bënin asgjë teksa terroristët vrisnin njerëz’.

17:03
Mbappe te Reali, çështje e kryer! Zbulohet data kur francezi zyrtarizohet te “galaktikët”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe së fundmi e zyrtarizoi largimin nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni. Të gjithë tashmë po presin zyrtarizimin e klubit të tij të ri që sipas të gjitha mundësive do të jetë Real Madridi.

16:55
U arrestua gjatë “Metamorfozës”, biznesmeni Pëllumb Gjoka kërkon lirimin nga burgu

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe i vënë nën hetim për bashkëpunim me grupet kriminale, kërkon lirimin nga burgu.

16:46
Aktivistja 28-vjeçare në grevë urie vdes nga ataku kardiak (fotot)

Një aktiviste tailandeze që kishte nisur një grevë urie në protestë ndaj burgosjes së saj për “ofendim ndaj monarkisë”, ka vdekur papritur pas dy muajve kur nisi masën ekstreme.

16:40
Lufta në Ukrainë, Kuleba: Ne nuk e hodhëm poshtë marrëveshjen për paqen, ja përse Rusia kërkon ta shpërndajë këtë gënjeshtër

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba deklaroi se Kievi nuk e ka hedhur kurrë poshtë një marrëveshje për arritjen e paqes me Rusinë.

16:26
Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Si pas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi.

16:20
Një nga misteret më të mëdha të Xhakondës më në fund mund të ketë një përgjigje (fotot)

Një eksperte gjeologjie deklaron se ka identifikuar panoramën e shikuar në sfondin e një prej pikturave më të famshme në botë, atë në pikturën e Mona Lisa, që mund të zgjidhë kështu një nga misteret më të vjetra të artit klasik.

16:17
Skuadra e promovuar në Serie A nis punën për sezonin e ri! Icardi dhe Correa pjesë e ekipit?

Pas ngjitjes në Serie A, te Como kanë nisur nga puna për skuadrën që do të kenë në dispozicion sezonin e ardhshëm.

16:16
Organizata kriminale në Itali, policia në kërkim të vëllezërve shqiptarë që drejtonin trafikun e drogës dhe dy të tjerëve

Katër shqiptarë nga Tirana, Vlora dhe Dibra janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe italiane, pasi dyshohet se janë përgjegjës për trafikim të lëndëve narkotike. 

16:01
Reformë edhe te inspektimet! Rama njofton ndryshimet: Këshillim dhe jo gjobë herën e parë, bizneset korrekte nuk kontrollohen

Inspektoriatet do të reduktohet dhe do të shkëputen nga ministritë, për të dalë në formë autonome.

15:52
Trafik droge nga vendet e Lindjes së Mesme drejt BE/ SPAK shpall pretencën për grupin e strukturuar kriminal, ja sa vite burg kërkon për 14 anëtarët

SPAK shpalli pretencën për grupin kriminal  të cilët trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së.

15:51
Kosova po shkon në zgjedhje! Reagon Besnik Tahiri: Shpërbërja e parlamentit ndodh kur Kryeministri shkarkohet ose jep dorëheqjen

Shpërndarja e legjislaturës aktuale të Kuvendit të Kosovës po shihet si një mënyrë për të shkuar vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

15:47
E trishtë/ Helmohen qentë në Vlorë, dhjetëra kafshë endacake dhe shtëpiake ngordhën brenda 24 orëve

Top Channel raportoi një ditë më parë për rrezikun nga qentë endacakë në Vlorë, por zgjidhja që kanë gjetur disa persona, është brutale.

15:45
Hapen aplikimet e reja për punësimin e elektriçistëve në OSHEE, rritet kriteri i moshës deri në 35 vjeç

Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është prezantuar sot nga Zv.Kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH.

15:36
Mjekësia, studentët kundër ligjit! Një përfaqësi e tyre janë dëgjuar në parlament nga deputetët

Studentët e Mjekësisë, të cilët e kundërshtojnë edhe projektiligjin, ku u reflektuan ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese, kanë parashtruar problematikat e tyre përpara grupit parlamentar të të rinjve, i pari në fakt pas pothuajse një viti, që kur nisën kundërshtitë e studentëve.

15:27
Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja

15:19
Tmerr në Francë teksa sulmues të maskuar ndalojnë furgonin e burgut, vrasin dy roje për të liruar krye-trafikantin (fotot)

Janë publikuar pamjet e tmerrit kur sulmues të armatosur kanë ndaluar sot në hyrje të një autostrade në Francë automjetin e burgut ku mbahej trafikanti njohur si “Miza”, teksa hapin zjarr duke vrarë të paktën dy oficerë dhe më pas largohen në këmbë.

15:16
Kryeprokurori kërkon kompetenca! Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Vlerësimi i prokurorëve ka dështuar

Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ligjeve raportin vjetor, nga ku përmes pyetjeve të deputetëve, dolën në pah disa probleme. Duke nisur nga mënyra e vlerësimit aktuale të prokurorëve.

15:14
Disa këshilla për të qenë fiks si një qytetar evropian

Mund ta keni vënë re kur në mëngjes qytetin e mbulon një mjegull tymi, apo të nuhasni ajrin me aromën e rëndë që e karakterizon.

15:10
Humb jetën policja në Kosovë, dyshohet se vrau veten në shtëpinë e saj

Një zyrtare e policisë në Gjilan është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj.

14:58
FOTOT/ “Shqipëria përtej plazheve e rërës”, Rama ndan artikullin për turizmin nga ‘Wanderlust’: Larmi traditash dhe diversiteti kulturor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një artikull që media “Wanderlust”, i ka kushtuar bukurive dhe turizmit shqiptar, të shoqëruar me pamje.

14:46
Kultivonte kanabis në sera, në pranga 29-vjeçari në Shpor të Shkodrës. Asgjësohen 236 fidanë

Në pyllin e Shporit u gjetën dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi, ndërsa u vu në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

14:35
Avokatët kërkojnë dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka, shtyhet seanca për Berishën! Gjokutaj: Pretendojmë njëanshmëri

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka, duke paraqitur vendimin e gjykatës së prerë.

14:30
E PLOTË/ Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit, s’do ta kisha lënë kurrë

Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës në orën 09:55 minuta.

14:04
Vrasja e policit në Fier/ Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë heshtje, Salianji: Dënojmë ashpër ngjarjen, gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë

Vrasja e policit të forcave “Shqiponja” Novruz Cenalia në Fier nga Azgan Mernica, ende në arrati, është diskutuar edhe në Komisionin e Sigurisë.

13:54
Rusia front i ri kundër Perëndimit, Osmani: Po e ndihmon Serbia!

Serbia po ndihmon Rusinë të largojë fokusin nga lufta e Ukrainës dhe të hapë një front të ri kundër Perëndimit.

13:53
Stuhia rrëzon billboard-in, vriten 14 persona! Publikohet video e tmerrit në Indi

Shembja e një billboard-i gjigand i ka marrë jetën të paktën 14 personave e ka plagosur shumë të tjerë në kryeqendrën financiare të Indisë, Mumbai.

13:43
Shkatërrohet banda e dy vëllezërve shqiptarë! Grupi kriminal në Torino po testonte nëndetëse për transportimin e kokainës

Një organizatë kriminale, që dyshohet se drejtohej nga dy vëllezër shqiptar, u shkatërrua në Torino, pas një operacioni të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

13:42
Zbardhet dëshmia e kunatës në Prokurori: Biseda e fundit me Almën! Pasi u ndava me të dhe fëmijët, Erdgysi më tha se…

Kunata e të ndjerës Alma Arrazi, Valentina Arrazi ka dëshmuar sërish në prokurorinë e Shkodrës.

13:14
“Ejani te rrugica e Berishës se do ketë surpriza”, thirrjet kërcënuese nga protesta e Rithemelimit te Bashkia: Do rrethojmë edhe SPAK-un

Rithemelimi ka kërcënuar hapur sot SPAK-un se do ta rrethojë nëse nuk arreston kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

12:58
Kërkoi ‘bashkim dënimesh’, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatjon Koçllarit, i arrestuar për trafik klandestinësh

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatjon Koçllarit, për “bashkim dënimesh”, nën hetim për trafikim të paligjshëm të 1120 emigrantëve nga Lindja e Mesme me destinacion Italinë e Jugut e më pas vendet e Bashkimit Evropian. 

12:49
“O vajzë e poshtër”, Egla shpërthen në ofendime ndaj Heidit: Tall këllqin tënd të vogël me mua…

Heidi dhe Egla janë përfshirë në një debat të ashpër me njera-tjetrën mbrëmjen e djeshme, pasi Egla bëri një koment për Heidin, duke e quajtur “lace”.

12:40
Molotov, vezë dhe qepë/ Bashkia e Tiranës përfshihet nga tymi, protestuesit shkatërrojnë gardhin metalik, përplasen me policinë

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione dhe hedhje molotovi, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

12:39
Vrasësi i dyshuar i policit në Fier foto me deputetin e PD, reagon Luan Baçi: Në 2021 ishte i ndershëm, s’më impresiononi dot

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë në Fier ditën e djeshme, Azgan Mërnica ka qenë ndër përkrahësit e deputetit të PD-së Luan Baçi në zgjedhjet e vitit 2021.

12:36
Skema e mikrokredive, Korreshi: Përmbaruesit po shesin shtëpitë me 30% të vlerës për marrë 1 milionë lekë. Kryeprokurori: Informacionin e ka…

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi kërkoi informacion nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me çështjen e mikrokredive.

12:27
Analiza satirike/ Gjekmarkaj: Nga Klosi kryemarangoz te Damua punëtor llaçi, deri te Filo e Isai akçihane, kronikë nga përgatitjet për ahengun e Athinës

Kronikë nga përgatitjet për ahengun e Athinës – Nga Agron Gjekmarkaj

12:16
Ligji për surrogacinë/ Konsultim publik me koalicionin pro familjes. Procesi mbyllet më 16 maj

Në 16 maj mbyllet konsultimi publik për projektligjin e shumë debatueshëm tanimë, për shëndetin seksual dhe riprodhues.

12:13
Atentat mikut të “Zotit të Drogës”! Bosi shqiptar Elvis Demçe në burg, rivalët i godasin miqtë

Tashmë që Elvis Demçe apo i njohur si “zoti i drogës”, ndodhet në burg në Itali, rivalët duket se po godasin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

12:12
FOTOT/ Flamur Noka dhe Sali Lushaj i japin një dorë protestuesve të heqin gardhin metalik, çfarë nuk u pa nga protesta e Rithemelimit

Protesta e shtatë e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës ka përfunduar pas rreth 90 minutash nga momenti kur kishte nisur.

12:05
Del shifra, ja sa shqiptarë u përgjuan nga prokuroritë gjatë vitit 2023

Prokurori i Përgjithshem, Olsian Çela prezantoi sot raportin për kriminalitetin për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve.

11:57
Fotolajm/ “Free Berisha”, Argita Malltezi paraqitet në protestën para Bashkisë me bluzën e veçantë

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës me një bluze të veçantë. 

11:36
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës/ U thirr pas kallëzimit të vjedhjes së serverëve në zyrat e PL

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës.

11:33
Foto lajm/ Protestuesi me çantën kuq e zi, mban në duar qese me vezë dhe qepë

Një prej protestuesve të mbledhur para bashkisë së Tiranës kishte marrë vezë dhe qepë. Pasi i ka mbledhur, ai ka nisur të gjuajë drejt kordonit policor të vendosur para godinës.

11:25
Humbet kontaktet me të vëllanë, 55-vjeçarja e kallëzon pas tre ditësh në polici

Në komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. M., 55 vjeçe, banuese në Durrës, se prej 3 ditësh, kishte humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë po punohet për gjetjen e këtij shtetasi.

11:18
Sherr mes dy personave në Shkallnur të Durësit, goditet me sëpatë 26-vjeçari! Shkak dyshohet…

Një sherr i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallnur të Durrësit.

11:18
Miratohet marrëveshja e pensioneve me Italinë në Komisionin e Integrimit

Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë me Italinë është miratuar në Komisionin e Integrimit.

11:08
“Nëse doni luftë, jemi gati!” Lavrov kërcënon Perëndimin: Nuk i jepni dot ultimatum Rusisë

Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë për Ukrainën në fushën e betejës, Rusia është e përgatitur për këtë, citohet të ketë thënë të hënën ministri në detyrë i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

10:49
Po i shisnin drogë një malazezi, arrestohen tre persona në Shkodër! Në pranga edhe nëna e njërit prej shitësve, ka…

U kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa, vihen në pranga 3 persona në Shkodër. 

10:38
Ishte e fundit që pa gjallë Alma Arrazin me tre fëmijët/ Kunata paraqitet sërish në Prokurorinë e Shkodrës, hetuesit dyshojnë se…

Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës.

10:36
U vra nga i biri me thikë, e moshuara përcillet sot për në banesën e fundit

86-vjeçarja Gjylije Dani do të përcillet sot për në banesën e fundit.

10:30
Autori ende i lirë/ Pika të shumta kontrolli në Fier pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, kërkimet përqendrohen në fshatin Sulaj

Pika të shumta kontrolli kanë ngritur ‘blutë’ e Fierit në të gjitha hyrje daljet e qytetit për ndalimin e 23 vjeçarit Azgan Mërnica që vrau ditën e djeshme policin e forcave “Shqiponja” dhe që ende vazhdon të jetë i lirë.

10:30
“RENEA gati të vrasë ekzekutorin e policit”, Karamuço i tronditur: Jam pikëlluar, s’dua të paguaj taksat për burgun e tij, është kriminel

Karamuço i ftuar në “Top Story” mbrëmjen e djeshme, është shprehur tepër i pikëlluar për vrasjen e policit 28-vjeçar në fshatin Baltëz të Fierit.

10:30
Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja e thirrjes

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paraqitur në SPAK, ku u mor në pyetje për rreth 30 minuta. 

10:21
Menaxhimi i flukseve migratore dhe bashkëpunimimi kundër krimit të organizuar/ Tirana mikpret Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Kryeqyteti shqiptar mirëpret për herë të dytë brenda pak muajsh, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit.

10:20
Finalja e Kupës për të “thyer” tabunë Egnatia, Kukësi kërkon trofeun e tretë

Kukësi dhe Egnatia do të diskutojnë mbrëmjen e kësaj të marte trofeun e Kupës së Shqipërisë.

10:12
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, shpallet në kërkim autori në Bulqizë

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P. në Bulqizë.

10:08
Athina sërish në protestë kundër presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, qeveria greke kërkon respektimin e Marrëveshjes së Prespës

Athina zyrtare ka protestuar përsëri ndaj presidentes së re të Maqedonisë së Veriut Gordana Silianofska Dafkova.

10:02
E rëndë/ 19-vjeçarja akuzon çiftin grek se e kishin dehur dhe përdhunuar! Ekziston një video me akte seksuale

Një 19-vjeçare në Lamia të Greqisë ka denoncuar në polici një 64-vjeçar dhe një 35-vjeçare për përdhunim dhe regjistrimin e një video pornografike.

10:01
Strategjia për menaxhimin e flukseve migratore, Gonzato: BE krah Shqipërisë, plani në përputhje me standardet e vendeve evropiane

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë në Konferencën Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor.

09:40
Ekzekutoi nënën me thikë në banesë/ Deklarata e 62-vjeçarit para policisë: Vrava 2 mijë vetë s’më besoi njeri, pasi….

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më besoi njeri, pasi vrava nënën time dhe më besuan”, kështu është shprehur para hetuesve 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani.

09:32
Lejuan legalizimin e një objekti 4-kate me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK dhe dy specialistët për ‘Shpërdorim detyre’

Pas hetimeve disa mujore Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka mbyllur hetimet duke proceduar penalisht ish-drejtoreshen e ASHK-së Sarandë, A.D., nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.