Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi sot që Kuba duhet të bëjë një marrëveshje me SHBA-në, duke paralajmëruar se kombi ishullor nuk do të marrë më naftë apo para.
Tre gra nga Shtetet e Bashkuara që po udhëtonin për në Milano u arrestuan në mesditë të shtunën në aeroportin Eleftherios Venizelos, ndërsa po përpiqeshin të eksportonin 72 kilogramë kanabis.
Motra e Stelinës ka reaguar sot në ‘Fan Club’, në lidhje me zhvillimet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në shtëpi, pasi Ina u bë pjesë e garës.
Kryeministri Edi Rama në hapje të sezonit të 6-të të podkastit “Flasim”, ka komentuar dhe samtimin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi.
Marcus Rashford do të mbetet një futbollist i Barcelonës edhe pas këtij sezoni. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’ sipas së cilës klubi e mori vendimin në ditët e fundit, pavarësisht rendimentit me ulje-ngritje të 28 vjeçarit të ardhur nga Manchester United, 4 gola në 6 ndeshje në Champions, 2 gola(por edhe 8 asist) në 18 ndeshje të La Liga.
Katër grupe komisionesh verifikimi kanë dalë në terren paraditen e sotme në fshatin Ferras për të konstatuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.
‘Stazh përpara ndeshjes? Nuk më takon mua të vendos, kemi një president. Unë jam trajner. Sigurisht që sa më shumë ditë të kemi aq më mirë është’-kështu u shpreh trajneri i përfaqësueses italiane, Gennaro Gattuso pas shortit të playoffit të Botërorit 2026 ku Të Kaltrit do të përballen me Irlandën e Veriut në 26 mars në Bergamo.
Irani paralajmëron: “Nëse sulmohemi, do të godasim rëndë bazat e SHBA-së dhe Izraelit”. Tel Avivi në gatishmëri maksimale
Ish-ministri Ilir Beqaj nuk heq dorë nga kërkesa për të lexuar dosjen e tij.
Si janë 24 orë nga jeta e një votuesi?
Ka një aks në merkaton e transferimeve që nuk është një autostradë, por që mund të përshkohet pa probleme. Nga njëra anë është Juventus që është në kërkim të një mesfushori, nga ana tjetër është Milani që ka nevojë të përforcojë mbrojtjen dhe në mes janë dy futbollistë që do të gëzonin Luciano Spallettin dhe Massimiliano Allegrin.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të dëborës, aksi Librazhd-peshkopi është bllokuar.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së banesave në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.
Reshjet e shiut e borës kanë shkaktuar dëme në një banesë dykatëshe, që i përket familjes së Naim Dragjoshit.
‘El Clasico’ e kësaj te diele vë sërish në qendër të vëmendjes portierët. Këtë radhë përballja do të jetë mes dy garidianëve me momente të ndryshme të karrierës së tyre; nga njëra anë është Thibaut Courtois, pikë referemi prej vitesh në futbollin ndërkombëtar, ndërsa në anën tjetër është Joan Garcia që do të përjetojë El Clasicon e tij të parë ndaj Realit të Madridit me fanelën e Barcelonës.
Reshjet e dendura të borës kanë sjellë vështirësi të shumta për banorët e zonave të thella malore në qarkun e Kukësit.
Banorët e fshatrave të njësisë administrative Novoselë, kryesisht ata të fshatit Bishan, janë të frikësuar nga prurjet e lumit Vjosë.
Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 77”.
Akademiku Artan Fuga shprehet se historia ka treguar që pushteti në Shqipëri nuk ka ndryshuar nga vullnete të brendshme, por nga jashtë.
Mjedisi i ashpër i Groenlandës, mungesa e infrastrukturës bazë dhe gjeologjia sfiduese deri më tani kanë penguar zhvillimin e minierave të metaleve të rralla, lëndët e para kritike për një mori produktesh të teknologjisë së lartë.
Federata Spanjolle e Futbollit ka rritur shpërblimin për skuadrat pjesëmarrëse dhe bën një shpërndarje më të ekuilibruar të tyre në bazë të rezultateve. Kështu mësohet se shpërblimi financiar në këtë kompeticion shkon nga 19 milionë euro që ishte në 2025 në 21.3 milionë për këtë vit. Këtë të dielë në jeddah ashtu sikurse edhe vitin e kaluar do të kemi El Clasicon mes Barcelonës dhe Realit të Madridit dhe ajo që do të triumfojë padyshim do të marrë një shpërblim më të lartë
Ina i ka treguar Mirit më shumë për marrëdhënien e saj me Keijsin.
Deputeti venezuelian Nicolas Maduro Guerra ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh nga i ati, presidenti në detyrë Nicolás Maduro, përmes ekipit të tij ligjor.
Një diskutim ka ndodhur mes Inës dhe Kejsit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pas situatës së krijuar nga puthja e tyre, e cila shkaktoi reagime dhe tensione me Stelinën.
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Transit”.
Kampionati italian i futbollit arrin në një moment të rëndësishëm që mund të përcaktojë ecurinë e tij në muajt në vazhdim. Frenimi i Napolit në Verona ka ridizenjuar klasifikimitn duke e shndërruar ndeshjen e mbrëmjes së kësaj të diele në San Siro si një rast të shkëlqyer për Interin që mund të thellojë miniarratisjen e tij, të paktën kundrejt kampionëve të Italisë
Territori i Qarkut Lezhë ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët, e dëborë në lartësi mbi 700 m. Aktualisht reshjet janë ndërprerë.
Prurjet në lumenjtë Seman janë kuota të larta, ndërsa ky lum ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, Njësia Administrative Fiershegan, Bashkia Lushnje dhe ka prezencë uji në oborret e banesave.
Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Në qarkun e Elbasanit gjatë gjithë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në zonat malore.
Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre.
Moti gjatë natës në qarkun e Dibrës është shoqëruar me reshje dëbore, të cilat në Preshkopi kanë arritur nga 13-25-40 cm, ndërsa vijojnë aktualisht reshje të pakta dëbore.
Pas publikimit të një videoje ku Keijsi shihej duke u puthur me Inën, banoren më të re të Big Brother VIP Albania, mes tij dhe Stelinës shpërtheu një debat i fortë.
Vijojnë kërkimet edhe sot për të dytën ditë, për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, të cilin dyshohet se e mori rrjedha e përroin në fshatit Dars të Klosit.
Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa nuk ka mungesë energjie në zonat urbane.
Një diskutim i fortë mes Stelinës dhe Kejsit ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Situata në territorin e Bashkisë Durrës këtë të diel, sipas autoriteteve paraqitet me mot të qetë.
Mijëra njerëz në Australinë verilindore kanë mbetur pa energji elektrike pasi një ciklon tropikal, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, kaloi nëpër zonë.
Pronari francez i barit zviceran ku 40 persona humbën jetën nga zjarri gjatë festimeve të Vitit të Ri u ka thënë hetuesve se një derë shërbimi kishte qenë e mbyllur nga brenda.
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të Shteteve të Bashkuara që ndodhen në Venezuelë të largohen nga vendi menjëherë, duke paralajmëruar për përkeqësim të situatës së sigurisë.
Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit.
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshme.
Ushtria amerikane raportohet se ka kryer sulme kundër ISIS-it në Siri këtë të shtunë, sipas mediave ndërkombëtare.
Evropa Veriore vijon të përballet me motin e keq, me erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme, që kanë shkaktuar të paktën 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë.
Alarmi evropian për ilaçin antitumorial Nilotinib Pharmascience, ka rënë në vesh të shurdhër në Shqipëri.
Periudha dyvjeçare midis Zikaltërve dhe Antonios nuk ishte e lehtë: në vitin 2021 ai fitoi Scudetton, por humbja në finalen e Europa League dhe gjithashtu dy eliminimet radhazi nga Liga e Kampionëve peshuan shumë.
Në fund të spektaklit të kësaj nate, banorët nominuan njëri-tjetrin me dy emra dhe dy arsye.
Opsionet e trajnerit të kuqezinjve për ndeshjen kundër Fiorentinës, lojtari portugezë dhe kroatë fillimisht mbetën jashtë loje. Rabiot është një shqetësim i vogël, ndërsa Ricci në nxemje. Ndryshime janë bërë edhe në krahë: Estupinan mund të jetë në fushë nga minuta e parë.
Për herë të parë u transmetua sot në Big Brother një video e Keijsit, duke u puthur me një vajzë bjonde.
Kutia e Pandorës ishte në dorën e Stelinës.
Konkurrenti Juxhin Plovishti u eliminua nga gara e Big Brother, pas 17 ditësh qëndrimi.
Keijsi kishte kërkuar nga Vëllai i Madh që t’i organizonte një surprizë për Stelinën dhe dëshira iu plotësua.
Teksa flitej për dashurinë, opinionistja Monika Kryemadhi u pyet nga moderatori Arbër Hajdari nëse beson në dashuri.
Faza e dytë e Serie A në Itali nis në mënyrën më të mirë të mundshme për Atalantën. Në Neë Balance Arena, skuadra bergamaske arriti të mposhtë Torinon 2-0 në atë që mund të konsiderohet dueli mes shqiptarëve teksa nga njëra anë ishte Berat Gjimshiti, ndërsa në krahun tjetër ishte Ardjan Ismajli dhe Kristjan Asllani edhe pse ky i fundit qëndroi në stol.
Opinionisti Arbër Hajdari është shprehur mosbesues ndaj marrëdhënies së komplikuar mes Keijsit dhe Stelinës, të cilët herë pas here kanë debate mes tyre.
Është publikuar raporti mjekësor për Berat Gjimshitit, mbrojtësin kuqezi i Atalantës, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Torinos, të cilën Atalanta e fitoi të shtunën në mbrëmje në New Balance Arena në Bergamo.
Pas debateve të shumta për marrëdhënien e saj me Mirin, Selin kërkoi të linte shtëpinë e Big Brother.
Berat Gjimsiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë.
Të paktën 65 të vdekur dhe mbi 2,300 të arrestuar në Iran, ndërprerja e internetit dhe reagimi i dhunshëm i forcave të sigurisë
Selin dhe Greta, dy kunata me njëra tjetrën jashtë shtëpisë së Big Brother, tentuan ta mbanin të fshehur raportin e tyre me banorët e tjerë.
Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, banorët e Big Brother Albania VIP 5 mësuan për pasojat nga përmbytja në Shqipëri për shkak të motit të keq prej pesë ditësh.
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Terni të Italisë, pasi akuzohet për trafikim drogë.
Ministria e Komunikacionit dhe Çështjeve Dixhitale e Indonezisë po heton keqpërdorimin e supozuar të funksionit të inteligjencës artificiale Grok në platformën X për të prodhuar dhe shpërndarë përmbajtje pornografike.
Qeveria e Nikaraguasë ka liruar dhjetëra të burgosur politikë, pas thirrjeve të Ambasadës së SHBA-së në Managua për lirimin e këtyre personave, njoftuan mediat zyrtare.
Të paktën 29 persona janë arrestuar në Minneapolis gjatë protestave për vdekjen e Renee Nicole Good, një grua që u qëllua nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Ka nisur me debate të forta këtë mbrëmje Big Brother, pas planit të organizuar nga disa banorë që të dilte dikush me zarf të zi, që të anulohej televotimi Miri-Selin-Juxhin.
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit.
Derbi i Stambollit në Superkupë vesh ngjyrat verdheblu. Fenerbahçe është fituese e edicionit të vitit 2026 të këtij kompeticioni pasi mundi në finale rivalët e Galatasaray me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Ataturk Stadium.
Në qarkun Elbasan orët e paradites janë karakterizuar nga kohë me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit.
Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Stafi i tre spitaleve në Iran ka deklaruar se spitalet e tyre janë të mbipopulluara me pacientë të plagosur dhe të vdekur, ndërsa protestat masive antiqeveritare vazhdojnë.
Roma rigjen 3 pikët në kampionatin italian të futbollit dhe këtë e bën në ndeshjen e parë të fazës së dytë të tij. Në Olimpico skuadra verdhekuqe iu imponua Sassuolos duke e mundur me rezultatin 2-0.
Aktori Daniel Stern, i njohur për rolin e tij në filmin ikonik “I Vetëm në Shtëpi” (Home Alone), është ndëshkuar nga autoritetet amerikane nën akuzën e kërkimit të shërbimeve të një prostitute në një hotel.
Për herë të parë në këtë sezon, në Big Brother VIP do të hapet Kutia e Pandorës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani “po shikon drejt lirisë, ndoshta si kurrë më parë”, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, në një postim në rrjetin social Truth Social.
Banorët e fshatit Çiflik janë ngritur mbrëmjen e sotme në protestë për shkak të përmbytjeve, që sipas tyre shkaktohen nga bllokimi i kanalit kullues.
Për rreth 500 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeç, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat”, këtë vit prindërit përveç detyrimit ligjor për të plotësuar DIVAN, mund të kenë edhe mundësi përfitimi.
Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar bënë që prindërit ti drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike.
Fusha e Tërbufit është përmbytur. Gjithsej janë përmbytur 700 ha sipërfaqe bujqësore në territorin e bashkisë Divjakë dhe 500 ha në bashkin Lushnjë.
Një aksident me vdekje në ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Fier-Shegan.
Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon ku u mësuan emrat e 8 ekipeve çerekfinaliste që do të vijojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.
Të paktën 65 persona janë vrarë dhe më shumë se 2,300 janë arrestuar gjatë dy javëve të protestave antiqeveritare që kanë tronditur Iranin.
Paraqitet e rëndë situate nga moti i keq në fshatin Malëshovë të Këlcyrës.
Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Teuta janë skuadrat e tjera çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë duke iu bashkuar kështu Tiranës, Dinamos, Partizanit dhe Bylisit.
Aktori turk Can Yaman është liruar pasi u arrestua në kuadër të një hetimi për trafikim dhe përdorim droge, i cili përfshin disa personazhe të njohur, gazetarë dhe figura VIP në Stamboll gjatë ditës së sotme.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43-vjeçari i cili u aksidentua në aksin rrugor Peqin-Elbasan pak ditë më parë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi këtë javë vendosjen e një kufizimi njëvjeçar që do të ulte normat e interesit të kartave të kreditit në 10%, një veprim që ka shkaktuar reagime të përziera mes ligjvënësve, sektorit bankar dhe publikut.
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, do të bllokohet gjatë natës segmenti rrugor Bogë, Qafë Thore- Theth.
Qëndrimi i autoriteteve iraniane ndaj protestave më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit duket se po ashpërsohet më tej, pasi Garda Revolucionare i atribuoi trazirat “grupeve terroriste” dhe deklaroi se ruajtja e regjimit përbën një “vijë të kuqe”.
Manchester City nuk pati aspak mëshirë për Exeter në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup në Angli.
Ministria daneze e Mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarët danezë të vendosur në Groenlandë kanë urdhra të përhershëm për të hapur menjëherë zjarr ndaj çdo force pushtuese, përfshirë edhe personelin amerikan, pa pritur leje nga komandantët.
Marc Marquez vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri të Botërorit të MotoGP të këtij viti dhe sipas programit rinis aktivitetet në pistë pas dëmtimit të pësuar në muajin tetor të vitit të kaluar.
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ballë goditi brigjet e Ishujve Talaud në Indonezi njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se në kushtet e motit të vështirë që ka përfshirë vendin, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë angazhuar pa ndërprerje në të gjithë territorin, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në qarkullim.
Këtë të dielë e gjithë vëmendja e admiruesve të futbollit italian do të jetë në San Siro ku do të luhet superpërballja mes Interit dhe Napolit, një ndeshje që sic e pohoi edhe vetë trajneri i zikaltërve Cristian Chivu mund t’i japë drejtim sezonit.
Në Qafën e Llogarasë kanë rinisur reshjet e dëborës, të cilat kanë shkaktuar disa probleme në qarkullimin rrugor në këtë aks, nga fshati Dukat deri në zonën e Palasës.