15:50
Manastirliu me Presidentin e Kroacisë në shkollën 9-vjeçare në Kamëz/ Qeveria kroate financoi ngritjen e laboratorit të teknologjisë dhe informacionit
Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviç, i shoqëruar nga zonja e parë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP në Shqipëri, Monica Merino, kanë vizituar shkollën e re 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Kamëz.