E shtunë, 04 Janar 2025
18:41
Vija bregdetare e Plazhit të Vjetër në Vlorë “pushtohet” nga shpendë të ngordhur, fenomeni i çuditshëm shqetëson qytetarët

Përgjatë vijës bregdetare të Plazhit të Vjetër, mbrëmjen e sotme, qytetarë të Vlorës të cilët kalojnë në këtë zonë janë përballur me disa shpendë të ngordhur, përfshirë lejlekë dhe specie të tjera të cilat zakonisht qarkullojnë  në këtë zonë.

18:33
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar

Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vjetër do të përfshihet nga ngricat siberiane.

18:21
Njihej me Princin William? Kush është viktima e sulmit terrorist të 1 janarit në New Orleans

Britaniku Edward Pettifer është konfirmuar të jetë një nga viktimat e sulmit terrorist të 1 janarit në New Orleans.

18:10
Forcat ruse bombardojnë një kompleks banimi në Sumi, tre të plagosur

Së paku tre persona, mes tyre dy fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në rajonin Sumi në veriperëndim të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale.

17:57
Biden i bën dhuratën e fundit Izraelit, në më pak se dy javë në detyrën e Presidentit planifikon…

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin për një shitje të planifikuar të armëve prej 8 miliardë dollarësh Izraelit.

17:46
Suedia nis gjuetinë ndaj ujqërve, do të vriten 10% e popullsisë së kafshëve të egra

Suedia filloi gjuetinë e saj vjetore të ujqërve këtë javë, duke lejuar që gati 10% e popullsisë së specieve të rrezikuara të vriteshin, pasi konservatorët ngrenë shqetësime për politikën e diskutueshme.

17:24
“Ti je palaço, si s’të vjen pak turp!?”/ Debati i ashpër mes Rozanës dhe Valbonës, banorja: Turpin…

Rozana dhe Valbona janë bërë përsëri protagoniste në shtëpinë e Big Brother Vip pas një debati të ashpër mes tyre.

17:18
Akuzat për pagesat e fshehta, Trump sulmon gjyqtarin Merchan: Duhet të shkarkohet!

Donald Trump e ka cilësuar vendimin e gjyqtarit Juan Merchan për ta dënuar atë me 10 Janar, 10 ditë para inaugurimit të tij, si një sulm të paligjshëm politik dhe një teatër të inskenuar.

17:02
Vijojnë paqartësitë politike në Seul, mijëra koreano-jugor protestojnë kundër presidentin Yoon

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.

16:47
Vdekja tragjike e Liam Payne/ Furnizoi me drogë ish-yllin e “One Direction”, arrestohet kamerieri në Argjentinë

Një kamerier i akuzuar për furnizim me drogë për Liam Payne para vdekjes së tij është arrestuar, sipas mediave argjentinase.

16:23
Sulmi në Nju Orlins dhe shpërthimi i kamionit Cybertruck, Uashingtoni shton masat e sigurisë

Forcat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Uashington dhe në zonën përreth po mobilizojnë përforcime, ndërsa përgatiten për sigurimin e tre aktiviteteve të rëndësishme në kryeqytetin e vendit.

16:11
Izraeli nuk ndal sulmet as gjatë bisedimeve për armëpushim, dhjetëra të vrarë në Gaza

12 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin e Gazës të shtunën në mëngjes, njoftuan mjekët palestinezë, ndërsa ndërmjetësuesit në Katar, nisën një përpjekje të re për një marrëveshje armëpushimi.

15:55
VIDEO/ Shtohet fluksi në pikën kufitare të Qafë Thanës, bie sistemi në doganën maqedonase

Në doganën e Qafë Thanës pak momente më parë ka rënë sistemi në doganën Maqedonase, çka ka bërë që të krijohet fluks në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.

15:51
U transferua në spitalin në Athinë, si paraqitet gjendja e Kryepeshkopit! Anastas Janullatos, nën monitorim të vazhdueshëm

Spitali “Evangelismos” (Ungjillëzimi) ku kurohet prej së premtes në mbrëmje Fortlumturia e tij Anastas, ka lëshuar një deklaratë mjekësore në lidhje me shëndetin e Kryepeshkopit të Shqipërisë, ku ndër të tjera thuhet se pavarësisht historisë së tij të rënduar mjekësore, gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme dhe po i nënshtrohet analizave të nevojshme mjekësore.

15:37
Kthimi në pas festave/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, në 24 orë kanë 6500 shtetas

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vijon largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve.

15:31
Tradita në zhdukje! Njihuni me Pren Oga, prej 40 vitesh përgatit vegla muzikore

Në Elbasan, zonës së Shpatit, e njohur për ruajtjen dhe kultivimin e traditës, i ka mbetur vetëm një dajrexhi që jo vetëm i bie dajres por edhe e punon atë.

15:27
Dëbora deri në 40 centimetra në Kukës, në zonat e thella bëhet apel për kujdes

Kukësi është zgjuar i zbardhur nga bora, në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

15:22
Shërbimi i sigurisë së Rusisë parandalon sulmin me bombë, arrestohen katër autorët e dyshuar

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot se parandaloi një sulm me bombë në Yekaterinburg dhe arrestoi katër të rinj që dyshohet se po planifikonin ngjarjen e rëndë.

15:22
Fluks në ikje dhe nga Vlora, shkak bëhet lëvizja e emigrantëve pas festave

Porti i Vlorës regjistron fluks të shtuar në dy ditët e fundit të vitit të ri.

15:15
Humbi në gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orë kërkimesh turistja austriake

Pas shume orë kërkimesh e humbur në gadishullin e Karaburunit gjendet nga forcat e Policisë se Vlorës dhe specialistë të ADZM turistja Austriake.

15:11
Kthimi në Itali pas festave/ Në Portin e Durrësit janë shtuar lëvizja e trageteve, shkak numri i lartë i lëvizjeve

Pas festave të fundvitit, anëtarët e diasporës shqiptare kanë nisur të largohen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

15:05
Gjykata e Apelit me qira/ Pas shkrirjes në një, ambientet e gjykatës në Tiranë janë të pamjaftueshme

Dy vjet nga implementimi i hartës së re gjyqësore që solli shkrirjen e 6 gjykatave të apelit në një të vetme në Tiranë, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon ndihmë për të gjetur ambiente të reja me qira ku do të vendosë gjykatën e Apelit.

15:01
Berisha krahason veten me Trump: Masat e sigurisë për paraqitje në 5 gjykata në javë, i shtuan votat Presidentit

Kryetari PD Sali Berisha në të parën konferencë për shtyp për 2025 vijoi qëndrimet akuzuese ndaj SPAK sikurse edhe në 2024.

14:49
Mbështeti hapur partinë gjermane të ekstremit të djathtë, Shcolz kritikon komentet e Musk

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar komentet “çoroditëse” të miliarderit Elon Musk, dhe mbështetjen e tij të hapur për partinë gjermane të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AFD).

14:37
Shprehu pëlqimin për Valbonën, banorja ia bën të qartë G Banit: Nuk kemi asgjë bashkë! Mos bëj…

Valbona dhe G Bani kanë biseduar për raportin mes tyre, pasi këngëtari ka shprehur pëlqimin për gazetaren.

14:10
Humbi kontrollin e makinës dhe përplasi për vdekje dy këmbësorët, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve u regjistrua të premten në fshatin Mjedë të Shkodrës.

13:55
Skiatorja shqiptare befason Europën, Colturi e dyta në Kupën e Botës!

Ky me sa duket është viti i parë që skiatorja jonë Lara Colturi po i tregon të gjithëve, se çfarë mund të bëjë dhe se do të jetë një ndër skiatoret kryesore të paktën 10 viteve të ardhshme.

13:54
Groenlanda kërkon pavarësinë! Kryeministri i ishullit: Duam shkëputjen nga Danimarka

Me një deklaratë që befasoi shumëkënd, dhe fjalë të qarta si asnjëherë më parë, kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, u shpreh për pavarësinë nga Danimarka.

13:53
Arbër Hajdari në shtëpinë e Klajdi Musabelliut, nis puna për rikonstruktimin e plotë të banesës së banorit të “BBV”

Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar në shtëpinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu në kryeqytet.

13:48
Vizita e Ficos në Moskë, analiza e DW: Grindja mes Sllovakisë dhe Ukrainës për gazin, taktikë shpërqendrimi!

Kryeministri sllovak Robert Fico po nis një grindje serioze me Ukrainën për shkak të ndalimit të tranzitit të gazit.

13:40
SHBA do sanksionojë naftën serbe, Vuçiç: Ma konfirmoi zyrtari amerikan!

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione kundër Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, e pohuar kjo nga vetë Aleksandar Vuçiç.

13:34
Zelensky refuzon mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë: Jo në kohë lufte, s’shkelim ligjin për Putinin!

Ukraina nuk do të mbajë zgjedhje nën ligjin ushtarak edhe nëse Rusia e vendos këtë si një prej kushteve për negociata, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

13:19
Dosja e ‘Toyota Yaris’, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të pandehurit

SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve ndaj katër personave , të zbuluar nga bisedat në Enchro, dhe që dyshohen se u korruptuan dhe korruptuan për të mbyllur dosje të ndryshme tek funksionarë të tjerë të drejtësisë.

13:15
Vdes në moshën 116-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Ndërron jetë njeri me i vjetër në botë, sipas rekordeve botërore Guinnes.

13:10
“Shpërthen” virusi HMPV në Kinë, spitalin mbushen plot, simptoma të ngjashme me Covid 19!

Mediat online po gëlojnë nga lajmet se Kina është duke u përballur me një tjetër epidemi, me pamjet në rrjet që tregojnë spitalet atje të mbushura plot me njerëz.

13:07
Misioni i BE në Siri/ Lideri i ri nuk i jep dorën ministres gjermane, reagon Baerbock: Ne vijmë këtu me pritshmëri të qarta

Europa po përpiqet të lërë gjurmën e saj në Siri, mes shpresave se vendi do të marrë një drejtim të ri, më miqësor me Perëndimin.

12:49
Rikthehen në Gjirokastër artizanët e punimit të gurit për të ringjallur rrugët e vjetra! Mjeshtri zbulon sekretin e gdhëndjes

Përgjatë dy dekadave pas rënies së komunizmit Gjirokastra ka humbur më shumë se 20 km rrugë të brendshme të shtruara me kalldrëm.

12:49
Festa mbaroi, nisin llogaritë! Si duhet të veprojmë me kaloritë e tepërta që kemi marrë

Me fillimin e Vitit të Ri ne bëhemi të vetëdijshëm se e kemi tepruar pak përgjatë festave me sheqernat, yndyrat, të skuqurat, alkoolin.

12:34
Vrasja e vëllait të Presidentit të Italisë merr një tjetër kthesë, Prokuroria e Palermos rihap hetimet: Ka të dhëna që…

Prokuroria e Palermos ka futur në regjistrin e të dyshuarve dy “persona të lidhur me mafien”, të cilët konsiderohen si vrasësit e Piersanti Mattarella, presidentit të Rajonit të Siçilisë, i vrarë më 6 janar 1980 në Palermo.

12:25
“Masa për mua se po sulmoj SPAK dhe GJKKO”, Berisha zbardh arsyetimin e vendimit kundër tij: Të hënën do të zbatoj detyrimin e paraqitjes

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke zbatuar kështu masën ndaj tij “detyrim paraqitje”.

12:07
Kronikë e shkurtër ngarkim-shkarkimi nga Kuvendi/ Satira e Gjekmarkajt: Nga mali me shporta i Nikos te kamioni që i jepte vetë Ulsiu; arka me verë, dengje sallami, bidona me ullinj…

Nga Agron Gjekmarkaj

12:02
Shqiptarët shtëpi bari edhe në çdo cep të Skocisë. Investigimi i Daily Record: Vjedhin energji elektrike, dëmi miliona paund

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit nëpër shtëpi apo magazina edhe në Skoci.

11:51
“Detyrim paraqitje” për Berishën, reagon Topalli: Vendim absurd nga drejtësia e politizuar!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas masës “detyrim paraqitje” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

11:45
Sulmi në New Orleans/ Kundërzbulimi i SHBA-së në alarm: Mund të ketë të tjera!

Sulmi në New Orleans mund të pasohet nga të tjerë: Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuara dhe nuk përjashtojnë mundësinë e episodeve të ngjashme me atë shokues të ditës së Vitit të Ri kur një veteran i ushtrisë amerikane drejtoi një kamion përmes turmës së njerëzve në lagjen më të famshme të qytetit.

11:23
Dhunoi dhe vodhi punonjësin e lavazhit, kapet 19-vjeçari në Sarandë

Një 19-vjeçar dyshohet se ka grabitur me dhunë punonjësin e një lavazhi në Sarandë.

11:10
“O shpirt i mamit, o dielli im”/ Përmallohet Parashqevi Simaku, takimi i plotë me të birin: Luke dëgjoi 6 herë këngën “E duam lumturinë”, u krenua me nënën e tij

Takimi i munguar prej vitesh dhe i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj, Luke Nolfe ishte emocionues për vetë protagonistët e kësaj historie, por edhe për publikun që ndoqi disa momente nëpërmjet “Instagram-it” të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim.

11:09
Arratisja e dy shqiptarëve/ Shpërthejnë mediat greke: Skandal! Të burgosurit e rrezikshëm ruheshin në siguri të ulët

Mediat greke, por dhe oficerë policie kanë reaguar ashpër pas arratisjes së dy 41-vjecarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias.

11:00
Turistja austriake bllokohet në Karaburun, kalon natën në mal! Kërkon ndihmën e autoriteteve për ta shpëtuar

Një shtetase austriake ka humbur orientimin në gadishullin e Karaburunit që prej të premtes.

10:40
“BE nuk do të financojë islamizimin e Sirisë”/ Baerbock në Siri: Ka shpresa për liri, por për gratë dhe minoritetet etnike…

Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do të jetë afër këtij shteti nëse synon paqen në të ardhmen, por nuk do të përkrahë islamizimin e Sirisë, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

10:32
Bora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin në zonat e thella, shumë fshatra pa energji elektrike

Kukësi është zgjuar sot i zbardhur nga bora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

10:15
Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, arrestohet shoferi i furgonit! Dyshohet se parakalimi i gabuar shkaktoi aksidentin tragjik

Shoferi i furgonit, që një ditë më parë përplasi për vdekje drejtuesin e një motori pranë mbikalimit Ishull – Lezhë, u vu në pranga

10:04
Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor, kryhet në Spitalin Memorial të Fierit ndërhyrja e rrallë

Procedura e trombektomisë, një ndërhyrje urgjente për të hequr mpiksjen e gjakut është realizuar për herë të parë në sistemin publik shëndetësor, në spitalin Memorial të Fierit.

09:55
U rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Spiropali uron Mike Johnson: E bindur se bashkëpunimi me Kuvendin e Shqipërisë do të zgjerohet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Mike Johnson, për rizgjedhjen.

09:32
Me armë zjarri në makinë, kapet ‘mat’ 33-vjeçari në kryeqytet

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta […]

09:17
“Vetëm ti më zbut”, Jozi dhe Loredana në çaste romantike pranë njëri-tjetrit

Loredana dhe Jozi kanë ndarë disa çaste romantike, teksa kanë qëndruar pranë njërit-tjetrin në shtrat në orët e para të mëngjesit.

09:06
Julia Ilirjani reagon për publikimin e takimit të Parashqevisë me djalin: Përpjekjet tuaja për të hedhur baltë…

Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar pas takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj, duke iu përgjigjur kritikave se momenti i takimit është filmuar nga Eltoni pa dëshirën e këngëtares.

08:42
10 miliard dollarë duke krijuar një produkt që nuk do të dalë kurrë në treg! Çfarë po bënte Apple?!

Apple, një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, ka vendosur të ndalojë projektin e saj ambicioz për ndërtimin e një makine elektrike.

08:35
Trump pritet të dënohet dy javë para se të betohet si President, gjykatësi do të vendosë…

Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen e parave që ka dyshohet se ka dhënë në këmbim të heshtjes.

07:27
“Do të doja 18 sekonda…”/ Dëshira e Xumit ndaj Eglit: Të ishe brenda meje të kuptoje çfarë ndiej

Pas shpërndarjes së letrave anonimë në shtëpi, Egli dhe Xumi kanë zhvilluar një diskutim së bashku me njëri-tjetrin jashtë në oborr.

07:20
Multivitaminat, të dobishme apo të tepërta?

E vërteta është që nëse hani një ushqim të pasur me fruta, vitamina dhe ushqime të pasuruara atëherë me siguri po merrni dozën e nevojshme të tyre.

07:04
E shtuna me mot të paqëndrueshëm, dita nis me mjegull dhe ngrica

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

E premte, 03 Janar 2025
22:56
Bleu heshtjen e aktores së filmave për të rritur 10 mijë $, gjykata jep vendimin për Trump 10 ditë para se të betohet si President

Një gjykatës në Nju Jork ka vendosur që më 10 janar të shpallë vendimin për presidentin Donald Trump në lidhje me skandalin ku është përfshirë aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

22:52
“Ndodh mrekullia”/ I humbur prej ditësh në parkun e kafshëve të egra, shpëtohet 8-vjeçari

Një djalë 8-vjeçar nga Zimbabve u gjet 5 ditë pasi humbi në parkun e kafshëve të egra, Matusadona.

22:22
Çfarë ka ndodhur me Ursula von der Leyen? Presidentja e KE-së anulon angazhimet, diagnostikohet me…

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është diagnostikuar me “pneumoni të rëndë” dhe për pasojë ka anuluar angazhimet e saj për dy javët e ardhshme, njoftoi zyra e saj të premten.

22:00
Hamasi konfirmon: Bisedimet për marrëveshjen e Gazës do të rifillojnë të premten

Një delegacion izraelit pritet të mbërrijë në Katar mbrëmjen e kësaj të premteje për të vazhduar negociatat për një marrëveshje pengjeje dhe armëpushimi në Gaza.

21:39
Irani proteston ndaj projektit të ndërtimit të digës nga Afganistani

Ministria e Jashtme e Iranit protestoi këtë të premte kundër një projekti që përfshin ndërtimin e një dige nga Afganistani në lumin Harirud, me arsyetimin se kjo mund të zvogëlojë rrjedhën e ujit dhe mund të përbëjë shkelje të traktateve dypalëshe.

21:14
“Ku ishit më 1 janar?”/ Tragjedia me 12 të vdekur në Cetinje, malazezët protestojnë para qeverisë duke kërkuar përgjegjësi

Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësja politike e sistemit të sigurisë, pas vrasjes së 12 njerëzve më 1 janar në Cetinje.

20:53
Shkrimtari ukrainas që kundërshton propagandën ruse, Zhadan: T’i bashkohesh luftës nuk është “biletë pa kthim”

Rusia ka një histori të gjatë të vrasjes së artistëve ukrainas. Nga proto-punks (rrymë muzikore) të viteve 1920 në spastrimet e Stalinit deri tek brezi aktual ndodhet në vijën e parë të luftës së Putinit, lista është e gjatë dhe vazhdon të rritet.

20:43
Dy vota bëjnë diferencën, Mike Johnson fiton kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Mike Johnson fiton kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, me vetën dy vota diferencë.

20:22
Qyteti 85 miliardë dollarësh për të ndaluar mbipopullimin e Pekinit, ja pse është pothuajse i ‘braktisur’

Xiong’an, mega projekti i presidentit kinez, Xi Jinping i ndërtuar rreth 70 milje larg Pekinit për të ndaluar mbipopullimin e kryeqytetit.

20:17
VIDEO/ Gol spektakolar! Ernest Muçi e nis 2025 me një goditje fantastike ndaj Rizespor

Nuk kishte sesi të niste më mirë viti 2025 për Ernest Muçin!

19:59
Fotot/ “E dua nënën time”, moment rrëqethës, Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj: Zoti të bekoftë!

Dëshira e saj  më e madhe prej vitesh, sot është bërë realitet!

19:52
Shqiptari i radhës në Seria A? Lecce synon Arbër Hoxhën në merkaton e janarit

Lecce ka kontaktuar Dinamon e Zagrebit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha në merkaton e janarit.

19:51
Festë përtej mundësive! Rritja e shpenzimeve ndodh edhe prej botës digjitale, pasi shtohet presioni për…

Me përfundimin e dhjetorit, vjen edhe një analizë e shpenzimeve në muajin e parë të vitit të ri.

19:39
Aksidentet, 800 më shumë në 2024! Rritet numri i të dëmtuarve në rrugë, kryesisht të rinj që nxitojnë

Numri i aksidenteve rrugore me makina, motorë biçikleta dhe monopate gjatë vitit që lamë pas ishte afro 800 më shumë se një vit më parë.

19:27
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro për mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Elon Musk ndezi një debat të ri kundër qeverisë britanike Laburiste, teksa i bën thirrje mbretit Charles të shpërndajë parlamentin dhe të urdhërojë zgjedhje të reja të përgjithshme në Britani.

19:12
Salah bën gati valixhet të largohet nga Liverpool: Janë gjashtë muajt e fundit të kontratës, askush nga klubi nuk ka folur për rinovimin

Mohamed Salah është në përfundim të kontratës me Liverpoolin dhe, në një intervistë për Sky Sports UK, e ka komentuar kështu situatën e tij: “A është ky sezoni im i fundit në Liverpool? Deri tani, po. Janë gjashtë muajt e fundit, nuk ka asnjë përparim për rinovimin. Jemi shumë larg çdo progresi. Prandaj, duhet thjesht të presim dhe të shohim.” 

19:02
Dënoi me burg Saimir Tahirin dhe gjobë Ermonela Felajn, cili është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pas vendimit që mori sot Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.

18:55
Agresioni rus, Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për ndaljen e luftës në Ukrainë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mund të luajë rol “vendimtar” për t’i dhënë fund luftës disavjeçare në mes Ukrainës dhe Rusisë.

18:46
Ndalimi i shtetasit Iranian të kërkuar nga SHBA, Irani qorton ambasadoren italiane

Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadoren italiane në Teheran të premten, për të protestuar në lidhje me ndalimin e një shtetasi iranian të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij të dyshuar në sulmin vdekjeprurës me dronë kundër forcave amerikane, raporton Reuters.

18:20
Aeroplani përplaset me një fabrikë mobiliesh, 2 të vdekur dhe 18 të plagosur

2 persona kanë vdekur dhe 18 janë plagosur pasi një aeroplan u rrëzua në çatinë e një fabrike mobiliesh në Kaliforninë Jugore, ku punonin të paktën 200 persona.

18:18
EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje dy këmbësorë

Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve ka ndodhur në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës.

17:58
Familjarët e viktimave alarmohen pas lirimit të 20 ‘kapove’ të mafias siçiliane, ja çfarë rolesh kishin në kohën e sundimit të Cosa Nostras

Familjet e viktimave të vrarë nga mafia siçiliane kanë shprehur frikën se më shumë se 20 mafiozët e liruar gjatë tre muajve të fundit mund të kthehen në lagjet që dikur kontrollonin.

17:50
Dyshimet për transparencë, analiza e VOA: Niveli i besueshmërisë së republikanëve në saktësinë e zgjedhjeve rritet pas fitores së Trump

Shumica e republikanëve thonë se i besojnë rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2024 pas fitores së Donald Trumpit, sipas një ankete të re që pasqyron një kthesë të dukshme të votuesve republikanë që ishin shprehur skeptikë për zgjedhjet amerikane pasi presidenti i zgjedhur hodhi dyshime mbi këtë proces gjatë katër viteve të fundit.

17:35
U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime. Zbulohet një prej dosjeve “horror”

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkautorë të veprave penale për të cilat akuzohen.

17:22
Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti, pas një ballafaqimi të tensionuar, që zgjati rreth gjashtë orë, ndërmjet autoriteteve dhe forcave të sigurisë besnike ndaj presidentit.

17:17
Biden e bllokon shitjen e kompanisë amerikane të çelikut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka hedhur poshtë një marrëveshje të propozuar nga firma japoneze, Nippon Steel, në vlerë gati 15 miliardë dollarë për ta blerë kompaninë amerikane të çelikut, U.S. Steel.

17:08
Sulmi terrorist në New Orleans, presidenti Joe Biden do vizitojë familjet e 15 viktimave të 1 janarit

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Joe Biden dhe zonja e parë, Jill Biden, do të vizitojnë New Orleans ditën e hënë.

17:03
Vendimi i Apelit për Berishën, reagon deputeti i PD: I qëllimshëm, synon dëmtimin e opozitës para zgjedhjeve

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit për kryedemokratin Sali Berisha.

16:30
Pas shumë vitesh Parashqevi Simaku takon djalin e saj sot

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku do të takohet djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.

16:23
“S’kam pasur rrugë tjetër”, Bernardi rrëfen historinë: 5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera…

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të mërkurë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehur orientimin e tij seksual, pas një debati të ndodhur gjatë javës në shtëpi.

16:22
Pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës, vritet në Ukrainë çetniku serb

Lideri i çetnikëve serbë Bratislav Zhivkoviç i cili ka qenë pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe organizator i dërgimit të mercenarëve serbë në frontin e luftës në Ukrainë, është vrarë në kundërofensivën ruse në rajonin e Kurskut.

16:00
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Zgjedhjet mund të mbahen këtë vit, vetëm nëse…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mund të mbahen këtë vit, nëse bisedimet i japin fund “fazës së nxehtë” të luftës me Rusinë, duke e mundësuar heqjen e gjendjes së luftës.

15:43
Qendra kthimi për emigrantët e paligjshëm, BE finalizon planin!

Bashkimi Europian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për migrantët e paligjshëm, e pohuar kjo nga kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

15:01
“Do ta respektoj vendimin”, Apeli i GJKKO e la në “detyrim paraqitje”, reagon Berisha: Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAP

Sali Berisha reagon pas vendimit të Apelit të GJKKO, duke vendosur masën e detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj.

14:56
Ngjarja mister! Kishte shkuar për pushime në banesën e prindërve, zhduket djali i prokurores dhe nipi i deputetit grek

Vazhdojnë sot kërkimet për 39-vjeçarin Vasilios Kalogirou, gjurmët e të cilit kanë humbur që pasdite të së hënës, 30 dhjetor, ora 2:24 në Larisa.

14:42
Foto/ U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i dy shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.

14:39
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, niset me helikopter nga spitali i Tiranës drejt Athinës

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, 95-vjeçarit Anastas Janullatos, i cili prej datës 30 dhjetor është shtruar në spitalin e Tiranës, ka shfaqur një përkeqësim të rëndë.

14:29
Sulmet izraelite në Gazë, raportohet për të paktën 30 të vrarë

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët spitalorë.

14:19
Bie nga qielli objekti hapësinor 500 kg, ekspertët: Ishte ende i nxehtë kur e lokalizuam, ra afër banorëve

Një objekt i madh dhe i nxehtë ra nga qielli në një fshat kenian të hënën pasdite, sipas banorëve lokalë të cituar nga transmetuesi kombëtar i vendit, duke nxitur një hetim të menjëhershëm nga agjencia kombëtare e hapësirës.