E mërkurë, 25 Shtator 2024
15:20
Aleanca e opozitës/ Bisedimet mes forcave politike për koalicionin në zgjedhjet e ardhshme, Mediu: Nëse shkohet në mënyrë preferenciale…

Pas bashkimit të partisë, Sali Berishës i duhet të bëjë bashkë aleatët për zgjedhjet  e pranverës. Bisedimet nuk parashikohen të lehta pasi lideri i opozitës  duhet te ruaje balancat mes aleatëve te rinj dhe te vjetër por edhe demokratëve që shpresojnë një vend te sigurt në listën e partisë.

15:20
E rëndë! Modelja e famshme drogohet dhe përdhunohet nga dentisti, ai i bëri ‘ofertë’ për modifikimin e dhëmbëve (Fotot)

Një modele e njohur e rrjetit Instagram është përdhunuar e marrë peng nga dentisti saj kur shkoi për të punuar me dhëmbët.

15:07
Myftiu i Korçës kundër shtetit bektashi, Ledian Çikalleshi: Presim sqarime

Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi e ka konsideruar kërcënim të harmonisë fetare planin për ndërtimin e shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.

15:02
Sulmi i Hezbollahut në Tel Aviv, SHBA: Izraeli po përballet me kërcënim nga një grup terrorist që mbështetet nga Irani

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet se Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – ka gjuajtur një raketë që kishte për shënjestër shërbimin e inteligjencës të Izraelit.

14:53
“I ngjashëm me urdhrin e Maltës”, Kulla zbulon “sekretet” e krijimit të shtetit Bektashi: Do të ketë pasaporta, banka, ndërsa kufijtë…

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, foli në lidhje me planin e krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri.

14:44
Vuçiç bën “parimorin” në OKB: S`jemi shërbëtorë as të Rusisë, as të SHBA-së!

Serbia ka politikat dhe interesat e saj, e nuk është shërbëtore as e “Rusisë, as e Shteteve të Bashkuara”: Në fjalimin e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb Aleksandar Vuçiç hoqi paralele mes Ukrainës e Kosovës.

14:42
Bombardimet në Liban, Papa: Të papranueshme, përshkallëzim i tmerrshëm i konfliktit!

Në një apel të ndjerë, Papa Francesku kërkoi fundin e përshkallëzimit të tmerrshëm të situatës në Liban, siç e cilësoi ai, teksa e quajti të papranueshme situatën e brishtë të krijuar në këtë vend dhe shtoi se po lutet për të gjithë ata që janë duke vuajtur nga lufta.

14:36
5 muaj pas sulmit që desh i mori jetën, kryeministri sllovak Robert Fico merr një zarf me plumb

Vetëm 5 vetëm pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e zhytur në gjendje kome e duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra, kryeministri sllovak Robert Fico ka marrë një zarf që kishte një plumb brenda.

14:25
FOTO/ Zbulohet varreza e periudhës helenistike dhe mesjetare në Tiranë, Rama: Dëshmi e kulturës arbërore

Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike dhe mesjetare në Shënmri të Tiranës.

14:15
Kreu i “VATRA” në Turqi mbështet idenë e Ramës për shtetin bektashi: Asnjë luftë nuk ka ardhur nga bektashizmi, vetëm paqe

Krijimi i një mini-shteti bektashi në Shqipëri, ka ngjallur komente të shumta pro dhe kundër këtij vendimi.

14:03
“Pornografia në internet është vendi i djallit”, paralajmërimi i Papa Françeskut: Bota teknologjike ka sekte satanike

Gjatë audiencës së përgjithshme këtë të mërkurë, Papa Françesku foli rreth figurës së djallit.

13:56
“E meritojnë të jenë kryegjyshatë botërore, por jo shtet”, Berisha për “Vatikanin” në Tiranë: Këtë e duan vetëm armiqtë e Shqipërisë

Krijimin e një shteti sovran bektashian në Tiranë, Sali Berisha e cilëson si një ide antishqiptare dhe se ata e meritojnë kryegjyshatën e botës,  por jo shtet më vete.

13:43
Nga prag konflikti, afrohen” Erdogan dhe Mitsotaki në OKB: Gjuhë të përbashkët për ZEE?

Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Taip Erdogan në takimin e tyre të 6 brenda 12 muajve të fundit , kanë shqyrtuan progresin në dialogun politik dhe agjendën pozitive gjatë një bisede në kuadrin e punimeve të asamblesë së OKB.

13:29
Plani i fitores së Ukrainës, Zelensky “me sytë” nga Biden: Presim më shumë mbështetje!

Teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgatitet t`i paraqesë kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden planin e fitores së vendit të tij, Kievi i Ukrainës po kërkon nga lideri amerikan nj shfaqje të fortë mbështetjeje përpara largimit të tij nga posti.

13:27
Dështuan në zgjedhjet në Brandenburgut, japin dorëheqjen liderët e partisë Të Gjelbërve

Bashkëkryetarët e Të Gjelbërve gjermanë, Ricarda Lang dhe Omid Nouripour, njoftuan se japin dorëheqjen. Të Gjelbrit patën një rezultat të dobët në landin e Brandenburgut, ku ranë nën 5% dhe ku humbën mandatet.

13:26
ZYRTARE/ Erdhi me bujë të madhe, por largohet pas 6 javësh kampionat! Klubi i Superiores ndërpret bashkëpunimin me trajnerin dhe e zëvendëson me…

Emmanuel Egbo nuk është më trajneri i Bylisit, me klubin ballshiot që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun nigerian.

13:15
Rama: Padija e shkujdesja më përforcojnë bindjen se shtetit bektashi i ka ardhur koha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në platformën X, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve për idenë e krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë, si një “Vatikan” në kryeqytet.

13:14
Hovenier “paralajmërime” Kosovës e Serbisë: Nuk po e merrni seriozisht dialogun!

Me mesazhin e fundit drejtuar të dy palëve, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, la qartë të kuptohet se çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara për qasjen e Kosovës dhe Serbisë ndaj procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja e të shumëtrumpetuar nga komuniteti ndërkombëtar: Prishtina dhe Beogradi duhet ta marrin seriozisht, këtë proces, ishte mesazhi i tij, sepse ka pasur ngecje këtë vit.

12:46
Skandali në Kadastrën e Lezhës ku drejtori kërcënonte qytetarët, reagon AKSH pas denoncimit në Fiks Fare: U shkarkua menjëherë!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Lezhë, ky disa qytetarë janë kërcënuar me jetë nga disa nëpunës shtetërorë, të lidhur me një familje në atë zonë.

12:35
“Zhduket” 31-vjeçari në Kavajë, babai i alarmuar: Iku me makinën e tij, por nuk u kthye më!

Është “zhdukur” pa lënë gjurmë një 31-vjeçar në Kavajë, me inicialet Xh.K.

12:28
Arrestohet 24-vjeçari nga Durrësi, grabiti paratë dhe bizhuteritë në banesën e… motrës së tij

24-vjeçari me inicialet R.H. është arrestuar në Durrës.

12:18
SPAK mbylli hetimet për “Partizanin”, Berisha sulmon prokurorët dhe Dumanin: Ndrikulla e rrezikshme e bandave dhe xhelati i policisë sekrete…

SPAK mbylli sot zyrtarisht hetimet për dosjen “Partizani”, ndërsa përmes avokates së tij, Sali Berisha ka tërhequr vendimin.

12:08
Ekskluzive/ Brenda banesës së shkatërruar nga raketat e Hezbollahut, pamje dramatike!

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe ndodhet në fshatin izraelit Safed, i cili u godit paraditen e sotme nga një mori raketash balistike të lëshuara nga Hezbollah.

12:05
Një tjetër murale stolis Tiranën, Veliaj ndan pamjet

Një astronaut, është muralja më e re e stolisur në fasadën e një pallati në kryeqytet si pjesë e projektit ‘Mural Fest’ në Tiranë.

11:35
EMRI/ Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet pas një viti autori, u “bashkohet” në qeli dy vëllezërve të tij

Është vënë në pranga 21-vjeçari Luçian Mëhilli, i cili një vit më parë, së bashku me dy vëllezërit e tij, ekzekutuan Valter Fjerzën.

11:13
VIDEO/ Sulmi terrorist në Banjskë dhe vrasja e rreshterit Afrim Bunajku, shtyhet gjyqi për të akuzuarit

Dushan Maksimoviç, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç janë tre të akuzuarit dhe të arrestuar më 24 shtator të vitit 2023, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në kundërpërgjigje të sulmit terrorist.

11:12
Gjest për t’u vlerësuar apo i rremë? Polemika në SHBA, Trump i jep 100 dollarë një nëne për të paguar faturën e saj të ushqimeve

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump ndihmoi një nënë të tre fëmijëve që të paguante faturën e saj ushqimore, duke i dhënë 100 dollarë gjatë një ndalese fushate.

11:10
Produktet me nikotinë – Të gjitha alternativat pa tym për duhanpirësit

Alternativat pa tym një mundësi më pak e dëmshme për duhanpirësit

10:57
UNGA, Ministri Hasani: Shqipëria e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit! Në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus

Në takimin anësor të bashkëorganizuar nga Shqipëria, për situatën në Sirinë verilindore, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se institucionet shqiptare kanë adoptuar dhe zbatuar me sukses një model për identifikimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe përhapjes së radikalizmit.

10:54
“Të përkushtuar për t’i mbështetur”, Ambasada Amerikane publikon foto nga takimi me gjyqtarët e GJKKO dhe Apelit

Ambasada Amerikane ka publikuar në Facebook foto të zyrtarëve të SHBA dhe shtatë gjyqtarë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe shtatë nga Gjykata e Posaçme e Apelit. 

10:53
Lufta Izrael-Hamas, administrata e Biden ndalon negociatat për armëpushim në Gaza

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden i ka ndalur të gjitha përpjekjet për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza.

10:41
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

10:40
“Partizani”, avokatja e Berishës merr dosjen nga SPAK dhe firmos mbylljen e hetimeve për ish-kryeministrin

Në krye të katër viteve nga regjistrimi i procedimit për dosjen “Partizani”, SPAK mbylli hetimet dhe ngriti akuza ndaj pesë personave, më i rëndësishmi Sali Berisha, ish-kryeministër.

10:40
Krim i rëndë në një familje në Itali! Burri ekzekuton gruan, vajzën dhe plagos dy fëmijët e tjerë, më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje makabër është shënuar këtë të mërkurë në Nuoro të Italisë, ku një burrë ekzekutoi gruan, vajzën e tyre, plagosi dy fëmijët e tjerë dhe një fqinj.

10:30
Video ekskluzive/ Qielli “pikturohet” nga raketat e Hezbollahut në drejtim të Izraelit, momenti kur Iron Dome i shkatërron në ajër

Ky është momenti kur Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin, duke synuar fshatin Safed.

10:22
U shpall kampion bote me Francën, ish-ylli i Real Madrid jep dorëheqjen nga futbolli i luajtur pas dëmtimit të rëndë

Raphael Varane është tërhequr nga futbolli pasi pësoi një dëmtimi që pësoi në gju në debutimin e tij me klubin italian Como.

10:21
“Hiq kallëzimin, merr lekët”/ Pas denoncimit të Fiks Fare, ndalohet efektivi i policisë në Shijak, akuzohet për shpërdorim detyre

Pas denoncimit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në televizionin Top Channel, është ndalur punonjësi i policisë N/Komisar E.Ç 30, vjeç.

10:12
Sulm i armatosur drejt zyrave të fushatës së Kamala Harris, zbulohen detajet nga ngjarja në mesnatë

Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë shënuar drejt zyrës së fushatës zgjedhore të Kamala Harris në Arizona, sipas asaj që konfirmoi policia të mërkurën. Ata shtuan se të shtënat kanë ardhur nga persona të paidentifikuar në mesnatë.

10:11
Plagosi me thikë një person dje në Sarandë, arrestohet 38-vjeçari

Arrestohet një 38-vjeçar, i cili mbrëmjen e së martës plagosi me thikë një person në Sarandë.

10:05
Goditet grupi shqiptar i trafikimit të kokainës në Itali/ U ‘fundosën’ nga përgjimet, si e merrnin drogën në Amerikën e Jugut dhe e sillnin në Europë

Pas një hetimi disa vjeçar, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Breshias në Itali, është goditur një grup i trafikimit të drogës që kryente aktivitet në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni.

09:40
Situata në Lindjen e Mesme/ Iraku, Egjipti dhe Jordania dënojnë sulmet izraelite në Liban: Izraeli po e shtyn rajonin në luftë totale!

Ministrat e Jashtëm të Irakut, Egjiptit dhe Jordanisë deklaruan se Izraeli po e shtyn rajonin e Lindjes së Mesme në një luftë totale.

09:36
I riu dështon në tentativën për të vjedhur bankën në Durrës, por “nuk dorëzohet”, gjatë largimit grabit një “exchange”

Një 29-vjeçar ka tentuar që të grabisë me dhunë një bankë të nivelit të dytë mëngjesin e sotëm në Durrës, por nuk ia ka dalë dhe është larguar.

09:30
Për herë të parë, Hezbollahu godet me rakete balistike bazën e Mossadit! Mbi 600 të vdekur në 2 ditë

600 të vdekur në vetëm dy ditë ka shkaktuar konflikti mes Hezbollahut dhe Libanit; bombardimeve të ashpra te shtetit hebre, grupi militant i mbështetur nga Irani iu përgjigj me një goditje nevralgjike: Ai njoftoi se ka lëshuar një raketë balistike e cila në shënjestër kishte selinë e agjensisë së famshme izraelite të inteligjencës Mossad, teksa luftëtarët e vet po përgatiten për një luftë të mundshme tokësore me forcat izraelite të mbrojtjes, IDF.

09:29
Frikë për një luftë mes Izraelit dhe Hezbollahut, kryeministri Starmer thirrje britanikëve: Largohuni menjëherë nga Libani

Kryeministri i Britanisë, Kier Starmer i ka bërë thirrje britanikëve që të “largohen menjëherë nga Libani”.

09:27
Lëviznin të armatosur me kallashnikov, arrestohen dy persona në Elbasan

Dy persona të cilët lëviznin të armatosur në Elbasan, janë arrestuar nga policia.

09:26
Foto sa një mijë fjalë! Meritoni takohet me djalin e tij dhe ndan pamjet e ëmbla

Meriton Mjekiqi ka ndarë në rrjetet sociale një foto plot dashuri, teksa shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e tij.

09:16
Shpërthim në një qendër të Këlnit, i treti në 10 ditët e fundit. Plagosen dy persona

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në Këln të Gjermanisë, i treti në 10 ditët e fundi, ku për pasojë u lënduan dy persona.

08:55
Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Valiasit në Tiranë.

08:53
EMRI/ U gjet i mbytur në kanal, zbardhen detajet nga vdekja e efektivit të FNSH në Shkodër

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një 51 vjeçar, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, si pasojë e një aksidenti me motor, për shkak të motit të keq.

08:40
Inteligjenca Amerikane bën deklaratën e fortë: Trump u njoftua për kërcënimet e dyshuara nga Irani për ta vrarë atë

Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për kërcënimet e dyshuara nga Irani për ta vrarë atë, tha fushata e kandidatit republikan.

08:33
Shkrumbohet garazhi i nëndhëshëm me materiale kozmetike në Fier, dyshimet e para

Një garazh i nëndheshëm me materiale kozmetike është shkrumbuar nga flakët në Fier rreth orës 5 :00 të mëngjesit të sotëm.

08:30
Sulmi terrorist në Banjskë, sot pritet të mbahet seanca e parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të mbahet seanca përgatitore në rastin Banjska, bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiçin. Shumica prej tyre janë të paarritshëm për sistemin gjyqësor të Kosovës.

08:26
EMRI/ Tragjike në Shkodër, humb jetën efektivi i FNSH, u aksidentua me motor si pasojë e motit të keq dhe ra në kanal

Një efektiv i FNSH Shkodër, i identifikuar si Nikoll Lekndreu, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar.

08:20
SHBA ndihmë ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese me rreze të mesme veprimi, një sërë raketash, artileri dhe automjete të blinduara si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej rreth 375 milionë dollarësh, thanë zyrtarët amerikanë të martën.

08:09
Fotot/ Klasat në diasporë, fëmijët marrin në dorë librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”

Klasat shqipe në diasporë kanë marrë tashmë në duart e tyre “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II.

07:58
Uragani i frikshëm në Florida po afrohet dhe rreziku është i lartë, nisin me urgjencë evakuimet e banorëve

Kanë nisur evakuimet e banorëve ne Florida pasi pritet që vendi të goditet nga një stuhi tropikale “Helene”, e cila mund të jetë më e forta që ka goditur ndonjëherë SHBA në vitet e fundit.

07:53
Pas dy atentateve për të vrarë Donald Trump, Senati miraton njëzëri projektligjin, i kalon më shumë para Shërbimit Sekret

Senati miratoi njëzëri një projekt-ligj që garanton që ish-presidenti Donald Trump dhe nënpresidentja Kamala Harris të marrin të njëjtin nivel të mbrojtjes së Shërbimit Sekret si një president në detyrë.

07:41
Ngrihet akuza zyrtare: Ryan Routh tentoi të vriste një kandidat për president

Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 orë në pritje të Donald Trumpit, pranë klubit të tij të golfit dhe shkroi në një letër dëshirën për ta vrarë, u vu të martën nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat për president.

07:17
Mot i paqëndrueshëm këtë të mërkurë, si do të jenë temperaturat sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

E martë, 24 Shtator 2024
23:06
“Netanjahu ndalet si Hitleri”, Erdogan sulmon ashpër kryeministrin izraelit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, shfrytëzoi fjalimin e tij të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën për të përmendur Gazën, si një shembull të dështimeve te sistemit të OKB-së.

22:54
Analiza e BBC: Izraeli lavdërohet pas sulmeve ndaj Hezbollah, por ka përballë një armik të zemëruar! A po kthehet Libani në “Gaza”?

Udhëheqësit izraelitë janë të gëzuar për përparimin e ofensivës kundër Hezbollahut që filloi me shpërthimin e pagerëve dhe radiove dhe kaloi në sulme ajrore intensive dhe vdekjeprurëse.

22:54
Ushtria izraelite: Vritet një komandant i lartë i Hezbollahut

Ushtria izraelite njoftoi të martën se vrau një komandant të lartë të njësitit të Hezbollahut për raketat, ndërkohë që Izraeli dhe grupi militant vazhduan të shkëmbejnë zjarr dhe fushata masive bombarduese izraelite shkaktoi vdekjen e mbi 560 personave.

22:36
“Fundi i Berishës është tragjik”/ Spartak Braho: PD, e djegur me Argitën në krye! Është turp kur shikon…

Ish deputeti i LSI-së dhe PS, Spartak Braho, në një intervistë në “Breaking” në Top News është shprehur se Partia Demokratike duhet të rikonceptuar si parti e re.

22:23
Presidenti iranian bën paralajmërimin: Luftimet mes Izraelit dhe Libanit mund të shndërrohen në luftë rajonale

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se fushata ajrore e Izraelit në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në territorin e tij nga jugu i Libanir, “mund të shndërrohet në luftë rajonale”.

22:15
Aksident në Korçë! Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit.

21:52
Zvicra nis hetimin për përdorimin e ‘kabinës së vetëvrasjeve’! Pajisja që po përdoret për t’i dhënë fund jetës me dëshirë

Autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim penal dhe kanë arrestuar disa persona pas vdekjes së një gruaje amerikane në të ashtuquajturën ‘kabinë vetëvrasëse’.

21:49
Shfajësimi i çuditshëm i gruas që rriste 600 bimë marijuane në apartamentin në SHBA (fotot)

Një grua në shtetin amerikan të Maine e akuzuar se po rriste ilegalisht marijuana në apartament, justifikohej me autoritetet se “i pëlqente era” dhe se bimët i konsideronte si “bebet e saj”.

21:48
“Kemi interesat tona”, Vuçiç: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë, as të SHBA-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara”.

21:36
Ministri libanez i Shëndetësisë paralajmëron për ‘masakër’ nga sulmet izraelite

Ndërsa spitalet në të gjithë Libanin luftojnë për të përballuar numrin e madh të të plagosurve nga sulmet ajrore të djeshme të përhapura izraelite, ministri libanez i shëndetësisë ka thënë se ajo që ndodhi në vendin e tij ishte “kërdi”.

21:33
“Kemi tejkaluar qejfmbetjet”, Gjekmarkaj në Kurbin: Demokratët janë të bashkuar, e dëshmuam sot!

Drejtues politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte sot në Kurbin, ku u realizua një takim me stukturat demokratike të zonës.

21:19
Vota e emigrantëve, Celibashi flet për organizimin dhe sfidat e procesit: Shqiptarët jashtë vendit do të kenë disa ditë kohë të votojnë, ja sa do të kushtojë posta

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve. Një praktikë e cila do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme.

21:13
“Me mikun e çmuar”, Rama takohet me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, bisedime mbi dy projekte të mëdha energjitike

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, aty ku ka takuar Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber.

21:06
Gara presidenciale jashtëzakonisht e ngushtë, sondazhi i CNN: Harris ka filluar të ndërtojë një imazh publik më pozitiv

Gara për president midis Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht e ngushtë. 

20:40
Skandali në Fiks Fare/ Qytetarët denoncuan drejtorët e Kadastrës, kërcënohen nga vetë drejtorët dhe familja Nikulaj!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Lezhë, ky disa qytetarë janë kërcënuar me jetë nga disa nëpunës shtetërorë, të lidhur me një familje në atë zonë.

20:34
UEFA “zbarkon” në Shqipëri! Historike, ekzekutivi i institucionit europian të futbollit do të mblidhet në Tiranë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.

20:20
Tjetër plagosje me thikë, 38-vjeçari përfundon në spital pas sherrit në Sarandë

Një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në vend, këtë herë në Sarandë.

20:20
“Një vit pa ty babi, heroi i Kosovës”/ Përlot me fjalimin vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do të mbetesh krenaria e shtetit

Në 1-vjetorin e rënies së heroit, Afrim Bunjaku është mbajtur akademi përkujtimore në nderim dhe përkujtim të sakrificës së tij për Kosovën.

20:06
Barazia gjinore! Ministrja Koçiu në Konferencën Ndërkombëtare: Shqipëria ka bërë progres

Më shumë se gjysma e ministrave në qeveri janë gra.

19:46
Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, krijohen probleme në qarkullim. Në disa zona nuk ka energji elektrike

Reshje të dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, duke sjellë probleme në qarkullim.

19:34
“Drejtësia të vihet në vend”/ Një vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme: E papranueshme që përgjegjësit mbeten ende të lirë

Në 1 vjetorin e sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, përmes një reagimi, shprehet se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë.

19:18
Fermerët e orizit në Vietnam vjelin të korrat nga uji para ardhjes së stuhisë së lajmëruar (fotot)

Të zhytur deri në mes në ujë, fermerët e orizit në veri të Vietnam shiheshin sot të shpëtonin atë që mundnin nga të korrat e tyre para ardhjes së tajfunit që solli shkatërrim edhe muajin e kaluar në rajon.

19:12
Telegrami ndryshon rregullat, Pavel Durov do të dorëzojë të dhënat e përdoruesve

Rrejti social Telegram ndryshon rregullat. Aplikacioni i mesazheve do t’u dorëzojë autoriteteve gjyqësore adresat IP të përdoruesve, për të gjurmuar identitetin e njerëzve dhe numrat e telefonit në rast të procedimeve ligjore kundër tyre.

19:11
Sherr me thikë në Vlorë, plagoset 23-vjeçari! Në kërkim autori

Një sherr me thikë ka ndodhur në Vlorë në fshatin Koti, ku për pasojë është plagosur një 23-vjeçar.

19:05
Një bionde me sy blu dhe një aktor në “Për’puthen”, njihuni me katër konkurrentët e tjerë

Tre konkurrentë të rinj u prezantuan sot në episodin e dytë të “Për’puthen”.

18:59
Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, zbulohet data kur do të mbahet seanca për Sali Berishën

Të martën e 19 nëntorit në orën 10:00, në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca mbi ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e parë të sigurisë, “detyrim me paraqitje”, e dhënë tetor të vitit 2023.

18:48
Presidenti i Brazilit quan përbërjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ‘të papranueshme’ (fotot)

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ngriti një nivel më lart kritikat e fundit për përbërjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke e quajtur ‘trashëgimi të kolonializmit’ teksa i referohej mospërfshirjes në të Amerikës Latine e Afrikës.

18:48
Sherr mes disa personave, të shtëna me armë zjarri në Vorë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e Vorës në Tiranë.

18:36
Zelensky: Lufta me Rusinë është më afër fundit nga sa mendojmë! Si iu përgjigj Kremlini deklaratës

Lufta me Rusinë është “më afër fundit” nga sa mendojnë shumë, tha Volodymyr Zelensky gjatë një interviste, duke u bërë thirrje edhe një herë aleatëve që të forcojnë më tej ushtrinë ukrainase.

18:28
Presidenti turk dënon Izraelin, OKB për ‘barbarizmin’ në Gaza (fotot)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënonte sot mosveprimin e OKB ndaj situatës në Gaza, dhe akuzonte Izraelin se po e kthente territorin palestinez “në varrezën më të madhe në botë të grave e fëmijëve”.

18:20
Analiza e VOA: Mundësia e një konflikti rajonal ndërsa Izraeli godet Libanin

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa në atë vend ende funksionon transporti.

17:59
TikTok bllokon llogarite e agjencive ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA (fotot)

Aplikacioni i njohur i videove TikTok ka njoftuar se po ndalon llogaritë e lidhura me shtetin e mediat e Rusisë, prej “përfshirjes në operacione të fshehta influencimi”.

17:53
“Duan të na përçajnë”, Biden në OKB: Paqja, ende e mundshme në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, teksa Izraeli dhe Hezbollahu –grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë në prag të një lufte në shkallë të gjerë në Liban, dhe Izraeli po vazhdon ofensivën në Gazë.

17:44
Ekipi i Top Channel në zemër të luftës! Gazetari Artur Bibe ndjek zhvillimet nga fronti në përplasjen mes Izraelit dhe Hezbollahut

Ekipi i Top Channel raporton nga fronti i luftës në Araf el Aramsa, një fshat që ndodhet në jug të kufirit libanez, jo shumë larg bregut të Mesdheut.

17:20
Ligji i ri në Kaliforni kufizon ose ndalon përdorimin e celularëve nga nxënësit e shkollave (fotot)

Ligji i nënshkruar dje nga guvernatori nis krijimin e kushteve e rregullave për kufizimin e ndjeshëm të përdorimit të celularit nga nxënësit e studentët deri në vitin.

17:05
Vijojnë sulmet në Bejrut, 6 persona të vrarë dhe 15 të plagosur! Izraeli mohon autorësinë

Libani tha se gjashtë persona u vranë më 24 shtator në një sulm ajror izraelit në Bejrut, bastionin e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

17:00
“Trondit Princi”, Daily Mail: Leka II Zogu mirëpret në shoqërinë mbretërore të dashurën e re, 7 muaj pas ndarjes nga Elia Zaharia

Princi Leka II Zogu mirëpret të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq, shkruan Daily Mail, në një artikull për princin që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA.

16:56
Elon Musk vlerëson Melonin: Është e bukur jashtë dhe brenda

Elon Musk zgjodhi fjalë të ndjera për të prezantuar Giorgia Melonin , ndërsa i dorëzoi asaj çmimin “Global Citizen Award 2024” të Këshillit të Atlantikut në New York.

16:53
Kirurgu i njohur shpallet ‘i pafajshëm’ për vrasjen e bashkëshortes në Zelandën e Re (fotot)

Philip Polkinghorne është shpallur i pafajshëm për vrasjen e gruas së tij në një çështje gjyqësore që ka pushtuar mediat në Zelandën e Re.

16:46
Sveçla: Aktakuza për Banjskën e anashkalon përgjegjësinë e institucioneve të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktakuza që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e sulmit në Banjskë, është “e vonshme dhe e paplotë”.

16:36
“Situata globale është e paqëndrueshme”, Sekretari i OKB: Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet ta zgjidhim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”, ku një numër në rritje i shteteve besojnë se mund të kalojnë pa u ndëshkuar.