E hënë, 12 Maj 2025
01:07
Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

Kreu i Partisë Demokratike ka lënë selinë blu rreth orës 01:00 të kësaj të marte.

00:50
VIDEO/ Sherr në një qendër numërimi në Kukës, Policia tenton të ndalojë të riu, ai u shpëton nga duart

Sherr në KZAZ 11 në Kukës.

00:38
Vlora dhe Shkodra ende nuk nisin hapjen e kutive, shkak… s’kanë shkuar numëruesit e PD

Vlora dhe Shkodra ende nuk kanë nisur procesin e hapjes së kutive.

00:28
Shtyrja e rezultateve të votimit elektronik ‘mbajtje me hatër për PD’? Celibashi: S’është peshqesh prej KQZ, por…

KQZ ka vendosur që rezultatet e votimit elektronik nuk do t’i publikojë në kohë reale, por në orët e para të mëngjesit të së hënës.

00:14
PD ‘ngrin’ numërimin e votave të diasporës për qarkun Korçë, reagon Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se për momentin votat e diasporës për qarkun Korçë janë bllokuar, pasi përfaqësuesit e PD nuk pranojnë që të nisin numërimin sepse kërkojnë veçimin e çotave nga Greqia.

00:00
“Mos numëroni asnjë votë”, Noka u drejtohet përfaqësuesve të PD për votat e Greqisë, Balla: Flamuri po kërkon alibi për humbjen

Duket se numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, vijon të mbetet në tension.

E diel, 11 Maj 2025
23:41
Ende pa nisur numërimi, Kamza me tensione, PD pretendon për parregullsi në procesin e votimit

Kamza pritet të nisë numërimin e kutive të para.

23:40
KQZ nuk shpalli rezultatet në Vorë, Spiropali: Vendim arbitrar! Në qarkun e Tiranës synojmë 20 mandate

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Channel, ku komentoi situatën e rezultateve në bashkinë e Vorës, konfliktin ku u përfshinë deputetët e PD dhe projeksionet e PS.

23:32
Incidenti te “Petro Nini” dhe pretendimet e PD, reagon policia: Nuk u gjetën materiale kompromentuese

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

23:26
Tensionohet situata në Parkun Olimpik për votat e Greqisë, PD kërkon të futet brenda perimetrit të sigurisë, Balla: Po shkelni ligjin

Me tensione po vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, pasi PD kërkon që votat e Greqisë të ndaheni pasi sipas tyre ka anomali, duke u afruar edhe te perimetri i sigurisë.

23:07
Sa mandate pret PS nga Elbasani? Drejtuesi politik i qarkut flet me bindje, Mazniku: 9 është e sigurt!

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku në një deklaratë për Top Channel këtë mbrëmje deklaroi se Partia Socialist në këtë qark do të marrë të paktën 9 mandate.

22:34
“Kurrë nuk kam blerë vota!”/ Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

Pas incidentit të shënuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota, ka reaguar drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe.

22:21
Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

Një incident i lehtë është shënuar pak më parë në Kamëz.

22:00
Numërohen kutitë e para me elektronikë në Vorë, PS kryeson me mbi 1300 vota, PD rreth 900! Socialistët kryesojnë edhe në Pustec

Vijon numërimi i votave elektronike në Vorë.

21:53
Numërohen tre kutitë e para në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

Numërohen tre kutitë e para në Pustec.

21:36
Celibashi bllokon rezultatet nga votimi elektronik në Vorë dhe Njësinë 10: Kërkesë e PD, do t’i kemi nesër në mëngjes

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Vorë.

21:21
“Fitorja në Vorë, dallëndyshja e parë”, PS kritika KQZ: Mosnxjerrja e rezultatit në zonat ku pati votim elektronik, arbitrar dhe zhgënjyes

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së.

21:17
Shifrat/ KQZ publikon të dhënat, ja sa shqiptarë kanë votuar në 11 Maj, brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025.

21:06
A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Në një dalje për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se këto janë orët e fundit të Edi Ramës si kryeministër.

21:04
Zgjedhjet parlamentare/ Nis procesi i numërimit të votave në Pustec, përfshirë dhe të diasporës

Ka nisur procesi i numërimit të votave në Pustec.

20:54
Dhunimi i komisionerit dhe familjes së tij në Pogradec, arrestohen edhe 4 shtetas të shpallur në kërkim

Kapen dhe vihen në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim për dhunimin familjarëve të komisionerit E.G.

20:43
Përfundimi i zgjedhjeve, Berisha flet për mediat: Orët e fundit të Ramës në pushtet, sovrani ka folur

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, më pak se dy për pasi procesi i votimit u mbyll.

20:29
Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

Nga Eduard Zaloshnja

20:17
Për herë të parë, zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje.

20:13
Çfarë ndodhi te “Petro Nini”?/ “Kërkojnë të mbyllin socialistët në shtëpi”, reagon Braçe: Belind Këlliçit i thashë…

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace ka reaguar pas incidentit te Petro Nini në Tiranë.

20:04
VIDEO/ Kukësi me “metodë” speciale, kutitë e votimit në fshatin Bele dorëzohen me… mushkë

Është mbyllur procesi votimit në vend, në orën 19:00 siç ligji e parashikon.

20:02
12 orë votime, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR monitoruan hap pas hapi procesin zgjedhor

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri u monitoruan nga përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, përfshirë këtu edhe ambasadori BE-së, Silvio Gonzato.

19:54
Del exit-poll i parë i zgjedhjeve, PS kryeson me 79 mandate, PD 54

Exit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.

19:53
Mbyllja e votimit, rezultatet e votimit elektronik nuk do të publikohen menjëherë! Detajet

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në orën 19:00, duke përmbyllur kështu 12 orë ku shqiptarët kishin mundësinë që të shprehnin vullnetin e tyre me votë.

19:50
Pas komisionerit, i shkuan në shtëpi dhe i dhunuan gruan dhe djalin, arrestohen edhe 2 persona, 4 shpallen në kërkim

Policia ka reaguar pas incidentit që ndodhi në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec.

19:40
Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, policia ‘mbërthen’ zonën

 Situatë tensioni raportohet në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet.

19:14
Zgjedhjet 2025/ Deputeti i parlamentit italian për TCH: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

Deputeti i parlamentit italian, Mauro de Barba dhe njëkohësisht vëzhgues i huaj në zgjedhjet parlamentare ka dhënë një prononcim për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe.

19:05
Zgjedhjet parlamentare, votuan 139 nga 144 të paraburgosur në Elbasan

Në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Elbasan në Qendrën e Posaçme te Votimit kanë votuar 139 të paraburgosur nga 144 në total.

19:01
Shqiptarët folën! Mbyllet orari zyrtar i votimit për Parlamentaret 2025! Nis dorëzimi i kutive

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri.

19:00
Votimi nga diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me ‘thasët’ me votat e emigrantëve

Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimit.

18:56
Incident në QV në Paskuqan, një person i dehur shkon për të votuar, nxirret jashtë nga komisonerët

Një incident është shënuar në Paskuqan, ku një person i dehur është futur në qendrën e votimit për të votuar.

18:41
Dyshohet për shit-blerje votash! Shoqërohet në komisariat një grua në Kavajë, fillimisht u takua me Elvis Roshin

Në Kavajë agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat një grua, e identifikuar si Xhuli Duda, me dyshimin e shit-blerjes së votës.

18:40
U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, reagon Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar për herë të parë pasi vu nën hetim pas përplasjes në Vorë.

18:35
Procesi zgjedhor, prokurorët e Fierit dhe SPAK takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u zhvillua një takim me Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

18:20
KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18.

18:19
E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.

18:12
“Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor”, denoncimi i PS-së: Baçi dhe Çela në orët e pasdites…

Partia Socialiste ka denoncuar praninë e kandidatëve të PD-së pranë qendrave të votimit.

17:42
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, u larguan nga mbledhja me argumentin se kërkesa e anëtarit Arens Çela për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk bënte pjesë në kompetencat e këtij organi të KQZ-së.

17:29
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Automjeti del nga rruga, dy të plagosur në Pirg

Një aksident ka ndhodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.

17:25
Përplasja me qytetarët në Vorë/ Pas kallëzimit të dy votuesve, nisin hetimet për Flamur Nokën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është vënë nën hetim pas kallëzimit të dy qytetarëve me të cilët u përplas sot në Qendrën e Votimit në Vorë.

17:21
“Mos nënvlerësoni zërin tuaj, votoni”, Jozefina Topalli: Keni mundësi të bëni kthese historike

E deleguara për votën e diasporës, Jozefina Topalli, u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë, teksa falenderoi edhe ata që ushtruan detyrë e tyre nga jashtë.

17:10
Fotografuan votën në Librazhd, shkon në dy numri i të arrestuarve

Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar në vendin tonë gjatë procesit zgjedhor, këtë herë në fshatin Spathar të Librazhdit.

17:04
Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen  e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

16:57
“Kanë mbetur pak orë deri në mbylljen e votimit”, PS thirrje: Dilni votoni për fëmijët dhe nipërit tuaj

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të të votojnë, ndërsa kanë ngelur pak orë.

16:55
Fotografon fletën e votimit në Këlcyrë, arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vënë në pranga një shtetas për shkelje të fshehtësisë së votimit.

16:34
E moshuara në Fier, kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit: Kam nëntë fëmijë për të ushqyer

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve.

16:06
Tensionet në Vorë/ Celibashi revokon akreditimin e vëzhguesve të partive

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive.

15:59
Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë, Vlora më të ulët/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje në 12 qarqet e vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këtë moment, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin.

15:58
Florenc Çapja i kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën

Sa i takon kërkesës që ishte bërë në Gjykatën e Tiranës nga Florenc Çapja për t’i dhënë leje për të votuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e kërkesës.

15:47
Të shtëna në Milot/ Sherri verbal nisi në Qendrën e Votimit dhe degradoi në përdorim armësh

Në Qendrën e Votimit 871 në Fushë Milot ka ndodhur një përplasje mes dy personash.

15:37
“Ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë”/ PS thirrje për të votuar: Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj

Partia Socialiste i ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar.

15:15
Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

Procesi zgjedhor në qarkun e Korçës po monitorohet në vazhdimësi nga task-forca e ngritur pranë Prokurorisë së Korçës.

15:15
Kreu i SPAK, Altin Dumani me bashkëshorten hedhin votën: Do komunikojmë pas zgjedhjeve

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi”, në Tiranë, ku është shoqëruar nga bashkëshortja.

14:58
Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz.

14:51
Vota e diasporës, mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me vota

Tashmë ka mbërritur në qendrat e votimit një tjetër ngarkesë me votat e diasporës. Raportohet se janë dorëzuar 2784 zarfe me vota.

14:46
Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

14:46
Plazh në ditën e zgjedhjeve, qytetarët në Durrës zgjedhin relaksin nën rrezet e diellit

Në vend që të drejtohen drejt qendrave të votimit, shumë qytetarë kanë zgjedhur që ditën e zgjedhjeve ta kalojnë pranë detit, në plazhin e Durrësit.

14:45
“Ke sjellë njerëz tek shtëpia ime, mashtrues”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë, demokrati: Do të të zvarris, horr!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë.

14:30
Ligji e ndalon, socialistët: Kandidati për deputet i listës së hapur të PD-së futet në çdo qendër votimi në Belsh

Kandidati për deputet i listës së hapur të PD në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani, sipas PS-së, prej disa orësh konstatohet se hyn në çdo qendër votimi.

14:19
Belinda Balluku voton në Fier, thirrje qytetarëve për të zgjedhur dhe akuza për PD-në: Futen në QV dhe i bëjnë presion komisionerëve

Zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku ka hedhur votën e saj në Fier.

14:18
Kryekomisioneri Celibashi voton në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”: Qytetarët që kanë fotografuar votën do të ndëshkohen

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka votuar në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”.

14:16
Bllokohet nga komisionerët e djathtë procesi zgjedhor në Elbasan! Raportohet për prani të personave të paautorizuar në qendrat e votimit

E djathta ka bllokuar qendrën e votimit 2194 në qendrën administrative Tregan, e Bashkisë së Elbasanit.

14:15
Incidenti mes qytetarëve, Nokës dhe Vokshit, Spiropali shkon në Vorë: Uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është nisur drejt Vorës, pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi.

14:10
Ndërpritet procesi i votimit në Lezhë, raportohet për probleme me një votuese

Në shkollën “Besëllidhja” në Lezhë është ndërprerë procesi i votimit.

14:06
Kandidati demokrat bllokoi me makinë qendrën e votimit, reagon PS Fier: Kreu i PD Fier po ushtron presion ndaj komisionerëve

PS Fier ka reaguar pasi kandidati demokrat bllokoi me makinë qendrën e votimit në Karabunarë.

13:48
Rëndohet situata pas incidentit në QV-në e Pogradecit, pasi goditi me grusht komisionerin, nipërit e tij i dhunojnë edhe familjen

Incidenti në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec është rënduar.

13:44
“Ti që mund të votosh, të mos mungosh”, Rama thirrje qytetarëve: Është një detyrë qytetare dhe patriotike

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë sërish thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në qendrat e votimit.

13:42
Giro d’Italia gjatë zgjedhjeve, Rama për mediat italiane: E mrekullueshme! Në një ditë të mbushur me tension, ka festë

Kryesocialisti Edi Rama, është shfaqur sot në një atmosferë të pazakontë sportive dhe politike, teksa mori pjesë në nisjen e fazës së dytë të “Giro d’Italia” në Shqipëri, në një ditë që përkon me zgjedhjet parlamentare.

13:33
Përplasja e Nokës me qytetarët në qendrën e votimit në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar nga Vora incidentin mes sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe një grupi qytetarësh.

13:32
Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit: Kishte parregullsi dhe u largova

Në mesditë sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, ka marrë edhe vulën me vete duke bllokuar procesin e votimit. 

13:26
“Më shumë se kurrë për interes të qytetarit”/ Berisha: Sot sovrani jep verdikt historik

“Jam sot për të shprehur një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata qytetarë që deri tani kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi 18 vjeç. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufijshme për të gjithë shqiptarët që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracive dhe frikës së […]

13:20
Fotografuan fletën e votimit në Tiranë, shkon në tre numri i të arrestuarve/ 56-vjeçarja veproi në praninë e ndërkombëtarëve

Numri i të arrestuarve për fotografimin e votës ka shkuar në tre në Tiranë.

13:16
Mirditë/ “Ka probleme me shikimin”, burrë e grua votojnë së bashku në dhomën e fshehtë

Një çift të moshuarish kanë votuar së bashku në një qendër votimi në Mirditë.

13:03
“Po”-ja për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë/ Nusja dhe dhëndri votojnë në ditën e tyre të dasmës

Në një ngjarje të pazakontë, një çift i ri në Elbasan ka vendosur të ushtrojë të drejtën e tij të votës gjatë ditës së dasmës.

12:59
Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli

Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.

12:57
Gonzato vëzhgon nga afër procesin e votimit në Durrës: Ecuria e këtyre zgjedhjeve, e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, vëzhgoi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në qarkun e Durrësit

12:47
Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Në vend që të merren me shitblerësit e votës, merren me qytetarët që e mbrojnë atë

Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për mediat në lidhje me arrestimin e bashkëshortit të kandidates për deputete të PD, Elda Hoti.

12:41
Bllokimi i rrugëve në Vlorë për shkak të “Giro d’Italia”, nuk do të shtyhet ora e mbylljes së procesit të votimit

Orari për mbylljen e qendrave të votimit në Vlorë nuk do të shtyhet.

12:34
Problematika në Karbunarë të Lushnjës, kandidati i PD-së bllokon me makinë qendrën e votimit

Në Karbunarë më thonë që ka problematikë, kandidati i PD, Gent Çela ka bllokuar me makinë QV.

12:31
Rast i veçantë në Finiq, familjarët votojnë së bashku

Në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025, në fshatin Finiq, është raportuar një rast i veçantë i votimit familjar.

12:17
Meta voton nga burgu, postimi në Facebook: Mediat ishin njoftuar, por sapo mësuan se dola i veshur Kuq e Zi…

Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i PL, Ilir Meta ka votuar në burgun e Fierit.

12:14
“Përfaqësues të PD-së kanë braktisur detyrën”/ Kandidatja e PS-së për qarkun e Fierit: Shkelje e kodit zgjedhor, hynë brenda qendrave të votimit

Kandidatja e PS-së për qarkun e Fierit, Kiduina Zaka, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në Fier.

12:10
Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, detajet e para

Kandidati i PD-së, Luan Baçi është nxjerrë jashtë qendrës së votimit në Topojë nga komisionerët.

11:59
Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec, detajet e para

Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli” në qytetin e Pogradecit.

11:57
Shpërthim i fuqishëm në lagjen “Konferenca e Pezës”/ Dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, dy autoambulanca dhe forca të shumta policie.

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve emergjente.

11:53
Rasti i paprecedentë në Fier, rrëfehet qytetari: Kam nënën 101 vjeçe, nuk e lejojnë të votojë

Një rast i paprecedentë është shënuar në Fier, ku një qytetare e cila është 101 vjeçe nuk voton.

11:40
Sherri me grushte në qendrën e votimit në Pogradec, nënkryetari i KZAZ: Komisionerët nuk ranë dakord për…

Nënkryetari i KZAZ 70, Armand Agolli, ka reaguar në lidhje me sherrin fizik që ndodhi në qendrën e votimit në Pogradec.

11:39
Votimi elektronik, ambasadori i OSBE/ODIHR nga qendra e votimit në njësinë 10: Të sigurohemi nëse zgjedhjet janë me standarde ndërkombëtare

Ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë ka ndjekur nga afër procesin e votimit në një prej qendrave të votimit në njësinë numër 10, aty ku votimi është në mënyrë elektronike.

11:26
“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Korreshi publikon fotot: U përballa me tre grupe, nuk janë të zonës

Kandidati i PD, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

11:22
“Pjesëmarrja 13.54%”/ Kryekomisioneri Celibashi raporton procesin e zgjedhjeve: Pretendohet për presione dhe intimidime ndaj votuesve

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka raportuar se si po shkon procesi i votimit në vend, ku mësohet se ka pasur disa problematika në disa qendra votimi dhe se pjesëmarrja deri më tani është 13.54%.

11:12
Shkelën rregullat e procesit të votimit, dy procedime penale! BKH zbarkon në Elbasan

Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot, pas shkeljes së rregullave të procesit të votimit. 

11:04
“Jam me katunaren time këtu”, Rama poston videon me votuesit në Surrel: Ulini duart se jemi…

“Katuni jonë ju përshnet, ja ku jemi. Ulini durët se është heshtje zgjedhore. Unë me katunaren time ktu, ja ky katunari tjetër ktu. Ju urojmë një ditë fantastike nga katuni jonë, Surrel quhet”, u shpreh Rama.

11:03
“S’ka burrë nëne…”, komisionerët e PD bllokojnë procesin e votimit në Lushnjë, ndërhyn policia

Komisionerët e Partisë Demokratike kanë bllokuar për disa momente procesin e votimit në një qendër votimi në Lushnje.

10:57
Iu arrestua bashkëshorti, reagon Elda Hoti: Çdo vegël politike që përdor policinë e shtetit, do të…

Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, Ladi Ndoja është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.

10:54
Kandidati i PD në Topojë shkel Kodin Zgjedhor, futet në qendrat e votimit në Fier

Ajet Gurguri, kandidat i Partisë Demokratike në fshatin Topojë, është futur në qendrat e votimit në Fier në shkelje të plotë të Kodit zgjedhor.